Lajmet
Sveçla do të vizitojë Italinë
Published
8 months agoon
By
Betim GashiMinistri i Punëve të Brendshme priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Prishtinë, Antonello De Riu, me të cilin bisedoi mbi situatën e sigurisë dhe fuqizimin e bashkëpunimit bilateral, i cili do të konkretizohet me vizitën e ministrit Xhelal Sveçla në Itali në ditët në vijim.
Në takim u diskutua edhe mbi ecurinë e bashkëpunimit policor dhe mundësitë e avancimit të këtij bashkëpunimi.
Ministria e Punëve të Brendshme dhe agjencitë e saj mbeten pjesë bashkëpunuese dhe pro aktive me autoritetet italiane dhe është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve në zbatim të mandatit të saj.
Lajmet
KQZ miraton numrin e fletëvotimeve dhe broshurave
Published
3 hours agoon
January 15, 2025By
UBTNewsKomisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për numrin e fletëvotimeve dhe broshurave që do të shtypen për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Në mbledhjen e sotme KQZ ka shtyrë edhe afatin për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike deri më 20 janar.
Numri total i fletëvotimeve të miratuara për t’u shtypur është 1 milion e 752 mijë e 650 fletëvotime dhe mbi 16 mijë e 900 broshura për kandidatët e subjekteve politike.
Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PDK, Arianit Elshani tha se edhe për këto zgjedhje numri i fletëvotimeve është më i vogël sesa numri i përgjithshëm i atyre që kanë të drejtë vote.
Sipas vendimit të KQZ-së 1. 664,100 fletëvotime janë për votimin në vendvotime të rregullta, 28,450 për votimin me kusht, 38,650 për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe si fletëvotime rezervë, derisa 21,450 për votimin në përfaqësi diplomatike.
“Numri total i fletëvotimeve është 1 milion e 752 mijë e 650 fletëvotime. Sa i përket broshurave të kandidatëve që do të shtypen është 16 mijë e 980 broshura të kandidatëve ku figurojnë emrat dhe mbiemrat e kandidatëve, po ashtu edhe numri i kandidatëve për secilin subjekt politik dhe 2635 lista votuese…Bëhet fjalë për vendvotimet e rregullta, vendvotimet me kusht, fletëvotimet rezervë dhe fletëvotimeve të personave me nevoja të veçanta dhe fletëvotimet në përfaqësi diplomatike….Është më e vogël se numri i përgjithshëm i atyre që kanë të drejtë vote duke marr parasysh trendin zgjedhore në secili vendvotim”, tha ai.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu ka miratuar edhe planit operacional të sigurisë për zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës të datës 9 shkurt 2025.
Anëtari i KQZ-së, Arianit Elshani tha se për dallim nga herët tjera ky plan përmban edhe aspektin e sigurisë kibernetike.
“Ndryshe nga herët e kaluara ky plan operacional kësaj here përmban edhe aspektin e sigurisë kibernetike, pra për herën e parë në një dokument të miratuar nga KQZ parashihet edhe një plan i sigurisë se cilat do të jenë veprimet që do të merren nga KQZ në rast të ndonjë sulmi kibernetik në ëeb faqen e KQZ gjatë ditës së zgjedhjeve apo para saj”, theksoi Elshani.
E Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje bëri thirrje tek bashkatdhetarët që të votojnë në kutitë postare në adresat që i ka dhënë KQZ.
“Iu bëjë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve sepse ata kanë me votua që të votojnë në kutit postare në adresat që i ka dhënë KQZ, ato janë të vetmet adresa ku duhet ta dërgojnë postën e tyre jashtë vendit, jo në adresat e përfaqësimeve e ambasadave apo konsullatave në adresat fizike, por në adresat e kutive postare që i ka dhënë KQZ”, tha ai.
KQZ në mbledhjen e sotme mori vendim për shtyrjen e afatit për subjektet politike për aplikim për akreditimin e vëzhguesve.
Afati i paraparë të përfundonte sot më 15 janar është shtyrë për datën 20 janar 2025.
“Është hapur me 30 dhjetor konsiderojmë se ka pas 6 ditë vonesë, pra në hapje të afatit për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike, meqenëse sot jemi në prag të mbylljes kërkojmë që ky afat të shtyhet për datën 20”, theksoi ai.
Anëtari i KQZ-së, Ibrahim Selmanaj u shpreh se kjo shtyrje e afatit të akreditimit të vëzhguesve të subjekteve politike nuk e cenon planin operacion të KQZ-së.
“Shtyrja e afatit për akreditim të vëzhguesve nuk e cenon planin operacion, ne kemi marrëveshje dhe kemi bërë ndërhyrje tek plani operacional dhe kjo nuk ndikon dhe nuk bënë asnjë pengesë“, tha ai.
Në mbledhjen e sotme Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mori vendim për miratimin e 2 vendvotimeve shtesë në qendrat e votimit në përfaqësitë diplomatike në Bernë dhe Gjenevë, në shtetin e Zvicrës. Derisa për Stokholm u morë vendim që të hapet vetëm një vendvotim, nga dy sa ishin planifikuar në fillim, për shkak të numrit të vogël të votuesve të regjistruar, 271 sosh.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për miratimin e ekipeve të autorizuara për tërheqjen e dërgesave postare jashtë Kosovës.
Lajmet
Lajçaku e konfirmon se Serbia refuzoi takimin e përbashkët për të zhdukurit
Published
4 hours agoon
January 15, 2025By
UBTNewsEmisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, e ka konfirmuar se Serbia ka refuzuar që të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur.
Lajçak tha se është takuar ndaras me të dyja palët, ku sipas tij, Kosova ka prezantuar prioritetet e saj.
“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në nivel deputetësh. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj. Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në takimin e përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, tha Lajçaku.
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka njoftuar gjatë ditës se kanë refuzuar që të marrin pjesë në mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur pas mbylljes së 10 institucioneve paralele në Kosovë.
Bota
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës
Published
4 hours agoon
January 15, 2025By
UBT NEWSRusia dhe Ukraina kanë realizuar një shkëmbim të të burgosurve të luftës, me secilën palë që ka dërguar 25 të burgosur në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Ky shkëmbim është bërë përmes një procesi që ka përfshirë lëshimin dhe transportimin e të burgosurve, ku të burgosurit rusë janë dërguar në Bjellorusi për t’u nënshtruar një vlerësimi mjekësor dhe më pas pritet të kthehen në Moskë.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila ka theksuar se shkëmbimi ka ndodhur në kuadër të marrëveshjeve për të zbutur pasojat e luftës dhe për të ndihmuar në lehtësimin e tensioneve mes dy vendeve.
Megjithatë, nuk ka ende informacione të qarta në lidhje me vendndodhjen e të burgosurve ukrainas, pasi Kievi ende nuk ka konfirmuar publikisht situatën e tyre. Kjo ka lënë hapësirë për spekulime mbi procesin e shkëmbimit dhe mundësitë e vazhdimësisë së tij.
Ky shkëmbim është një nga shumë të tjerë që janë realizuar gjatë luftës në Ukrainë, ku Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer robër lufte në disa raste të tjera, si një pjesë e përpjekjeve për të rregulluar situatën e krijuar nga konflikti i nisur në shkurt të vitit 2022.
Po ashtu, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shpallur se do të angazhohet për të gjetur një zgjidhje paqeje për të ndalur luftime në Ukrainë sa më shpejt që të marrë postin, ndërkohë që lufta ka marrë një tollovë të madhe me mijëra viktima, përfshirë civilë dhe ushtarë, që nga fillimi i saj./UBTNews/
Lajmet
Serbia “arsyetohet” për dështimin e takimit për të pagjeturit në Bruksel
Published
5 hours agoon
January 15, 2025By
UBTNewsKryengociatori serb Petar Petkoviq është deklaruar rreth mos mbajtjes së takimit për të pagjeturit sot në Bruksel, pavarësisht se ai ishte paralajmëruar dy javë më parë.
Petkoviq në “arsyetimin” e tij për mos mbajtjen e takimit ka përmendur mbylljen e strukturave paralele sot në Kosovë.
Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti “për sulm masiv ndaj institucioneve serbe”, por një pjesë të fajit ia ka hedhur edhe Bashkimit Evropian.
“Në Bruksel më priti lajmi për sulmin masiv të Kurtit ndaj institucioneve serbe. Mbyllja me dhunë e një numri të madh të komunave tona, qendrave për punë sociale, postave është duke u bërë… Është e qartë pse Bislimi nuk u paraqit sot në Bruksel. Unë kam ardhur me delegacionin e Beogradit me synimin që sot ta zgjidhim çështjen e personave të pagjetur, ndërsa Kurti dhe Prishtina kanë zgjedhur rrugën e dhunës dhe lëvizjeve të njëanshme. Ky lloj terrori vë në pikëpyetje vetë dialogun. Është e qartë se për këtë nuk është i vetmi fajtor Kurti. Përgjegjësia është edhe e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Petkoviq në rrjetin X.
Gjatë ditës së sotme ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla tha se mëngjesin e së mërkurës janë mbyllur komuna paralele të Serbisë si dhe posta e zyre. Sipas tij, aksioni është zhvilluar në dhjetë komuna Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skenderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale, janë lokacionet ku janë mbyllur komunat paralele të Serbisë. Derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se nuk ka autorizuar kryerjen e kontrollit apo bastisjes në disa lokacione për shkak të dyshimit se ekzistojnë struktura paralele.
Fillim i ri akademik – Transferoni studimet në UBT
UBT sjell një interpretim të fuqishëm të “Ricardit të III” nga studentët e Aktrimit
KQZ miraton numrin e fletëvotimeve dhe broshurave
Studentët dhe profesorët e UBT-së vizitojnë punimet në kanalin “Ibër-Lepenci”
Rikthimi i Hollywood-it: Si po kthehet industria e filmit pas zjarrit?
Lajçaku e konfirmon se Serbia refuzoi takimin e përbashkët për të zhdukurit
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit e luftës
Armëpushimi në Gazë mbetet i largët, ndërsa negociatorët kërkojnë marrëveshje
Vizitë te fermerët e Mitrovicës: Eksperiencë praktike për studentët e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!