Lajmet

Tahiri e quan buxhetin e vitit 2024 elektoral e politik

Sipas tij, ky buxhet nuk i zhvillimit ekonomik, e as i forcimit të shtetit të Kosovës, por është elektoral dhe politik.

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se buxheti për vitin 2024 nuk i sjellë ndonjë të mirë vendit. Sipas tij, ky buxhet nuk i zhvillimit ekonomik, e as i forcimit të shtetit të Kosovës, por është elektoral dhe politik.

Ai ka deklaruar se në seancën ku do të diskutohet buxheti do të prezantojë dy amendamente atë për koeficientin e pagave dhe të dytin që lidhet me kontratën kolektive.

“Dihet që ka të bëjë me nenin që e rrit koeficientin nga 105 në 129 euro, amendamenti i dytë lidhet me kontratën kolektive pra me pagesën që duhet të iu bëhet personave në komuna dhe nëse nuk kalon ky amendament ka rrezik të bankrotojnë komunat”.

“…e treta që adresojmë sot është se ky buxhet nuk është buxhet as i zhvillimit ekonomik as i forcimit të shtetit të Kosovës as i sigurisë është një buxhet elektoral dhe politik është hera e parë që Qeveria krijon transaksione me qytetarët dhe nuk vepron drejtpërdrejtë në institucione as ne sektorin publik as në privat”, deklaroi ai.

Tahiri shtoi që është e turpshme që kjo Qeveri të mos jetë në gjendje që për 10 muaj të plotësoj kërkesat e Policisë.

“Policinë e Kosovës kjo Qeveri e ka pare vetëm kur është ngushtuar rasti i Banjskës, rasti i dërgimit të tyre në zona problematike dhe asnjëherë nuk e ka trajtim të barabartë dhe është për keqardhje ta shohim lojën maltretimin dhe zgjatjen që ua bën kjo Qeveri kërkesave të Policisë, ka mundur ta rregullojë vetëm me një vendim atë që e kemi bërë ne si AAK kërkesat për 129 euro për shtesat është e turpshme është marre që të mos jenë në gjendje që për 10 muaj ditë të mos bëhet një rregullore Ministria në këtë temë”, shtoi ai.

Lajmet

Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Published

on

Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë raport me shkrim lidhur me veprimet e ndërmarra për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, kërkesa është bërë më 28 gusht 2026, në bazë të kompetencave ligjore të Kryeprokurorit të Shtetit.

Kërkesa vjen pasi Gjykata Themelore në Pejë, më 24 gusht 2026, ka nxjerrë aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast.

Raporti i kërkuar pritet të përfshijë kronologjinë e veprimeve të ndërmarra nga Prokuroria Themelore në Pejë gjatë trajtimit të rastit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria jep detaje për vrasjen e 14-vjeçarit në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren ka dhënë detaje zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 23:41, ku ka humbur jetën një 14-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar nga Departamenti për të Mitur, njësitet e Policisë, hetuesit, krim-teknika dhe Mjekësia Ligjore kanë dalë menjëherë në vendngjarje për ekzaminime dhe marrjen e provave materiale.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, i mituri 17 vjeçar, dyshohet se ka privuar nga jeta të miturin 14 vjeçar, duke therur me thikë, i cili është hasur në vendin e ngjarjes dhe nga i njëjti është sekuestruar një thikë e cila dyshohet se është përdorur për ta kryer veprën penale”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit prej 24 orësh.

“Me vendim të prokurorit të shtetit, i mituri 17 vjeçar, është ndaluar për 24 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘Vrasja e rëndë’ dhe ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Brenda afatit ligjor, Prokuroria do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës për sigurimin e të miturit në procedurë”, njofton organit i ndjekjes.

Prokuroria Themelore në Prizren bëri të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës po vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të plota të kësaj ngjarjeje. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Hajnat depërtojnë në një shtëpi në Vushtrri, vjedhin dy pushkë gjuetie dhe 82 fishekë

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një person në Vushtrri ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij përmes një dritareje dhe kanë vjedhur armë dhe municion.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 14:00, në rrugën “Murat Rashica”.

Sipas Policisë, nga shtëpia janë vjedhur dy pushkë gjuetie me leje dhe 82 fishekë.

Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti vazhdon të hetohet./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Me thikë grabitet një market në Prishtinë, merren 375 euro

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një punëtore e një marketi në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë ka raportuar se është grabitur nën kërcënimin e thikës.

Rasti ka ndodhur më 27 gusht 2026, rreth orës 22:02, kur një person i panjohur dyshohet se, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë, i ka grabitur punëtores 375 euro.

Pas kryerjes së grabitjes, i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara