Lajmet

Sveçla kërkon hetimin për përfshirjeje të ndonjë polici në rastet e Mefail Shkodrës

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka urdhëruar Inspektoratin Policor të Kosovës të hetojë çdo përfshirje të mundshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të Mefail Shkodrës, i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

Sveçla tha se do të jetë i pakompromis në garantimin e integritetit profesional dhe personal të shërbyesve publikë dhe kërkoi angazhim të plotë ndërinstitucional për të siguruar institucione të besueshme.

Ai theksoi se askush nuk është i paprekshëm dhe kërkoi nga drejtësia që të veprojë me vendosmëri për sundimin e ligjit dhe rendit në vend.

Botë

​Evropa kritikon ashpër Trumpin: Përdorimi i paracetamolit mbetet i pandryshuar

Published

on

Vetëm disa orë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se qetësuesi i dhimbjeve dhe ulësi i temperaturës së zakonshme ishte ndër shkaqet e rritjes së rasteve të autizmit në SHBA, komuniteti shkencor reagoi ashpër kundër kësaj.

E para që e bëri këtë ishte Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve të Kujdesit Shëndetësor (MHRA) e Mbretërisë së Bashkuar, e cila sqaroi se, kur përdoret sipas udhëzimeve, paracetamoli mbetet opsioni i rekomanduar për gratë shtatzëna për lehtësimin e dhimbjeve.

Pastaj  Agjencia Italiane e Barnave (AIFA), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) sqaruan se aktualisht nuk ka prova të reja që do të kërkonin ndryshime në rekomandimet aktuale të BE-së për përdorimin e paracetamolit, shkruan ANSA.

President i Institutit Mario Negri për Kërkime Farmakologjike (IRCCS), Silvio Garattini tha se këtë front, të dhënat më të rëndësishme që kemi vijnë nga një studim i botuar vitin e kaluar në Journal of the American Medical Association.

“Studimi, i kryer në Suedi, shqyrtoi 2.5 milionë gra shtatzëna, duke rezultuar në 185,000 të porsalindur të ekspozuar ndaj paracetamolit, dhe nuk gjeti asnjë ndryshim midis marrjes së ilaçit dhe autizmit. Një studim tjetër në gusht arriti në përfundimin e kundërt. Megjithatë, sipas farmakologut, është më pak i besueshëm se ai suedez”, tha ai.

Nga ana tjetër, edhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, ndërsa pohon mundësinë e një lidhjeje midis paracetamolit dhe autizmit, ka pranuar se nuk është vërtetuar një marrëdhënie shkakësore.

Ekspertët kanë frikë se fjalët e Presidentit Trump mund të shkaktojnë panik, duke i bërë gratë të heqin dorë nga marrja e ilaçit kur është e nevojshme, duke e ekspozuar fetusin e tyre ndaj rreziqeve të konsiderueshme.

Elisa Fazzi, presidente e Shoqatës Italiane të Neuropsikiatrisë së Fëmijëve dhe Adoleshentëve (Sinpia) deklaroi se kjo shkakton rrezik sepse gratë mund të zgjedhin ilaçe të tjera në dukje të ngjashme, por me një profil rreziku dukshëm më të keq gjatë shtatzënisë.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave njoftoi se ka filluar procesin e miratimit, dhe kompania farmaceutike GSK ka konfirmuar angazhimin e saj për ta nxjerrë ilaçin në treg.

Në realitet, produkti nuk është i ri për komunitetin shkencor. Për gati pesëmbëdhjetë vjet, mundësia e përfitimit të tij është studiuar në një përqindje të vogël të njerëzve me autizëm, të cilët kanë një gjendje unike të lidhur me praninë e folatit në tru.

Deri më sot, nuk ka prova që marrja e paracetamolit gjatë shtatzënisë rrit rrezikun e autizmit tek fëmija i palindur, prandaj, indikacionet për përdorimin e ilaçit mbeten të pandryshuara thuhet nga shumë studiues të mjekësisë./S.K/KP/

 

Continue Reading

Botë

Ushtarët amerikane të KFOR-it me stërvitje të vështira kundër trazirave

Published

on

Kontingjenti i këmbësorisë së Ushtrisë Amerikane i Komandës Rajonale-Lindje i misionit të KFOR-it, zhvilloi stërvitje për kontrollin e turmës dhe trazirave në Camp Nothing Hill.

Sipas njoftimit të KFOR, ushtarët kryen një gamë të gjerë detyrash, duke përfshirë shkeljen e pengesave, kontrollin e turmave, heqjen e pajisjeve shpërthyese dhe kujdesin ndaj viktimave etj.

Kjo vije duke shfrytëzuar rastin për të ushtruar aftësitë e tyre operacionale në një mjedis realist trajnimi.

Stërvitjet e tilla mbajnë nivel të lartë të ndërveprimit, kohezionit dhe besimit të ndërsjellë ndërmjet njësive të KFOR-it, elemente kyçe për sigurimin e gatishmërisë operacionale dhe efektivitetit në mjediset komplekse të sigurisë./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​Osmani takon zyrtarin e lartë të DASH: Aleanca me SHBA-në, themel i sigurisë sonë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës në SHBA, është takuar në New York me Zyrtarin e Lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan.

Presidentja Osmani ka shkruar se ky takim erdhi pas një bisede telefonike përmbajtësore të zhvilluar ditë më parë.

Gjatë takimi me Hanrahan, ajo ka ritheksuar rëndësinë jetike të aleancës me SHBA-të, e cila është themel i sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe rrugës sonë drejt integrimit euroatlantik.

“Mbetem e përkushtuar ta mbroj dhe forcoj këtë miqësi të ndërtuar mbi besim dhe bashkëpunim reciprok”, ka shkruar Osmani./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

​IKSHPK: Uji nga Badoci me përmirësim, por jo i pijshëm

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar një përditësim zyrtar lidhur me praninë e manganit në ujin e pijshëm në zonën e furnizimit nga Liqeni i Badocit.

Nga Instituti thonë se sipas matjeve të kryera gjatë javës së fundit në laboratorët e tyre, vlerat e manganit kanë shënuar një ulje të ndjeshme, duke zbritur në 0.067 mg/L, që është nën pragun shëndetësor të përcaktuar nga OBSH (0.3 mg/L), por ende mbi kufirin ligjor të Kosovës, që sipas udhëzimit administrativ është 0.05 mg/L.

Për këtë arsye, IKSHPK vazhdon të rekomandojë që uji në këtë zonë nuk është i sigurt për konsum njerëzor.

“Me qëllim të respektimit të legjislacionit në fuqi dhe mbrojtjes së shëndetit të popullatës, IKSHPK vazhdon të këshillojë që uji të mos përdoret për pije deri në normalizimin e plotë të parametrave të cilësisë,” thuhet në komunikatë.

IKSHPK njofton gjithashtu se do të vazhdojë monitorimin e rregullt të cilësisë së ujit dhe do të informojë qytetarët për çdo ndryshim të rëndësishëm./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara