Lajmet

Sveçla e Hoxha nënshkruajnë strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës

Ndër të tjera u tha se përmes kësaj strukture synojnë që të ngrisin efektivitetin dhe forcojnë radhët e PK.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha sot kanë nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur ministri Sveçla përmes një statusi në Facebook, ku ndër të tjera ka thënë se përmes kësaj strukture synojnë që të ngrisin efektivitetin dhe forcojnë radhët e Policisë së Kosovës.

“Bashkë me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës z. Gazmend Hoxha sot kemi nënshkruar strukturën e re organizative të Policisë së Kosovës. Të vetëdijshëm për potencialin që ka Policia e Kosovës, përmes kësaj strukture synojmë që të ngrisim efektivitetin dhe forcojmë radhët e saj. Synimi ynë i përbashkët mbetet ruajtja e rendit dhe sigurisë publike andaj do të angazhohemi maksimalisht që të jemi në nivelin më të lartë detyrës në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.

Lajmet

​Yakin flet për Albian Hajdarin pasi la Zvicrën për Kosovën

Published

on

Trajneri i ekipit kombëtar të Zvicrës, Murat Yakin, ka reaguar pas vendimit të lojtarit Albian Hajdari për të luajtur për Kosovën, duke lënë pas përfaqësuesen zvicerane.

Yakin thekson se vendimi i Hajdarit është i respektueshëm dhe se nuk mund të ndikojnë mbi zgjedhjen e tij.

“Ne e pranojmë vendimin e tij; nuk mund ta ndikojmë atë,” tha Yakin, duke shtuar se komunikimi me lojtarin ka qenë i qartë dhe transparent.

Trajneri gjithashtu ka folur për rastin e lojtarit tjetër, Cameron Puertas, i cili dëshiron të luajë për Zvicrën, por ende nuk ka pasaportën zvicerane.

Procesi i natyralizimit të tij po vazhdon dhe autoritetet zvicerane pritet të japin një përgjigje në tetor.

“Aplikimet janë dorëzuar,” tha Adrian Arnold, duke konfirmuar se pasaporta e Puertas mund të merret së shpejti.

Yakin nënvizoi se Federata Zvicerane nuk do të ndryshojë qasjen për të nxjerrë lojtarë vetëm për shkak të përfitimeve të menjëhershme sportive.

“Ne nuk duam të nxjerrim lojtarë vetëm për të luajtur për ne. Ne mbështetemi te merita. Pak ndeshje të luajtura nuk e lejojnë këtë. Për ne, kualifikimi është ajo që ka rëndësi. Rruga sportive është gjëja më e rëndësishme,” përfundoi trajneri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Përfundon shtypja e fletëvotimeve për zgjedhjet lokale 2025

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur shtypja e fletëvotimeve të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025 dhe gjatë ditës do të arrijnë në Kosovë.

Shtypja e fletëvotimeve është bërë në shtypshkronjën e dokumenteve me siguri të lartë, “Cetis”, në Celje të Sllovenisë, nën mbikëqyrjen e anëtarëve të KQZ-së dhe stafit të Sekretariatit të KQZ-së.

Gjithashtu janë shtypur broshurat e kandidatëve të Zgjedhjeve Lokale 2025, të cilat do të shpërndahen në vendvotime në ditën e zgjedhjeve.

Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për raundin e parë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvendet Komunale do të shtypen gjithsej 3,600,820 fletëvotime, nga të cilat 1,800,410 për secilën lloj të zgjedhjeve. Ky numër përfshin fletëvotimet për të gjitha mënyrat e votimit: në vendvotimet e rregullta, votimin me kusht, për personat me nevoja të veçanta, votimin me postë dhe rezervat.

Në këtë proces zgjedhor, është paraparë që të prodhohen 13% më pak fletëvotime krahasuar me numrin e përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote, që sipas Listës Votuese të certifikuar nga KQZ arrin në 2,069,098 votues. Kjo nënkupton një reduktim prej 268,688 fletëvotimesh nga shifra totale.

Sipas të dhënave të Listës Votuese 2,025,105 qytetarë do të votojnë në vendvotimet brenda territorit të Republikës së Kosovës, ndërsa 43,993 votues janë regjistruar për të votuar përmes postës nga jashtë vendit.

Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 948 Qendra të Votimit me gjithsej 2,625 vendvotime prej të cilave 910 Qendra të Votimit me 2,571 vendvoitme të caktuara për votimin e rregullt, ndërkaq 38 Qendra të Votimit me githsej 54 vendvotime për votimin me kusht./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet më 21 tetor, diskutohet për Kosovën

Published

on

By

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë për Kosovën më 21 tetor, është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të organizatës botërore.

Në këtë seancë të re, Këshilli i Sigurimit do të shqyrtojë raportin më të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili do të paraqitet nga shefja aktuale e UNMIK-ut, Caroline Ziyade. Raporti pritet të bëhet publik në ditët e ardhshme.

Kjo seancë vjen gjashtë muaj pas diskutimit të fundit në prill, ku fokusi kryesor i debatit mes vendeve anëtare ishte e ardhmja e UNMIK-ut në Kosovë, mision i cili filloi në qershor të vitit 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të KS-së.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar kërkuan ndërprerjen e misionit të UNMIK-ut, ndërsa Franca, Rusia dhe Kina mbështetën vazhdimin e mandatit të këtij misioni./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

​Mbrojtja e ish-eprorëve të UÇK-së do të kërkojë shtyrje të afatit për të mbyllur çështjen e saj

Published

on

By

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të kërkojë shtyrje të afatit për të përfunduar me dëshmitarët dhe për të dorëzuar dosjen paraprake.

Katërmbëdhjetë nëntori ishte planifikuar datë për përfundimin me dëshmitarët ndërkaq, 22 dhjetori për të dorëzuar dosjen përfundimtare.

Pasi përfundoi dëshmia e Jock Covey të enjten më 2 tetor, avokati kryesor i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq tha se do të bëjnë një kërkesë për shtyrje të afatit.

Desha të ju tregoja, pas konsultimit me anëtarët e tjerë nga pala mbrojtëse, që nuk do të jetë e mundur që ne të përfundojmë me datën 14 dhe për të dërguar edhe mocionet e tjera që na duhen, po ashtu edhe dosjen përfundimtare brenda datës 22 dhjetor. Pra, ne presim të bëjmë një kërkesë të përbashkët për ta shtyrë këtë afat, përpara se ta bëjmë këtë, do të thosha që kemi folur me prokurorinë dhe do të konsultohemi inter partes për të arritur një marrëveshje përpara se të mund të vijmë me kërkesën tonë për shtyrje të afatit”, tha Mishetiq.

Gjithashtu, për afatet foli edhe mbrojtja e Kadri Veselit, avokati Rodney Dixon.

Mbetet një numër apelesh të cilat duhet të merren parasysh në kuadri ne provave të përbashkëta, dhe në kuadrin e asaj që do të pranohet. E kam fjalën për apelet që kanë të bëjnë lidhur me analizat mjeko ligjore, me përgjimet dhe me dëshmitarët e rregullit 155, desha t’i përmend këto për të thënë që të gjitha duhet të merren parasysh kur bëhet fjalë për afatin kohor, këto vendime duhet të dalin dhe ndikojnë mbi këtë çështje në tërësi”, tha ai.

Paraqitja e provave të mbrojtjes nisi më 15 shtator. Mbrojtja e Thaçit ka planifikuar t’i sjell 11 dëshmitarë në tërësi, pas së cilëve pritet të dëshmojnë dy të tjerë të thirrur nga mbrojtja e Jakup Krasniqit.

Deri më tash është dëgjuar dëshmia e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, ajo e ish-këshilltarit ligjor të ekipit të Kosovës në Rambuje, Paul Williams, dëshmia e ish-diplomatit britanik John Stewart Duncan, si dhe dëshmia e Jock Covey, zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së, Bernard Kushner më 1999.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi akuzohen për krime të pretenduara të luftës. Ata ndodhen në paraburgim prej nëntorit të vitit 2020./D.B/KP

Continue Reading

Të kërkuara