Sport

Suspendohet Ilir Daja i Ballkanit

Daja tani është dënuar me mosushtrim të detyrës për dy ndeshje sipas radhës së organizuar nga FFK.

Published

on

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në mbledhjen e sotme shqyrtoi procedurat e hapura nga Komisioni i Garave pas përfundimit të ndeshjeve të xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës.

Po ashtu, në këtë mbledhje u shqyrtuan edhe procedurat e hapura në xhiron e 10 të Ligës së Parë, në Grupin A dhe në Grupin B, si dhe në ligat e rangjeve të tjera.

Pas shqyrtimit të materialit nga zyrtarët e ndeshjeve si dhe incizimeve televizive, Komisioni Disiplinor vendosi ta dënojë edhe trajnerin e Ballkanit, Ilir Dajën.

Daja u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Drenicës, pasi që e kapi për krahu gjyqtarin e katërt të ndeshjes dhe e shtrëngoi me forcë.

Si pasojë e kësaj, Daja tani është dënuar me mosushtrim të detyrës për dy ndeshje sipas radhës së organizuar nga FFK.

Lajmet

Kapitull i ri për Lakers: Shitje rekord prej 12.5 miliardë dollarësh

Published

on

By

Klubi i njohur i basketbollit, Los Angeles Lakers, pritet të shitet për shumën rekord prej 12.5 miliardë dollarësh, në një marrëveshje historike që do të ndryshojë pronësinë e një prej skuadrave më ikonike të NBA-së.

Blerësit e rinj pritet të jenë Josh Kushner, themelues i kompanisë së investimeve “Thrive Capital”, dhe Bob Iger, ish-drejtori ekzekutiv i “Disney”. Ata janë në proces të marrjes së aksioneve kontrolluese të klubit.

Më parë, Mark Walter, i cili mori shumicën e aksioneve të Lakers nga familja Buss, kishte investuar rreth 10 miliardë dollarë në klub. Marrëveshja e tij u miratua nga Bordi i Guvernatorëve të NBA-së në tetor të vitit 2025.

Kushner dhe Iger kanë shprehur kënaqësinë për mundësinë e drejtimit të Lakers, duke theksuar synimin për të ruajtur traditën e klubit dhe për ta rikthyer atë në majat e basketbollit amerikan. /A.M/

 

Continue Reading

Sport

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Luis Enrique drejt historisë: Fiton Superkupën e 3-të evropiane

Published

on

By

Paris Saint-Germain ka triumfuar ndaj Aston Villës me rezultatin 2-1 në finalen e Superkupës së Evropës, një sukses ky që po e dërgon trajnerin Luis Enrique drejt rekordeve të reja në futbollin botëror.

Në këtë përballje, Khvicha Kvaratskhelia hapi serinë e golave për parisienët, Brian Madjo barazoi përkohësisht shifrat për Aston Villën, ndërsa goditja e saktë nga Désiré Doué siguroi fitoren 2-1 dhe trofeun për kampionët në fuqi.

Për timonierin e PSG-së, ky është trofeu i 13-të në krye të gjigantit francez që prej marrjes së drejtimit në verën e vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, spanjolli ka fituar nga tri herë kampionatin dhe Superkupën e Francës, nga dy herë Kupën e Francës, Ligën e Kampionëve dhe Superkupën e Evropës, si dhe një herë Kupën Ndërkontinentale.

Me triumfin e fundit, Enrique arrin kuotën e gjashtë trofeve evropianë në karrierën e tij si trajner (tri Superkupa Evropiane dhe tri Liga të Kampionëve).

Sipas rrjetit të statistikave Opta, me gjashtë trofe evropianë, Luis Enrique u është afruar vetëm dy emrave që qëndrojnë mbi të në historinë e futbollit evropian: Pep Guardiolës me 7 trofe dhe Carlo Ancelottit me 10 sosh. /E.A/

Continue Reading

Sport

Ronaldo i shpreh ngushëllime Messit për humbjen e babait

Published

on

By

Cristiano Ronaldo i ka dërguar një mesazh të ndjerë ngushëllimi rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi, pas vdekjes së babait të tij, Jorge Messi, në moshën 68-vjeçare pas një sëmundjeje të gjatë.
Duke lënë mënjanë rivalitetin sportive në fushë, ylli portugez reagoi në postimin e Messit me fjalët:
“Përqafime për ty dhe të dashurit në këtë moment të vështirë, Leo. Qëndro i fortë”.

Continue Reading

Të kërkuara