Lajmet

Tahiri: Duhet të ndërtohet momentum i ri për anëtarësim në Këshill të Evropës

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës në sesionin veror.

Tahiri ka thënë se duhet ta ndërtojmë një momentum të ri për anëtarësim në KiE.

“Jemi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në sesionin veror, ku kemi takime me grupe politike dhe presidentin. Ajo që dua të them për qytetarët e Kosovës është se duhet të punojmë për ta ndërtuar një momentum të ri. Momentumin që e kemi pasur nuk e kemi më. Dhe, për ta rikthyer agjendën e integrimit dhe për të shtyrë përpara vendimin e Komitetit të Ministrave, duhet një angazhim shumë i madh. Një momentum i ri i cili do të mundësojë anëtarësimin e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tahiri ka shtuar se kushtëzimet duhet të trajtohen seriozisht nga qeveria e Kosovës.

“Anëtarësimi duhet të ndodhë për shkak se raporti është decidiv që Kosova e meriton anëtarësimin. Ndërsa, sa i përket kushtëzimeve duhet të trajtohen seriozisht nga Qeveria e Kosovës dhe të ketë një veprim të përgjegjshëm në këtë aspekt. Një rrugë jo e lehtë është përpara dhe me plotë sfida, por jam optimist që anëtarësimi do të ndodhë”, është shprehur Tahiri.

Lajmet

Osmani takon presidentin e Malawit: Pavarësisht distancës, mbetemi të palëkundur për thellim bashkëpunimi

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është takuar me presidentin e Malawit, Lazarus Chakwera. Ajo tha se përkundër distancës mes dy vende, kanë shprehur përkushtimin për thellim të marrëdhënieve.

“Në New York, takova edhe Presidentin e Malaëit, Lazarus Chakwera. Pavarësisht distancës midis shteteve tona, përkushtimi për ta thelluar bashkëpunimin në të mirë të qytetarëve tanë, mbetet i palëkundur. Kosova është e bekuar me miq në çdo anë të botës”, tha Osmani.

Ka më shumë se një javë që Osmani po qëndron në SHBA në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 79-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Nga atje ajo ka njoftuar për një sërë takimesh me liderë botërorë.

Continue Reading

Lajmet

Operacionet e Izraelit në Liban do të vazhdojnë derisa të përmbushen ‘objektivat’, thotë Netanyahu

Published

on

By

Kryeministri izraelit, Binyamin Netanyahu tha në OKB të premten se operacionet kundër Hezbollahut do të vazhdojnë, duke i dobësuar më tej shpresat për një armëpushim 21-ditor të propozuar nga Franca dhe Shtetet e Bashkuara këtë javë.

“Për sa kohë që Hezbollahu zgjedh rrugën e luftës, Izraeli nuk ka zgjidhje, dhe Izraeli ka çdo të drejtë të largojë këtë kërcënim dhe t’i kthejë qytetarët tanë në shtëpitë e tyre të sigurt”, i tha Netanyahu Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, duke shtuar se operacionet kundër grupit militant do të “Vazhdojnë derisa të arrijmë objektivat tona”./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Rohde: Përkushtimi i Qeverisë ndaj dialogut, hap kyç për të përfituar nga Plani i Rritjes i BE-së

Published

on

By

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka mirëpritur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut të Brukselit. Përmes një postimi në platformën X, Rohde tha se ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë të planit të BE-së për Rritje.

“Mirëpres përkushtimin e qartë dhe publik të Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë të udhëhequr nga BE-ja në një frymë konstruktive. Ky është një hap kyç drejt disbursimit të parë sipas Planit të Rritjes së BE-së”, ka thënë Rohde.

Kurti gjatë qëndrimit në Bruksel javën e kaluar, u takua me Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman. Aty Kurti foli për dialogun, duke thënë se Kosova është e gatshme ta vazhdojë këtë proces.

“Duke folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që është proces i ndarë por që ka ndikim në zgjerimin e BE-së, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës vazhdimisht ka qenë palë konstruktive dhe se e ka në interes përmbylljen e këtij procesi. Në këtë kuptim, kryeministri ia ka konfirmuar Drejtorit Koopman qëndrimin në mbështetje të Marrëveshjes bazë dhe Planit Zbatues, të arritura vitin e kaluar”, u tha në një komunikatë të Qeverisë më 20 shtator.

Continue Reading

Lajmet

KQZ e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë nënshkruan sot marrëveshje për ngritjen e standardeve zgjedhore në të dyja vendet, me qëllim të ngritjes së efikasitetit të punës institucionale dhe modernizimit të organizimit, menaxhimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Prishtinë dhe në emër të dy institucioneve nënshkruan kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe komisionari shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Të dy institucionet bien dakord për të mbështetur njëra-tjetrën me logjistikë zgjedhore, organizimi i punëtorive të përbashkëta, shkëmbimi i informacionit për praktikat dhe teknologjitë inovative me qëllim të administrimit sa më efikas të proceseve zgjedhore.

KQZ-ja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë do të vazhdojnë ta mbështesin njëra-tjetrën për pjesëmarrje në organizata ndërkombëtare me ekspertizë zgjedhore, si dhe në aktivitetet e organizuara prej tyre, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara