Lajmet

Szunyog: Kosova nuk mund të ketë furnizim të plotë me vaksina nga COVAX para pjesës së dytë të vitit

Published

on

Ambasadori i Bashkimit Evropian (BE), Tomas Szunyog thotë se Qeveria e Kosovës dhe BE duhet të bëjnë më të mirën që sa më parë të sigurojnë vaksinat antiCOVID-19. Ambasadori thotë se Kosova ka ndjekur procedurat e duhura për t’u furnizuar me vaksina nga COVAX, mirëpo që thekson se furnizimi i plotë nuk pritet të ndodhë para pjesë së dytë të vitit.

Ambasadori i BE-së në një intervistë ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në Kosovë me 14 shkurt, ku thotë se thelbësore është që të formohet sa më shpejt Qeveria në mënyrë që menjëherë t’i bartë përgjegjësitë.

Szunyog është deklaruar edhe rreth investitorëve të huaj në Kosovë për çka thotë se Kosova do të mund të bënte ekonomi konkurrente në rast se do të bëheshin politika të duhura. Ndër tjera ai thotë se Kosova duhet të krijojë stabilitet politikë, meqë thotë se është një faktor kyç për tërheqjen e investitorëve.

“Qeveria e Kosovës dhe BE janë duke bërë më të mirën për të siguruar vaksina sa më parë që është e mundur. Për shembull, përmes programit lehtësues të quajtur COVAX Kosova do të marr falas vaksina për 20% të popullatës. Kosova i ka ndjekur procedurat siç duhet, si do qoftë, për shkak të kërkesave të mëdha, furnizimi i plotë me vaksina nga COVAX, nuk pritet të ndodh para pjesës së dytë të vitit. BE është donatori më i madh i programit COVAX, që është një instrumente globale e menaxhuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë”, ka thënë ndër të tjera ambasadori Szunyog.

Szunyog ka thënë se ndërrimi i shpeshtë i qeverive po limitojnë adresimin e çështjeve strukturore në Kosovë.

“Viti i kaluar ka qenë sfidues, kështu që Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës nuk kanë mundur të fokusohen në reforma, që përfshijnë edhe zhvillimin ekonomik dhe atë të biznesit. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, paqëndrueshmëria e shumicës parlamentare, dhe ndërrimet e shpeshta të qeverisë përkthehen në progres të limituar në adresimin e çështjeve strukturore në Kosovë, siç mund të jenë, për shembull, gjendja e tregut të punësimit, mungesa e diversifikimit ekonomik, dhe rënia e shpenzimeve kapitale. Për rrugëtimit evropian të Kosovës, ka shumë rëndësi që këto sfida të adresohen, të zbatohen reformat, dhe të ndërtohet ekonomi funksionale dhe konkurruese. Kjo do të mundësonte zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe duhet siguruar që Kosova të përfitoj maksimalisht nga MSA. Duke qenë se data e zgjedhjeve është duke u afruar, ne presim zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente dhe në përputhje me standardet më të mira. Është thelbësore që periudha e pas zgjedhjeve të sjell shpejt institucionet e reja, posaçërisht formimin e Qeverisë në mënyrë që t’i barten përgjegjësitë menjëherë”, ka thënë ai për Këshillin e Investitorëve Evropian.

Ndërsa sa i përket rimëkëmbjes ekonomike, ai shprehet se nevojitet përpjekje thelbësore për rimëkëmbje e bizneseve, kjo marrë parasysh siç thotë ai rënie ekonomike. Tutje ai ka treguar se cka duhet të bëjë qeverinë ardhje për të kthyer ekonominë në vend.

“Përveç mbështetje fiskale e cila është ofruar nga qeveria përmes pakos emergjente dhe asaj për rimëkëmbje ekonomike, e që në zbatimin e tyre ka pasur edhe vonesa. Për të arritur rimëkëmbje ekonomike të qëndrueshme, nevojiten përpjekje thelbësore për rimëkëmbje të bizneseve, marr parasysh rënien ekonomike. Ekziston nevoja për t’u ofruar likuiditet bizneseve të prekura. Sidoqoftë, shikuar nga këndi strategjike, ndikimi i COVID19 në bizneset kosovare duhet parë si mundësi për përmirësim të konkurrencës, investim në inovacion, dhe tu ndihmohet kompanive të digjitalizohen. Të mbështeten sektorët të cilët do të kontribuojnë në ulje të importeve dhe të rrisin eksportet si dhe të rritet potenciali për krijim të vendeve të punës, gjersa sektori i teknologjisë dhe inovacionit të vihen në prioritet. Në periudhë afatmesëm dhe afatgjatë, krijimi i një sektori privat aktiv dhe konkurrues është i rëndësisë së veçantë në përcaktim të rritjes ekonomike afatgjatë për Kosovën, në një botë gjithnjë e më të globalizuar. Miratimi i një agjendë të zhvillimit që do të drejtohej nga sektori privat është e domosdoshme për rritje dhe zhvillim për të siguruar perspektivë më të mirë dhe prosperitet ekonomik afatgjatë dhe gjithëpërfshirës, duke u përqendruar tek gratë dhe grupet e margjinalizuara”, shprehet mes tjerash ai.

Ai ka theksuar se Kosova duhet të krijojë stabilitet politik si një faktor kyç për tërheqjen e investitorëve, dhe se duhet të vendoset përpara një agjendë reformuese.

Cili është mesazhi juaj për qytetarët dhe institucionet e Kosovës, si dhe për investitorët e huaj në Kosovë?

“Që nga momenti kur kam filluar punën në Kosovë në shtator të vitit të kaluar, kam vërejtur që Kosova ka shumë potencial. Nëse do të bëheshin politika të duhura, Kosova do të mund bëhej ekonomi konkurrente, do të përmirësonte kualifikimin e forcës punëtore dhe do të forconte administratën publike. Kjo do të kishte ndikim të madh për Kosovën në avancimin e rrugës evropiane. Kosova si përpjekje të menjëhershme për vitin 2021 duhet të ketë arritjen e stabilitetit politik si një faktor kyç për tërheqje të investitorëve, gjithashtu duhet vendosur përpara një agjendë reformuese. Tutje, interesi strategjik afatgjatë i Kosovës në procesin e reformave duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit si dhe me dokumentin e sapo miratuar “European Reform Agenda 2” (Agjenda për Reformë Evropiane 2.) Ambicia jonë e përbashkët për vitin 2021 duhet të mbetet mbështetja afatgjate e rimëkëmbjes socio-ekonomike të Kosovës si dhe konvergjenca ekonomike me BE-në. Duhet thënë se ka një hendek masiv në aspektin ekonomik mes këtij rajoni dhe BE-së. Sa më shpejt që mbyllim këtë hendek aq më shpejt Kosova do të bëhej ekonomi e fortë dhe e qëndrueshme. BE është këtu për të mbështetur Kosovën në përpjekjet e saj, me qëllim që të sjell ndryshime reale dhe të shënoj përparim të prekshëm, përfshirë rritjen e bizneseve dhe shumë mundësi punësimi për popullatën e Kosovës”, tha ai. 

Lajmet

​Salah në radarët e Al-Hilal, Liverpooli gati për një verë vendimtare

Published

on

Mohamed Salah vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, si në fushë ashtu edhe jashtë saj, dhe ndërsa ai është i angazhuar me Egjiptin në Kupën e Kombeve të Afrikës, ku debuton kundër Zimbabvesë, nga prapaskena vijnë sinjale për interes konkret nga Al-Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.

Sulmuesi 33-vjeçar ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2027 dhe mbetet një ikonë e klubit, me 250 gola dhe 117 asistime në 421 ndeshje, si dhe një listë të gjatë trofesh madhorë.

Në të njëjtën kohë, Liverpooli po shikon nga e ardhmja duke u futur fuqishëm në garë për Antoine Semenyo të Bournemouth. Sulmuesi ganez, i lindur në vitin 2000, ka një klauzolë lirimi prej 65 milionë paundësh dhe po ndiqet gjithashtu nga Manchester City dhe Manchester United, çka e bën betejën për firmën e tij edhe më të ashpër.

Merkatoja saudite mbetet aktive edhe në fronte të tjera. Al-Ittihad po ndjek Nuno Tavaresin e Lazios, ndërsa dy emra të mëdhenj si Karim Benzema dhe N’Golo Kanté, me kontrata deri në qershor 2026, janë në radar të Paris FC. Interesi për Benzeman shtrihet edhe nga Benfica e Fenerbahçe, duke treguar se merkatoja e janarit pritet të sjellë lëvizje të bujshme./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Zgjatet orari i shërbimeve në Qendrat për Pajisje me Dokumente gjatë festave

Published

on

By

Agjencia e Regjistrimit Civil (ARC), në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se është marrë vendim për zgjatjen e orarit të shërbimeve në të gjitha Qendrat për Pajisje me Dokumente.

Sipas njoftimit, orari i punës do të zgjatet deri në ora 18:00 për periudhën nga 23 dhjetor 2025 deri më 15 janar 2026. Po ashtu, dita e shtunë, më 27 dhjetor 2025, do të jetë ditë pune dhe shërbimet do të ofrohen sipas të njëjtit orar të zgjatur.

“Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qasjes në shërbime për qytetarët dhe bashkatdhetarët, duke marrë parasysh fluksin e shtuar gjatë festave të fundvitit dhe kthimit të mërgimtarëve në vend. Agjencia e Regjistrimit Civil, në koordinim me njësitë përkatëse në nivel lokal, ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi, duke siguruar ofrimin e shërbimeve cilësore, me korrektësi dhe brenda afateve të përcaktuara me ligj”, tha njoftim.

ARC mbetet e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më të qasshme dhe efikase për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një person në Pejë, arratiset i dyshuari

Published

on

By

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka njoftuar se sot në Pejë ka ndodhur një vrasje në tentativë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas tij, viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Para pak çastesh ka ndodhur një vrasje në tentativë në Pejë, ku një person është plagosur nga arma e zjarrit, ndërkaq personi i dyshuar është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe me autorizimin e prokurorit të shtetit janë duke u grumbulluar të gjitha provat dhe po punohet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e personit të dyshuar. I njëjti është identifikuar, ndërsa i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor dhe aktualisht është jashtë rrezikut për jetë”, tha Nikçi.

Continue Reading

Lajmet

KPK aprovon kërkesën e Besim Kelmendit, e liron nga detyra e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Published

on

By

Me gjashtë vota për, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka aprovuar kërkesën e Besim Kelmendit për lirim nga pozita e Ushtruesit të Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme i pranishëm nuk ishte vet Kelmendi, për shkak se nuk gjendej në Kosovë, por kërkesën e tij për lirim nga pozita e ka lexuar Kryesuesi i KPK-së, Ardian Hajdaraj.

Në letrën e dërguar, Kelmendi ka thënë se kërkesa për lirim nga pozita erdhi si një reflektim i vullneti të tij për të mbështetur reformën në sistemin prokruorial dhe për të kontribuuar në përmirësimin e gjendjes në Këshill.

Më pas, ai propozoi që në pozitën e u.d Kryeprokurorit të Shtetit të caktohet Agron Qalaj. Kundër këtij propozoi votoi anëtari Dardan Vuniqi.

Continue Reading

Të kërkuara