Lajmet

​Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri

Published

on

Pjesëtarë të Listës Serbe kanë qenë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri, ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Këto deklarata ministri Sveçla i bëri me rastin e lansimit të raportit “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc”, derisa shtoi se beteja e vazhdueshme e autoriteteve të Kosovës për shtirje të sovranitetit në pjesën veriore të vendit, ka demaskuar aspiratat e Serbisë për territorin e Kosovës.Ministri Sveçla tha po ashtu se strukturat paralele serbe kanë bashkëpunuar me Beogradin zyrtar dhe kanë pranuar urdhra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e Milan Radoiçiq.

Ai shtoi se që nga viti 2023, janë ashpërsuar aktet e tilla kriminale, sipas tij duke u kthyer në sulme që vetëm Rusia ka kryer në Ukrainë, e Serbia në Kosovë.

“Ne numërojmë qindra sulme ndaj policisë, mediave e qytetarëve e cila pas gjithë këtyre qëndron Serbia. Integrimi i shumë folur i strukturave paralele serbe në institucione tona, sipas marrëveshjes së Brukselit, ka mundësuar instalim të strukturave që kanë raportuar Serbisë dhe Vuçiqit, dhe kanë pranuar urdhra nga ta, duke qenë kazi i institucioneve tona… Me fillimin e vitit 2023, e deri më tash siç jo vetëm ne por mbarë bota e ka parë, janë ashpërsuar aktet e tilla kriminale, duke kthyer në sulme që vetëm Rusia ka kryer në Ukrainë, Serbia në Kosovë”,  u shpreh Sveçla.

Ai ka thënë po ashtu se Lista Serbe nuk nund të thotë se nuk ka qenë e përfshirë në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ku në maj të vitit 2023, protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, duke lënë të plagosur mbi 90 paqeruajtës.

“Nën petkun e përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës pas takimeve me presidentin serb, Aleksander Vuciq, udhëheqësit e Listës Serbe kanë qenë të përfshirë drejtëpërdrejt në trazirat e vazhdueshme atje, ndërsa njerëzit me të afërt ishin sulmues aktiv të pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë dhe të institucioneve tona. Nuk mund të thotë Lista Srpska se nuk ka qenë në përfshirë në sulmet e pjestarëve të KFOR-it. Asistentë, shoferë, truproje të Listes Srpska janë identifikuar dhe tash një pjesë e tyre janë në arrati”, tha ai.

Se ka shtim të sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës, tha Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

“Të gjeturat kryesore të raportit janë që, më shumë se një vit që prej sulmit që kanë ndodhur në fshatin Banjskë, shumica e individëve që kanë qenë pjesë e këtij sulmit, ende gjenden të lirë në Serbi, janë larguar në Serbi. Po ashtu edhe udhëheqësi kryesor ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq ende nuk është sjell para drejtësisë. Pas tetorit të vitit 2023, kemi një intensitet të lartë dhe një shtim të sulmeve të armatosura ndaj Policisë se Kosovës, institucioneve lokale e qendrore të shteti që janë pjesë të veriut të vendit, ka sulme edhe ndaj misionit evropian EULEX-i dhe ndaj KFOR-it dhe popullatës civile”, tha ai.

Raporti “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc” është lansuar nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, analizon situatën e sigurisë në komunat veriore të Kosovës pas sulmeve të 24 shtatorit 2023 dhe 29 nëntorit 2024 si dhe rrezikun që paraqesin organizatat ekstremiste dhe terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.

Lajmet

Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore

Published

on

By

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të premten, ka miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi”, si dhe të pronave private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Në të njëjtën mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën ‘Arbër Xhaferi’, Prishtinë – Hani i Elezit”.

Po ashtu, është miratuar vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R-104”, Klinë – Gurakoc.

Gjatë kësaj mbledhjeje, Qeveria ka marrë gjithashtu vendim për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme që preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë”.

Continue Reading

Lajmet

Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë

Published

on

FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.

Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.

Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.

Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.

Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.

FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.

Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve

Published

on

By

Në prag të festave të fundvitit, Komuna e Gjilanit ka marr vendim për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

Sipas njoftimi të komunës, përdorimi i mjeteve piroteknike ndalohet në vendet e hapura publike, përkatësisht në tregje, rrugë e sheshe.

Ndalesa sipas kësaj urdhërese vlen për periudhën 20 dhjetor 2025 deri më 03 janar 2026, përjashtuar nga kjo ndalesë periudhën kohore nga ora 23:30 të datës 31.12.2025 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.

Personat të cilët veprojnë në kundërshtim me këtë urdhëresë do të gjobiten në shumë prej 100 euro”, thuhet në urdhëresën e kryetarit Alban Hyseni.

Continue Reading

Lajmet

Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos

Published

on

Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.

PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.

Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.

Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.

Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara