Dy palë syze të shekullit të 17-të pritet të shiten miliona dollarë në ankand muajin e ardhshëm. Syzet e veshura me xhevahire, dhe lente prej diamanti dhe smeraldi, besohet se fillimisht i përkisnin mbretërve në Perandorinë Mughal, e cila dikur sundonte mbi nënkontinentin Indian.
Sipas kryetarit të shtëpisë së ankandeve Sotheby’s në Lindjen e Mesme dhe Indi, Edward Gibbs, syzet janë një shembull jashtëzakonisht i rrallë i mjeshtërisë së bizhuterive Mughal.
“Me sa dimë ne, nuk ka të tjera si ato”, thotë ai.
Lentet e të ashtuquajturave syze “Halo of Light”, besohet se janë marrë nga një diamant i vetëm 200 karatësh i gjetur në Golconda, një rajon në shtetet e sotme indiane të Andhra Pradesh dhe Telangana. Sotheby’s vlerëson se diamanti origjinal ishte ndoshta më i madhi i gjetur ndonjëherë.
Syzet që do të shfaqen në publik për herë të parë, janë të dizajnuara për të ndihmuar personin që i mban “të arrijë dritën” dhe “të shmangë të keqen”.
Gurët e çmuar ishin shumë të vlerësuar në traditat islame dhe indike, ku kishin lidhje të forta me spiritualitetin. Sipas Gibbs, diamantet lidheshin me “dritën qiellore” dhe “ndriçimin” në shoqëritë indike. E gjelbra është gjithashtu një ngjyrë e lidhur ngushtë me parajsën, shpëtimin dhe jetën e përjetshme në Islam, feja e praktikuar nga sundimtarët Mughal.
Perandoria Mughal ishte e njohur për mjeshtrinë e bizhuterive në të gjithë Azinë Jugore. Në shekullin e 17 -të, nënkontinenti Indian ishte “burimi i vetëm i diamanteve në botë”, sipas Gibbs. Rajoni ishte, pra, shtëpia e disa prej teknikave më të përparuara të epokës.
Sotheby’s vlerëson se të dy palët e syzeve do të shiten për nga 2.1 milion dollarë deri në 3.5 milion dollarë secila. Dhe megjithëse mund të jenë shekullorë, ato duken jashtëzakonisht të kohës dhe trendi.
Më 2017, 27-vjeçarja Cassandra De Pecol i kishte thyer dy rekorde: ishte bërë femra e parë që i kishte vizituar të gjitha shtetet sovrane në botë dhe njeriu i parë që kishte arritur ta bënte këtë brenda 1 viti e gjysmë.
Shumica prej nesh pa dyshim se duam ta shëtisim botën, por jo gjithsecili e përballon këtë financiarisht.
Nëse veç jeni që udhëtoni, ekspertët tregojnë si mund të udhëtoni më shumë dhe të shpenzoni më pak.
Zgjidhni autobusë dhe trena që udhëtojnë në mbrëmje
Udhëtimet e natës me tren ose autobus janë zakonisht më të lira. Këtë opsion mund ta shfrytëzoni për të kursyer kohë dhe para, por edhe për të mos qëndruar në hotel.
Ofertat sekrete të hoteleve
Nëse nuk keni shumë kohë dhe para, kushtoni vëmendje ueb sajteve që postojnë oferta të fshehta të hoteleve, siç janë “Hotwire” apo “Priceline”.
Shikoni çmimin e biletave për një person
Nëse do të udhëtoni me familjen a miqtë, shikoni sa kushton bileta për një person. Web sajtet e linjave ajrore provojnë t’ju shesin bileta që kushtojnë më shumë nëse udhëtoni me një a disa persona.
Kur blini bileta përmes internetit, bëjeni përmes platformës “Incognito”
Nëse i kontrolloni çmimet e biletave më vonë e bëni të njëjtën gjë, rriten. Kjo se linjat ajrore e dinë se jeni të interesuar në ato bileta dhe ua shesin me çmim të lartë. Bli bileta përmes platformës “Incognito”.
Niveli i inteligjencës nuk është një vlerë fikse dhe e pandryshueshme dhe sipas ekspertëve, ai ndikohet nga stili i jetesës dhe zakonet që ndjekim çdo ditë.
Nëse keni bërë dy teste inteligjence e keni marrë rezultate të ndryshme, kjo ndodh sepse aftësitë mendore ndryshojnë nga dita në ditë.
Këto janë disa prej zakoneve të përditshme që, sipas kërkimeve shkencore, mund të rrisin inteligjencën tuaj:
Flini mjaftueshëm: Gjumi i mirë – zakonisht më shumë se 7 orë në natë – është i lidhur me përmirësimin e funksioneve njohëse dhe kujtesës. Edhe pse nevojat për gjumë ndryshojnë nga personi në person, pushimi i mjaftueshëm është thelbësor për shëndetin e trurit.
Mësoni diçka të re çdo ditë: Edhe vetëm 10 minuta në ditë të dedikuara për të mësuar diçka të re – si një fakt historik, një recetë të re ose një aftësi të re – stimulojnë zhvillimin e neuroneve të reja.
Meditoni: Praktika e meditimit është treguar se përmirëson përqendrimin, vetëdijen dhe redukton stresin, duke ndikuar pozitivisht në performancën mendore.
Fokusohuni në një gjë në një kohë: Multitasking nuk është gjithmonë produktiv. Përkundrazi, përqendrimi në një detyrë të vetme përmirëson cilësinë e mendimit dhe efikasitetin.
Lexoni rregullisht: Leximi ndihmon në zhvillimin e të menduarit kritik, përqendrimit dhe zgjeron njohuritë në mënyrë të vazhdueshme.
Ushtrimet fizike: Aktiviteti fizik përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në uljen e stresit – të dyja këto janë të rëndësishme për funksionimin optimal të trurit.
Luani lojëra stimuluese: Lojërat që kërkojnë strategji e logjikë si enigma, shah a lojëra tavoline ndihmojnë në stërvitjen e trurit.
Qëndroni në kontakt me diellin: Marrja e mjaftueshme e vitaminës D ndihmon në përmirësimin e humorit dhe funksioneve mendore. Megjithatë, shumë njerëz vuajnë nga mungesa e saj, veçanërisht gjatë dimrit.
Zbatimi i zakoneve jo vetëm që përmirëson funksionet e trurit, por ndihmon në krijimin e një jetese më të balancuar dhe të shëndetshme. /UBT News/
Marcelino Abad Tolentino, një fermer i thjeshtë nga Peruja, festoi fundjavën e kaluar ditëlindjen e tij të 125-të mes buzëqeshjeve dhe shoqërisë së kujdestarëve të tij në një azil.
Ndonëse nuk ka një certifikatë lindjeje, mban kartë identiteti kombëtare të lëshuar nga shteti peruan që tregon se ka lindur më 5 prill 1900.
I njohur me nofkën “Mashico”, Marcelino ka kaluar jetën e tij në mes të natyrës, duke ndjekur një mënyrë jetese të shëndetshme e të qetë. Sipas qeverisë, kjo jetë mes florës dhe faunës së Huánuco-s ka kontribuar në jetëgjatësinë e tij të jashtëzakonshme.
Dieta e tij ka qenë gjithmonë e pasur me fruta dhe perime, ndërsa tani nuk mund ta nisë ditën pa një avokado.
I rritur si jetim, pasi prindërit e tij humbën jetën në një përmbytje kur ai ishte vetëm 7 vjeç, Marcelino nuk u martua kurrë dhe nuk pati fëmijë. Ai punoi si fermer dhe murator për dekada me radhë, duke jetuar pa energji elektrike deri në moshën 119-vjeçare.
Historia doli në dritë për herë të parë vetëm më 2019, falë një programi shtetëror që i dha atij akses në pension dhe shërbime tjera sociale.
Qeveria peruane është duke përgatitur një kërkesë për njohjen e tij zyrtare si njeriu më i vjetër në botë nga Libri i Rekordeve Guinness.
Nëse mosha e tij konfirmohet zyrtarisht, Marcelino do të thyejë rekordin aktual të mbajtur nga Jeanne Calment, e cila jetoi deri në moshën 122 vjeç e 164 ditë.
Ekspertët e gjumit këshillojnë që zgjimi në të njëjtën kohë çdo mëngjes pa marrë parasysh kur shkoni të flini dhe a punoni apo jo.
Nëse me dëshirë zgjoheni për shkak të punës për çdo ditë, zgjohuni në të njëjtën kohë edhe gjatë vikendit kur nuk shkoni në punë, do të ndiheni shumë më mirë, më energjikë dhe më të kënaqur se sa të flini më gjatë.
Sipas mindbodygreen, është mirë të keni edhe ndonjë rutinë, të cilat kanë të bëjnë me zgjimin e mëngjesit dhe ndihmojnë të filloni ditën me energji të mirë, për shembull, të bëni një dush apo të meditoni, transmeton Telegrafi.
Koha në të cilën zgjoheni çdo mëngjes mbase është njësoj e rëndësishme si edhe koha e shkuarjes për të fjetur gjumë natën e kaluar, ka treguar një hulumtim të cilin e ka bërë web portali Mattress Inquirer.
Individët, të cilët zgjohen rreptësisht në të njëjtën kohë, janë më të kënaqur në të gjitha aspektet e jetës se njerëzit të cilët ndonjëherë zgjohen më herët dhe herë-herë më vonë dhe nuk e kanë rutinën e tillë.
Disa hulumtime na bëjnë të supozojmë që zgjimi i hershëm në të njëjtën kohë do të mund të jetë çelësi për produktivitet kulmor, gjë që do të shpjegonte përse individët të cilët e kanë këtë shprehi shpesh janë më të kënaqur me situatën e tyre financiare dhe afariste.
Orari i çrregullt i gjumit dhe i zgjimit mund të dëmtojë organizmin me uljen e nivelit të kolesterinës së mirë, rritjen e yndyrës trupore dhe faktorëve të rrezikut për diabet dhe sëmundje të zemrës, ka treguar hulumtimi. Gjithashtu, kjo nuk është mirë as për shëndetin mendor.