Lajmet

Szunyog: Dëshirojmë që Ballkani të jetë stabil dhe i integruar në Evropë

Nga të rinjtë u përmend mungesa e liberalizimit të vizave për kosovarët.

Published

on

Udhëheqësi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomas Szunyog ka zhvilluar një takim me të rinjtë e Dragashit, ku tema diskutimi ishin rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së, mundësitë e të rinjve në Kosovë dhe BE, energjia e gjelbër, si dhe transformimi digjital.

Në bashkëbisedim me të rinjtë, ambasadori Szunyog foli për punën që bën Zyra e BE-së dhe shtetet anëtare të BE-së këtu për përafrimin e Kosovës drejt vlerave evropiane.

“80 për qind e punës tonë përqendrohet në integrimin e Kosovës në BE dhe këtë po e bëjmë për ju të rinj, sepse besojmë që jeni evropianë dhe mund të kontribuoni në Bashkimin Evropian dhe në të ardhmen do të jeni anëtarë dhe qytetarë të Evropës. Duam ta shohim Kosovën në vijë me prioritetet evropiane dhe për këto prioritete duhet të përmend diçka që është fatkeqe – lufta që po ndodh në Ukrainë. Dëshirojmë që Ballkani të jetë stabil dhe i integruar në Evropë dhe i mbrojtur kundër kërcënimeve të destabilizimit të mundshëm”, thekoi përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë.

“E dyta që është energjia e gjelbër, pra përpjekja e Bashkimit Evropian për ta ndryshuar mënyrën në të cilën punon ekonomia evropiane është që ajo të jetë e qëndrueshme në planin afatgjatë, për t’i ndalur ndryshimet klimatike”, tha ambasadori.

Nga të rinjtë u përmend mungesa e liberalizimit të vizave për kosovarët, me ç’rast ambasadori Szunyog tregoi se këtë fakt e përmend sa herë që takohet me drejtuesit e Bashkimit Evropian.

“Sa herë që shkoj në Bruksel e përmendi që Kosova i ka përfunduar punët për liberalizim. Ende nuk është vendosur dhe për këtë ndjej keqardhje se nuk është në dorën time, por të 27 vendeve anëtare. Është një çështje mjaft që e ngarkon marrëdhëniet tona. Dje kishte një protestë të studentëve… Qeveria e Kosovës duhet ta luajë rolin e saj, por ekziston mundësia që Kosova të bisedojë me ministrat e 27 vendeve që janë anëtarë që ata të binden se liberalizimi i vizave është i duhur. Shpresoj që kjo do të bëhet së shpejti”, tha Szunyog.

Ambasadori u pyet nëse liberalizimi i vizave ndërlidhet me zhvillimin ekonomik apo është çështje politike më shumë.

“S’ka të bëjë me zhvillim ekonomik, por me kornizë ligjore që duhet të jetë në standardet e BE-së. Çdo vit ne publikojmë raportin për të shprehur gatishmërinë e Kosovës për anëtarësim, e aty në raporte thuhet se është herët që Kosova t’i bashkëngjitet BE-së. Ajo që është me rëndësi në aspekti politik, kërkohet një unitet dhe janë pesë shtete që ende nuk e kanë njohur Kosovën”, tha tutje ai.

Ambasadori Szunyog tregoi se krahas ndihmës dhe këshillave që i japin Kosovës në procesin e integrimit evropian, ka dhe shumë investime në ekonominë e Kosovës nga shtetet e BE-së – të cilat kapin shifrën e rreth 80 milionë eurove në vit.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara