Lajmet

Sveçla: Qasja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës s’ka ndryshuar

Sveçla i ka listuar disa nga aktivitetet të cilat ai i konsideron si suksese në veri të Kosovës.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se qasja destruktive e Serbisë ndaj Kosovës ende nuk ka ndryshuar.

Në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për punën dyvjeçare të Qeverisë Kurti, Sveçla i ka listuar disa nga aktivitetet të cilat ai i konsideron si suksese në veri të Kosovës.

“Qasja e Serbisë karshi Kosovës nuk ka ndryshuar. Përgjatë këtyre dy vjetëve, jemi ballafaquar si dy shtete me Serbinë. Në kontekst të kësaj, kemi ndaluar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë. Kemi mundësuar regjistrimin me taksa RKS, ndërsa taksat e regjimit të Millosheviqit po dorëzohen e zëvendësohen. Institucioneve të sigurisë iu nevojitet përkrahje më e madhe. Por, unë mund të ju garantoj që krimi dhe korrupsioni do të vazhdojnë të luftohet në çdo cep”, deklaroi ai.

Vendi

Gjykata e arsyeton me “mbrojtjen e familjes” seancën që do të mbahet e mbyllur ndaj Jeton Sylajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij të ndjerë, Arlinda Zekaj, të mbahet i mbyllur për publikun.

Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, seanca u vendos të mbyllet me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë. Gjykata i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe interesit më të mirë të fëmijës së mitur të çiftit, duke vlerësuar se mbrojtja e privatësisë së tij është me interes legjitim.

Jeton Sylaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Pejë për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike e fizike ndaj Zekajt, e ka detyruar të marrë kredi financiare, si dhe e ka kërcënuar seriozisht me jetë përmes telefonatave. Po ashtu, sipas aktakuzës, i dyshuari ia kishte nxjerrë dhe djegur rrobat e viktimës në oborr, duke ia dërguar pamjet me video, si dhe kishte ndikuar në shkëputjen e kontakteve mes nënës dhe djalit të tyre 12-vjeçar.

Rasti merr përmasa edhe më të rënda pasi Arlinda Zekaj u vra në fund të muajit tetor në Vitomiricë të Pejës, pak kohë pasi kishte denoncuar dhunën në polici. Dorasi i dyshuar i vrasjes është vëllai i të pandehurit, Albert Sylaj, ndërsa të dy vëllezërit ndodhen tashmë nën masën e arrestimit. /Betimi per Drejtësi/

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

lajme

Nga e kanë origjinën sportet botërore

Published

on

By

Garat sportive pëlqehen gjithandej në botë. Ka sporte që tërheqin audiencë në gjithë botën, të tjera pëlqehen më shumë në rajone të caktuara.

Disa kanë lindur mileniume e shekuj më vonë, të tjera janë më të reja. Por, ku ka garë ka interes. Audiencë miliardëshe, sikur futbolli, për shembull.

Por, ku kanë lindur këto sporte, cila është origjina e tyre. Ja një listë me sportet kryesore dhe me vendin e tyre të origjinës fillestare:

  1. Futbolli – Angli – 1863
  2. Basketbolli – Shtetet e Bashkuara – 1891
  3. Kriketi – Angli – shek. XVI
  4. Tenisi (në fushë) – Angli – 1873
  5. Bejsbolli – Shtetet e Bashkuara – 1845
  6. Hokeji në fushë – Angli – shek. XIX
  7. Golfi – Skoci – shek. XV
  8. Volejbolli – Shtetet e Bashkuara – 1895
  9. Badmintoni – Indi – 1873
  10. Pingpongu – Angli – vitet 1880
  11. Ragbi – Angli – 1823
  12. Boksi – Greqia e Lashtë – 688 p.e.s.
  13. Noti (garues) – Angli – shek. XIX
  14. Gjuajtja me hark – Mbarë bota – Parahistori
  15. Xhudo – Japoni – 1882
  16. Karate – Okinava – shek. XVII–XIX
  17. Mundja – Mesopotami – 3000 p.e.s.
  18. Hokeji në akull – Kanada – shek. XIX
  19. Surfimi – Polinezi – shek. XII

Continue Reading

Lajmet

Mungesa e kuorumit bllokon mbledhjen e Komisionit Hetimor për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Mungesa e kuorumit të nevojshëm ka pamundësuar vazhdimin e mbledhjes së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me veprimet dhe mosveprimet institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje.

Kryetari i komisionit, Burim Ramadani, bëri të ditur se mbledhja do të tentohet të mbahet sërish gjatë ditës së sotme për të vazhduar me pikat e rendit të ditës, ku kryesore është zgjedhja e ekspertëve të jashtëm.

Ndërkaq, deputeti Eman Rrahmani shprehu shqetësimin e tij për mungesën e përgjegjësisë së anëtarëve dhe vonesat e vazhdueshme, duke theksuar se bllokada të tilla po pengojnë punën e komisionit, përfshirë edhe kërkesën për të ftuar për raportim përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit apo edhe vetë kryeministrin. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara