Lajmet
Sveçla: Kosova i ka skenarët dhe përgatitjet për t’iu përgjigjur agresionit serb
Published
2 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se autoritetet në Prishtinë kanë prova se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka qenë drejtpërdrejtë i përfshirë në trajnimin e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Komentet Sveçla i bëri në një intervistë në Euronews Albania, ku tha se Kosova i ka të gjithë skenarët dhe përgatitjet e duhura për t’iu përgjigjur agresionit të mundshëm serb.
Ai tha gjithashtu se gjatë qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti është punuar që situata në veri të Kosovës t’i kthehet normalitetit.
“Kishim fatin të mblidhnim shumë dëshmi lidhur me grupin terrorist. Tani e dimë se para sulmit në Banjskë, ky grup është trajnuar në një poligon zyrtar ushtarak të Serbisë. Së fundi Vuçiq vizitoi këtë poligon, ku ushtria e rregullt serbe pati një trajnim ushtarak. Kemi incizimet, kemi pranim dorëzimet e armatimit nga magazinat e ushtrisë për këtë grup terrorist. Kemi informata inteligjente, dëshmi gojore, që tregojnë se Vuçiq ishte drejtpërdrejtë i përfshirë në trajnimin e këtij grupi. Kemi të gjitha dëshmitë. Është tjetër nëse dëshirojmë t’i injorojmë apo minimizojmë. Ne për këto arsye kemi pasur edhe takime të Këshillit të Sigurisë. Ne kemi skenarët, përgatitjet dhe mobilizimin e kapaciteteve tona për t’iu përgjigjur çdo lloj agresioni të grupeve terroriste të financuara nga Serbia. Ne po punojmë që 17 % e territorit të Kosovës t’i kthehet normalitetit. Të gjithë e dimë se për 22-23 vite situata në veri të Kosovës, në 4 komunat veriore nuk ka qenë normale. Ka qenë një agresion i hapur i Serbisë përmes instrumenteve të saj, që është shpërfaqur herë shumë agresive, duke shtypur popullin shqiptar atje, si në vitin 2000 kur u shpërngulën nga Mitrovica e Veriut 11 mijë shqiptarë e u vranë 11 persona”, tha Sveçla.
Kujtesë
Ditar: Çfarë ngjarjesh shënuan datën 13 maj 1993-1998?
Published
28 minutes agoon
May 13, 2026By
UBTNews
Lajmet e datës 13 maj pasqyrojnë jetën reale në Kosovë, në këtë periudhë shumë të rëndë. Nga represioni përditshëm në fillimvitet e nëntëdhjeta deri te lufta e vitit 1998.
(Foto: Gjakova, një nga rajonet që e pësoi më së rëndi në luftë)
13 maj 1993
Lajmet kryesore:
Kryetari Rugova priti Stiven Blejkun;
Intervistë e kryetarit Rugova dhënë “Zërit të Amerikës”;
Në Prishtinë përfundoi “Mitingu i Poezisë”;
“Uashington Post” mbi mundësinë e vendosjes së trupave amerikane në Kosovë;
Në konferencën e politikanëve të rinj në Londër morën pjesë edhe përfaqësuesit e Shqipërisë;
Qeveria serbe emëroi drejtorin e “Panoramës”;
Në Prishtinë u arrestua Sanije Osmani;
Vazhdojnë lëvizjet e ushtrisë serbe nëpër Kosovë;
Në Novosellë të Pejës policia serbe rrahu disa të rinj dhe rrethoi një lagje;
“Suddeutche Zeitung”: Evropa pret rezultatet e bllokadës së Beogradit kundër serbëve të Bosnjes.
13 maj 1994
Lajmet kryesore:
Konferencë për gazetarë e kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova;
Sali Berisha: Pa zgjidhjen e problemit të Kosovës nuk do të ketë zgjidhje të krizës në Ballkan;
Konferencë për gazetarë e presidentit Berisha në Vjenë;
Serreçi kërkon dërgimin e trupave të OKB-së në Kosovë;
Subjektet e arsimit në Kosovë denoncojnë dhunën serbe mbi shkollën shqipe;
Katër veprimtarëve nga Gjakova iu caktua paraburgimi prej 30 ditësh;
Kumtesë e Kryesisë së LASH-it në Podujevë kundër rrahjes së veprimtarëve të arsimit;
Represioni në Kosovë;
Në Prizren u dënuan katër veta për armë;
Një vjet burg për tregti me deviza;
Raporti zyrtar për aksidentin ajror në Ohër pritet në fund të korrikut.
13 maj 1995
Lajmet kryesore:
Intervistë e kryetarit të Republikës së Kosovës, dr. Ibrahim Rugova në revistën “Zëri”;
Sali Berisha: Nëse ndodh ndonjë konflikt në Kosovë, do të reagojmë si komb;
Serreçi: Thyerja e embargos nuk lidhet me politikën zyrtare të Shqipërisë;
Hydajet Hyseni priti përfaqësuesen e “Helsinki Citizen Assembly”;
Një delegacion grek vizitoi KMDLNJ-në;
Kryepolici serb Sokoloviq për situatën në Kosovë;
Autoritetet maqedone mbyllën edhe “Radio-Albanën”.
13 maj 1997
Lajmet kryesore:
Medlin Olbrajt priti Bashkim Finon;
Riçard Majlls: “Situata momentale në Kosovë është e papranueshme”;
SP e minatorëve bën thirrje për rishqyrtimin e marrëveshjes me firmën “Mitilineos”;
Artur Outs ka kërkuar që Beogradi të heqë dorë nga kontinuiteti i ish-Jugosllavisë;
Një serb kërcënon dhe bën presion mbi një familje shqiptare;
Inkasantit 4 muaj burg.
Lajm i plotë:
Dhuna e përditshme në Kosovë
Istog: – Më 11 maj, sipas thirrjes, në stacionin e policisë serbe në Istog u paraqit Isa Bajraj, sekretar i Kryesisë së Degës së LDK-së dhe sekretar i Këshillit komunal për Financim në Istog.
- Bajraj nga inspektorët e sigurimit serb është pyetur për punën e KKF-së, si dhe për veprimtarinë e komisionit juridik të Degës së LDK-së në Istog.
Të njëjtën ditë, një patrullë e postkomandës së policisë serbe në Rakosh, ishin në shtëpinë e Hajriz Idrizajt në Zhakovë. Njoftohet se policia serbe mori me vete babë e bir, Hajriz e Hamdi Idrizajn, të cilët në postkomandën e policisë serbe në Rakosh u keqtrajtuan fizikisht me pretekst të kërkimit të armëve. Pas keqtrajtimit fizik, ata u urdhëruan që të paraqiten sërish në polici.
Kaçanik: – Më 10 maj, policia serbe, me pretekst të kërkimit të armëve mori Kemajl Belën, kryetar i Aktivit të LDK-së në Kaçanik. Njoftohet se në stacionin e policisë serbe në Kaçanik, Kemajl Dela është keqtrajtuar fizikisht.
Po këtë ditë dhe me të njëjtin pretekst, policia serbe keqtrajtoi fizikisht edhe Tasim Belën. Njoftohet se Tasim Bela është marrë në pyetje tri ditë.
Vushtrri: – Më 9 maj, një patrullë e policisë serbe me pretekst të kërkimit të armëve, kërkoi në shtëpinë e tij Agim Selmanin në Vushtrri.
Njoftohet se Agim Selmani tash disa vjet punon përkohësisht në botën e jashtme.
13 maj 1998
Lajmet e orës 11:00:
Krismat në Klinë dëgjohen nga drejtimi i Volljakës e Kramovikut
Në mbrëmje pushoi sulmi në Ratkoc
Ora 13:30:
Gelbard: Do të njoftojmë OKB-në dhe OSBE-në lidhur me detajet e kësaj marrëveshjeje
Klinton e Kol do të bisedojnë edhe për Kosovën
NATO shqyrton mundësitë e intervenimit në Kosovë
Minatorët polakë ikën nga Trepça
Shtime: Policia ndoqi qytetarët me autoblindë dhe lëndoi disa prej tyre
Në Gllogoc e rrethinë gjendja vazhdon të jetë e rëndë
Forcat serbe granatuan sot në mëngjes fshatin Cerovik
Forcat serbe po shtijnë drejt fshatit Llaushë
Forcat serbe granatojnë fshatrat Kpuz, Rastokë e Dollovë të Rahovecit
Rahovec: Gjatë sulmit të djeshëm u vra edhe një shqiptar nga Ratkoci
Skënderaj ftonë qytetarët e Prishtinës që të ndihmojnë studentët e Drenicës
Policia liroi tetë të arrestuar
Mbi Dobërdol fluturuan aeroplanë ushtarakë
13 maj 1998 (Ora 16:00)
Klinton mirëprit njoftimin për zhvillimin e bisedimeve për zgjidhjen e krizës në Kosovë
“Zëri i Amerikës”: Nuk mund të flitet në Kosovë për mirëpritje të takimit Millosheviq – Rugova
Malishevë: Forcat serbe shtinë në drejtim të fshatit Bubavec
Forcat serbe sulmuan sërish Baballoqin
Rahovec: Bashkë me policinë u tërhoqën edhe serbët e Bratatinit
Një konvoj i policisë serbe provokoi qytetarët në Vragoli të Fushë-Kosovës
Hani i Elezit: Policia keqtrajtoi një e plaçkiti një qytetar
Suharekë: Në Shirokë policia serbe keqtrajtoi një shqiptar
Të shtëna me armë në dy fshatra të Podujevës
- Fleming: OSBE do të ushtrojë presion të shtuar ndaj Beogradit për pranimin e misionin të Gonzalesit për Kosovën
Në manifestimin protestues në Prishtinë morën pjesë disa mijëra qytetarë shqiptarë
Ngjarjet në Kosovë ishin edhe sot në qendër të vëmendjes të shtypit të Tiranës
- Dapçeviq: Kosova ka qenë dhe do të jetë e shqiptarëve
- Stoilkoviq: Vitin e kaluar në Kosovë janë vrarë 13 policë dhe 36 qytetarë
- T. njofton për një polic të vrarë dhe dy të plagosur në Ratkoc
Lajm i plotë:
Viktimë e sulmeve të policisë serbe në Prishtinë është edhe Agron Rrahmani
Dje u bë edhe identifikimi i viktimës së dytë të sulmeve të djeshme të forcave policore serbe në Lagjen e Muhagjerëve. I vrari nga policia serbe është studenti Agron Muharrem Rrahmani, i lindur më 1971 në fshatin Ballofc të komunës së Podujevës, i martuar.
Agron Rrahmani vdiq nga plagët e rënda. Ai ishte qëlluar në krahëror dhe në këmbë.
Varrimi i Agron Rrahmanit bëhet nesër në fshatin Ballofc në orën 14,00.
Lajm i plotë:
Gjakovë: Dhjetë të vrarë dhe të plagosur në fshatrat Ponoshec e Smolicë
Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Gjakovë bën të ditur se mbrëmë rreth orës 21:30, në fshatrat Ponoshec e Smolicë, forcat serbe kanë filluar me të shtëna armësh të ndryshme, ndërsa njoftohet për dhjetë shqiptarë të vrarë e të plagosur, njoftojnë Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Gjakovë dhe Nënkëshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Gjakovë.
Në njoftim nuk janë dhënë hollësi të tjera pasi rrugët e këtyre fshatrave janë të bllokuara nga forcat serbe.
Njoftohet se edhe sot në drejtim të fshatrave të Rekës së Keqe, ka pasur lëvizje të shpeshtuara të ushtrisë e të policisë serbe.
Ora 19:30:
Lajm i plotë: Së paku 18 shqiptarë të vrarë gjatë dy ditëve në Kosovë
Gjatë dy ditëve janë vrarë së paku 18 shqiptarë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur.
Më posht po e japim listën e të vrarëve dhe të plagosurve gjatë dy ditëve:
Në Smolicë të Gjakovës: Murat Isuf Dula (29 vjeç), Mehmet Dulë Dula (24), Gëzim Hajdin Duçi (21), Sadri Rrustem Neziri (48), Adem Sadik Bajrami (42), Shefqet Selim Rexha (32), Hajdar Idriz Ademi (22), Sinan Hazir Rexha (21) dhe Ramiz Avdyl Rexha (28) nga fshati Ponoshec dhe Avdullah Xhemajl Avdullahu (21) nga fshati Popoc;
Në Klinë: Çaush Haxhi Morina (45) nga Çeskova dhe Haki Baca (35) nga Gremniku.
Rahovec: Elmi Binak Morina (50) nga Vranjaka, Melaim Isa Krasniqi (31) nga Postosella, Malush Morina (57) dhe Alush Morina nga Ratkoci.
Prishtinë: Isuf Hajdari(55) dhe Agron Rrahmani.
Të plagosur:
Smolicë (Gjakovë): Bajram Gjon Zymberi, Agron Avdyl Dula, Bahri Hysen Dula, Jahë Sahit Ahmeti, Jeton Muharrem Panxha dhe Artan Demë Rexha, të moshës 20 deri 30 vjeçare, të gjithë nga fshati Ponoshec.
Klinë: Din Xhemë Berisha, Emin Beqë Berisha dhe Zeqë Zymer Berisha
Pejë: Murat T. Berisha (70).
Lajme të tjera:
Dhjetë shqiptarë të vrarë dhe gjashtë të plagosur në fushën e minuar nga forcat serbe
Forcat serbe vranë Çaush Morinën dhe Haki Bacën në fshatrat e Klinës
Nga plagët e marra dje vdiq Hasan Morina
Vendi
Kosova shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA
Published
47 minutes agoon
May 13, 2026By
UBTNews
Sot futbolli i Kosovës feston një moment historik, 10-vjetorin e pranimit në FIFA, ditën kur Federata e Futbollit e Kosovës u bë anëtarja e 210-të e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror.
Ky përvjetor jubilar shënon fundin e një rruge të gjatë plot sakrifca dhe fillimin e një epoke të re, duke kurorëzuar përpjekjet e shumë gjeneratave që e mbajtën gjallë futbollin tonë edhe në kohët më të vështira.
Në këtë ditë të veçantë, FFK ka kujtuar me mirënjohje të thellë kontributin e jashtëzakonshëm të legjendës Fadil Vokrri dhe të gjithë bashkëpunëtorëve që bënë të mundur këtë triumf diplomatik e sportiv.
Një falënderim i veçantë i është drejtuar edhe presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, për mbështetjen dhe miqësinë e vazhdueshme që ka treguar ndaj Kosovës gjatë këtij rrugëtimi njëdekadash.
Sot, pas dhjetë vitesh, institucioni i futbollit është modernizuar, infrastruktura po zhvillohet vazhdimisht, ndërsa ekipet kombëtare dhe klubet tona po e përfaqësojnë me dinjitet shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke vazhduar përpara me krenari dhe përgjegjësi për të ardhmen e sportit më të popullarizuar në vend.
Vendi
Mrekullia pas 28 vitesh: 48-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas një beteje të gjatë me infertilitetin
Published
1 hour agoon
May 13, 2026By
UBTNews
Një nga rastet më emocionuese dhe sfiduese në karrierën e gjinekologut Sebajdin Gjini ka qenë ai i një gruaje 48-vjeçare, e cila arriti të bëhej nënë e binjakëve pas plot 28 vitesh përballje me infertilitetin.
Gjatë rrëfimit të tij në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, në Telegraf të mbështetur nga United Hospital, dr. Gjini tregoi se kjo shtatzëni ishte e një rreziku të lartë dhe kërkonte një përkushtim të jashtëzakonshëm mjekësor.
Ai shpjegoi se gruaja kishte kaluar pothuajse tri dekada në pritje të këtij momenti, derisa më në fund suksesi u arrit para dy vitesh, duke përfunduar me lindjen e foshnjave në terminin e paraparë.
Mjeku pranoi se procesi ishte i shoqëruar me ndjenjë frike dhe ankthi si nga ana e pacientes, ashtu edhe nga ana e tij si profesionist, pasi shtatzënitë në moshë të shtyrë klasifikohen automatikisht si raste me rrezik të shtuar.
Për të garantuar shëndetin e nënës dhe binjakëve, rasti u përcoll me monitorim të rreptë, vizita shumë të shpeshta dhe analiza të vazhdueshme të parametrave vitalë, duke bërë që kjo histori e gjatë vuajtjeje të mbyllej me fundin më të bukur të mundshëm./Telegrafi/
Lajmet
Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim
Published
2 hours agoon
May 13, 2026By
UBTNews
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.
Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.
Ditar: Çfarë ngjarjesh shënuan datën 13 maj 1993-1998?
Kosova shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në FIFA
Mrekullia pas 28 vitesh: 48-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas një beteje të gjatë me infertilitetin
Izraeli kualifikohet në finalen e Eurovisionit mes reagimeve të përziera
Dënohet me burg personi që vodhi muzikë të papublikuar të Beyoncé
55 vite nga lindja e violinistit të njohur shqiptar, Tedi Papavrami
Aksione kundër narkotikëve në rajonin e Prishtinës: Arrestime dhe sekuestrime
Lista e pagave në MLS për vitin 2026: Messi mbetet i paarritshëm, ja sa fitojnë yjet tjerë
Trump në Kinë: Një lider i paparashikueshëm përballë një Xi Jinping-u më të fuqishëm se kurrë
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet2 months agoKoordinatorja e projektit AKIL-EU në UBT, prof. Manjola Zaçellari, referon në University of Oxford
-
Live3 months agoKryegjykatësi Smith III shpall mbylljen e çështjes gjyqësore
-
Lajmet3 months agoPërfundon seanca e sotme në Hagë për pengim të drejtësisë
