Lajmet
Sveçla arsyeton dëmtimin e pajisjeve: “Prishtina më e rëndësishme se çdo imazh”
Published
1 year agoon
By
UBTNewsShefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçla, është deklaruar lidhur me rastin e fundit për dëmtimin e pajisjeve në sallën e Asamblesë në Prishtinë, aty ku edhe u votua buxheti për vitin 2025.

Sveçla duke e arsyetuar këtë veprim ka thënë se rasti që ka ndodhur nuk ka të bëjë fare me miratim të buxhetit, por siç tha ai është munduar të ndalë mikrofonin në mënyrë që të ndërpritet seanca në të cilën do të merreshin disa vendime e që janë shumë të dëmshme për qytetin.
Ai në një konferencë për media të hënën ka thënë se lidhur me këtë është i ftuar nga policia për të dhënë deklaratë.
“Rasti që ka ndodhur nuk ka të bëjë fare me miratimin e buxhetit, për shkak se disa media e kanë potencuar këtë si gjoja shkak i votimit të buxhetit. Unë e kam ndërmarrë një veprim, bëhet fjalë për defunksionalzimin e mikrofonit, i cili në një kohë shumë të shkurtë u funksionalizua sërish. D.m.th nuk bëhet fjalë për kurrfarë vandalizmi të sallës së Kuvendit, bëhet fjalë për një veprim politik, aksion simbolik, i cili ishte i domosdoshëm në mënyrë që të paktën përkohësisht të ndërpritet ajo seancë në të cilën do të merreshin disa vendime e që janë shumë të dëmshme për qytetin dhe për banorët e Prishtinës… Po jam i ftuar (nga Policia), në ora 14:00 do të shkojë në polici për të dhënë deklaratë për këtë çështje”, tha Sveçla.
Ndërsa, u ka kërkuar falje qytetareve lidhur me imazhet nga ajo skenë, ai ka shtuar se përtej atyre pamjeve është e rëndësishme përmbajtja.
“Unë qytetarëve të Prishtinës ju kërkoj falje për imazhet të cilat janë servuar, mirëpo përtej çdo imazhi, pamje është e rëndësishme përmbajtja dhe ajo çfarë përmban veprimi im. Në këtë rast kjo ka të bëjë me ndalimin e aprovimit të planeve dhe projekteve që e ngulfasin zhvillimin e qytetit, të cilat zonat e gjelbra dhe tokat bujqësore i kthejnë në zona ekonomike, e krejt kjo për favore të oligarkëve të ndryshëm dhe si mjet kusuritje për financim të fushatave zgjedhore. Sa herë që LVV merr veprime të tilla me mikrofona të jeni të bindur se po përgatitet diçka e dëmshme ndaj qytetit, diçka e dëmshme pason. Kjo nuk është hera e parë, unë fajin e kërkoj në raport me qytetarët që kanë parë ato imazhe, mirëpo si asamblist e si qytetar i Prishtinës e kam për obligim të marrë çdo hap i cili parandalon veprimet dhe vendimet që nuk e ndihmojnë zhvillimin e qyteti, përkundrazi janë vendime që shkojnë në favor të grupeve të caktuara”, ka shtuar Sveçla.
Në anën tjetër, sekretari i Qendrës, Egzon Azemi, në këtë konferencë për media ka ftuar prokurorinë dhe gjitha organet e drejtësisë që të reagojnë siç tha ai ‘përballë pazareve milionëshe që po ndodhin në kryeqytetin e Republikës’.
“Po ftojmë prokurorinë e gjitha organet e drejtësisë që të reagojnë përballë pazareve milionëshe që po ndodhin në kryeqytetin e Republikës, në Komunën e Prishtinës. Devollët dhe biznesmenët të ndryshëm te lagjeve multimilioneshe private në kryeqytet, përveç se e kanë tashmë në dorë ekzekutivin e Komunës së Prishtinës kanë filluar një fushatë të blerjes së asamblistëve të Kuvendit komunal. Për këtë projekt të dëmshëm ka edhe figura të rëndësishme brenda LDK-së që e kundërshtojnë këtë projekt, andaj, nga këtu i lus që tash është momenti që të ngritën e të flasin kundër një projekti kaq të dëmshëm që rrezikon të ardhmen e kryeqytetit. Mirëpo, kryetari Rama me një pjesë tjetër të profitereve e klientelisteve të kësaj partie janë të gatshëm me çdo kusht të shtyjnë përpara këtë projekt. Asamblistëve të caktuar u janë ofruar tre shtëpi në këmbim të blerjes së një vote. Pra, me pak fjalë qindra, mijëra euro po jepen që të ju mundësohen përfitime multimilioneshe…Prokuroria dhe hetuesia duhet të zgjohen nga gjumi që i ka kapluar dhe t’i hetojnë këto raste skandaloze”, tha Azemi.
Pas miratimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025, në seancën e sotme, shefi i grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes në Prishtinë, Gëzim Sveçla ka këputur mikrofonat nga foltoret.
Asamblistët e Vetëvendosjes zhvilluan edhe një aksion simbolik, ku vendosën banerin “Komuna e Devollëve”.
Pas tre dështimeve të miratimit të buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025, në seanca të jashtëzakonshme, sot me 25 vota për dhe një abstenim, është miratuar buxheti i Komunës së Prishtinës.
Vendi
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
Published
37 minutes agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.
Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.
Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.
Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.
Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.
Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.
Vendi
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Published
1 hour agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.
Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.
Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.
Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.
Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/
lajme
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Published
2 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Ylli i përfaqësueses së Kosovës, Dion Gallapeni, ka reaguar përmes një mesazhi prekës pas humbjes ndaj Turqisë në fazën “play-off”, e cila i dha fund ëndrrës për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gallapeni ka shprehur dhimbjen e tij për rezultatin, duke theksuar se ekipi dha gjithçka në fushë dhe besoi deri në sekondat e fundit, por fati nuk ishte në anën e tyre.
“Nuk ia dolëm… por kjo nuk na ndalë. Është një humbje që dhemb, sepse dhamë gjithçka në fushë dhe besuam deri në fund,” u shpreh ai.
Tutje ai u shpreh se e ndjen zhgënjimin e madh të tifozëve, por nënvizoi se momente të tilla shërbejnë për t’i bërë lojtarët më të bashkuar dhe më të vendosur për të mos u dorëzuar kurrë.
Në mbyllje të mesazhit të tij, lojtari falënderoi publikun për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe dha një premtim të fortë se ekipi do të rikthehet edhe më i fuqishëm për të luftuar për çdo ëndërr që kanë nisur së bashku me tifozët dardanë.
Lajmet
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
Published
3 hours agoon
April 1, 2026By
UBTNews
Prestigjiozja amerikane “The Athletic” i ka kushtuar një vëmendje të veçantë ndeshjes dramatike të mbrëmshme në Prishtinë ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Edhe pse rrugëtimi i “Dardanëve” drejt ëndrrës për Botëror u ndal, analiza e gazetarëve amerikanë nxjerr në pah karakterin e fortë të ekipit tonë përballë një kundërshtari të nivelit të lartë.
Një humbje me dinjitet në “Fadil Vokrri”
Në një natë të karakterizuar nga një atmosferë e zjarrtë që i bëri ballë edhe kushteve të vështira atmosferike, “The Athletic” e përshkruan mjaft mirë qëndresën kosovare. Ata vënë në dukje se suksesi i Turqisë nuk erdhi pa vështirësi, duke cituar:
“Shiu i rrëmbyeshëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nuk mundi ta zbehte atmosferën e zjarrtë, por gjithçka përfundoi me hidhërim për skuadrën guximtare të Kosovës.”
Ky vlerësim tregon se, përtej rezultatit 0-1, Kosova ka lënë mbresa si një “skuadër guximtare” që lufton deri në sekondën e fundit, veçanërisht me rastet e Fisnik Asllanit dhe Florent Muslijës që mbajtën në ankth turqit deri në fund.
27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën
MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara
Gallapeni: Nuk ia dolëm, por kjo nuk na ndalë
Dua Lipa i bashkohet filmit “Peaked”, zgjeron karrierën në Hollywood
Starmer kërkon lidhje më të ngushta me BE-në pas përplasjeve me Trump për luftën në Iran
“The Athletic” vlerëson guximin e Kosovës: “Nuk u mposhtën nga shiu, as nga presioni”
17 vite nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO
Trumpi po e konsideron seriozisht largimin nga NATO-ja
173 vjet nga lindja e Van Gogh
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
