Sport

Synohet ndërtimi i infrastrukturës dhe krijimi i klubeve të futbollit në komunat veriore

Published

on

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, me bashkëpunëtorë ka qëndruar dje në Mitrovicë dhe në komunat e veriut. Fillimisht, kreu i FFK-së takoi nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, për të diskutuar ndarjen e parcelës për fushën stërvitore të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Mitrovicës, e cila do t’u shërbejë të gjitha shkollave dhe klubeve që nuk i kanë fushat e tyre. Presidenti Ademi gjithashtu shprehu interesim për parcelën e ndarë nga Kuvendi Komunal për fushën e KF Trepça.

Pas Mitrovicës së Jugut, Ademi vazhdoi në Leposaviq, ku vizitoi Kompleksin Sportiv që është në ndërtim e sipër dhe nën mbikëqyrjen e përhershme të FFK-së. Po ashtu, ai qëndroi edhe në stadiumin e Leshakut, i cili do të jetë nën patronatin e FFK-së. Të dy këto komplekse, përveç stadiumeve kryesore, kanë edhe fusha stërvitore që do të shërbejnë për komunitetin lokal, por do të jenë nën patronatin e institucioneve të Kosovës.

Me këtë rast, i pari i FFK-së ftoi të rinjtë dhe dashamirët e futbollit në këtë pjesë të territorit të Republikës të krijojnë klube dhe shkolla futbolli, duke u siguruar që fëmijët e të gjitha komuniteteve të kenë kushte të barabarta për të zhvilluar talentin e tyre, ashtu si në të gjithë Kosovën.

Kreu i FFK-së theksoi se në bashkëpunim me MKRS-në dhe komunat përkatëse do të vazhdojnë projektin e ndërtimit të fushave në çdo cep të vendit, aty ku ka mbi 50 fëmijë që luajnë futboll apo krijohet një klub futbolli.

Lajmet

Xhaka në garë me Haalandin dhe yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka po shfaq formë të jashtëzakonshme në edicionin e ri dhe mbetet në garë yjet e tjerë për t’u zgjedhur lojtari i muajit në Premierligë

Xhaka u transferua gjatë verës nga Bayer Leverkuseni në Sunderland dhe menjëherë prezenca e tij ka pasur impakt në ekipin anglez.

Krahas organizimit të lojës, duke kontribuuar si në aspektin defanziv, ashtu edhe në atë ofanziv, veterani i mesfushës ka kontribuuar edhe me asistime, duke qenë lojtari më i rëndësishëm i Sunderlandit deri tash në sezonin 2025/26.

Për këtë, Premierliga e ka përfshirë përfaqësuesin zviceran në mesin e kandidatëve për t’u zgjedhur futbollisti më i mirë i muajit shtator.

Përpos Xhakës, në garë janë edhe lojtarët tjerë që bënë paraqitje pozitive në muajin që shkoi si: Erling Haaland, Danchi Kamada, Yankuba Minteh, Robin Roefs e Martin Zubimendi./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Europa League sonte vjen me 18 lojë

Published

on

Xhiroja e dytë e Europa League do të luhet këtë të enjte, ku në programin zyrtar do të jenë 18 ndeshje interesante që do të zhvillohen.

Vëmendja kryesore do të jetë fokusuar në lojën AS Roma – Lille, që nis nga ora 18:45 minuta.

Ndeshjet tjera që do të luhen sonte janë si në tabelën vijuese:

/S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Klubet basketbollistike dhe shifrat që përfituan nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet se ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në basketboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

Klubi i basketbollit Ylli ka kaluar milionëshin, më saktësisht skuadra nga Suhareka për përfituar 1,109,500.

Në vendin e dytë është KB Trepça që ka arkëtuar 817,000 euro, e ndjekur nga KB Sigal Prishtina me 410,000 euro dhe KB Bashkimi me 386,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Shpalosen shifrat që përfituan klubet e futbollit nga Ligji i Sponsorizimit

Published

on

Ligji i Sponsorizimit konsiderohet si ligji që i ka sjellë shumë benefite klubeve sportive të cilat përmes këtij ligji kanë rritur financat e tyre duke hapur kështu rrugë për investime edhe dhe përforcime të skuadrave.

Drejtori Ekzekutiv ne Agjencinë e Sportit brenda Ministrisë së Sportit, Fidan Shatri ka publikuar shot shifra e klubeve të Superligës së Kosovës në futboll që kanë përfituar më së shumti gjatë vitit 2025 nga Ligji i Sponsorizimit.

E para është FC Drita, skuadër e cila deri në muajin shtator ka përfituar 218,000 euro.

Skuadra e tytë është FC Ferizaj që ka arkëtuar 158,500 euro.

Në vendin e tretë është FC Prishtina me 150,000, ndërsa e katërta FC Llapi me 105,000 euro./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara