Pneumonia është shkaku i vdekjes se aktorit të njohur Val Kilmer, ka raportuar TMZ.
Ylli i cili u bë i famshëm me rolet në “Top Gun”, “The Doors” dhe “Batman Forever”, vdiq më 1 prill në Los Angeles, në moshën 65-vjeçare.
Sipas dokumentit shkak ishte pneumonia, janë listuar edhe faktorë tjerë që kontribuuan në vdekjen e tij,
Dështimi akut i frymëmarrjes (acute hypoxemic respiratory failure)
Dështimi kronik i frymëmarrjes
Karcinoma me qeliza skuamoze në bazën e gjuhës (një lloj kanceri që Kilmer e kishte pasur më parë)
Kequshqyerja
Trakeostomia (hapje kirurgjikale në qafë për të ndihmuar në frymëmarrje)
TMZ ka raportuar se aktori është kremuar më 7 prill. Lajmin për shkakun e vdekjes e kishte bërë të ditur vajza, Mercedes Kilmer, për The New York Times, duke konfirmuar se babai i saj ishte diagnostikuar me kancer të fytit më 2014, por më vonë ishte shëruar.
Val Kilmer ka debutuar në ekranin e madh më 1984 me komedinë “Top Secret!”, por fama globale i erdhi me rolet si: Jim Morrison në filmin biografik “The Doors” (1991), Batman në “Batman Forever” (1995), Iceman në “Top Gun” (1986), në “Top Gun: Maverick” (2022), pati moment prekës me Tom Cruise.
Në një intervistë në 2023, Cruise e përshkroi ribashkimin me Kilmerin si “jashtëzakonisht emocional”.
“Ai është një aktor aq i fuqishëm, sa menjëherë u shndërrua në karakterin që i kërkohej ta interpretonte”, pati thënë Cruise.