Lajmet

Suspendohet edhe Bellingham

Publikuar

Lojtari i Anglisë, Jude Bellingham, është suspenduar për një ndeshje nga UEFA. Ylli i Real Madridit u dënua pas veprimit që bëri kur shënoi golin e barazimit për Anglinë ndaj Sllovakisë në minutat e fundit (1:1).

21-vjeçari dërgoi ndeshjen në shtesë, të cilën e fitoi Anglia (2:1) dhe u kualifikua në çerekfinale të “Euro 2024”.

Por gjatë festimit, Bellingham vendosi duart afër pjesës intime i drejtuar kah banka rezervë e sllovakëve, për çka ka marrë dënim nga UEFA të premten.

Lajmet

Kurti: Kemi trefishuar buxhetin për investimet në trashëgiminë kulturore e janë restauruar mbi 100 asete

Publikuar

nga

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë, madje sipas tij, është trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Kurti ka shkruar në Facebook se në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore.

“Buxheti vjetor sivjet për kujdesin dhe investimet në trashëgiminë kulturore është më i larti ndonjëherë — trefish më i lartë sesa në vitin 2021. Në tri vjet qeverisje, janë restauruar mbi 100 asete të trashëgimisë kulturore — më shumë se në dy dekadat pararendëse bashkë”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti në Facebook.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dhënë detje për secilin projekt që është duke u zhvilluar në trashëgiminë kulturore në Kosovë.

Sipas tij, në pjesën e parë të këtij viti, kanë përfunduar restaurimet në: Kullën e familjes Tafolli në Çadrak të Suharekës, Shkollën historike shqipe “Ismail Qemali” në Ferizaj, Mullirin e fshatit Majac të Podujevës i ndërtuar në shek. XIX, në Mullirin e Cal Malushit në fshatin Kotradiq të Pejës, në Ndërtesën e shkollës së parë shqipe në Pejë, në Muzeun e Hidroelektranës në Prizren, e kështu me radhë.

Ndërkaq sipas Kurtit punimet po vazhdojnë e janë drejt përfundimit në: Shtëpinë e Hynilerëve në Prishtinë, në Rezidencën e Presidentit Ibrahim Rugova në Shtëpitë tradicionale të Janjevës, e kështu me radhë.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Temperaturat e larta në vend, IKSHPK del me rekomandime dhe këshilla

Publikuar

nga

Temperatura deri në 37 gradë Celsius janë paralajmëruar në vendin tonë në javën e dytë të muajit korrik. Për t’u mbrojtur nga këto temperatura të larta Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), ka dalë me disa rekomandime.

Sipas IKSHPK-së, vala e të nxehtit që pritet të dominojë ditëve në vijim mund të ndikojë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme.

“Periudhat e zgjatura me temperatura të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres të grumbulluar në trupin e njeriut dhe rrisin rrezikun e sëmundjes dhe vdekjes nga ekspozimi ndaj nxehtësisë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Nga IKSHPK-ja thonë se si rezultat, nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të personave që kanë sëmundje kronike (kardiovaskulare, mendore, respiratore dhe sëmundje të lidhura me diabetin) dhe të shkaktojnë dëmtim të shpejtë të veshkave.

Njoftimi i plotë:

Këshilla dhe rekomandime për t’u mbrojtur nga nxehtësia dhe temperaturat e larta

Vala e të nxehtit që pritet të dominojë ditëve në vijim mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve dhe sidomos të grupeve të cenueshme.

Periudhat e zgjatura me temperature të larta gjatë ditës dhe natës krijojnë stres të grumbulluar në trupin e njeriut dhe rrisin rrezikun e sëmundjes dhe vdekjes nga ekspozimi ndaj nxehtësisë.

Paaftësia e trupit për të rregulluar temperaturën e brendshme dhe për të eliminuar nxehtësinë e grumbulluar gjatë temperaturave të larta e rrit rrezikun e rraskapitjes nga nxehtësia dhe goditjes nga nxehtësia. Tendosja që i bëhet trupit ndërsa përpiqet të ftohet, streson gjithashtu zemrën dhe veshkat. Si rezultat, nxehtësia ekstreme mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të personave që kanë sëmundje kronike (kardiovaskulare, mendore, respiratore dhe sëmundje të lidhura me diabetin) dhe të shkaktojnë dëmtim të shpejtë të veshkave.

Këshillat dhe ndërhyrjet praktike në nivel individual, por edhe në nivel të komunitetit dhe institucioneve, mund të shpëtojnë jetë.

Çfarë veprimesh duhet të ndërmerren për t’u mbrojtur nga nxehtësia?

Qëndroni larg të nxehtit

➡️Shmangni të dilni jashtë dhe të bëni aktivitete të rënda gjatë kohës më të nxehtë të ditës ☀️.

➡️Qëndroni në hije 🌳. Mos harroni se temperaturat e perceptuara në diell mund të jenë 10-15 ˚C më të larta 🌡️.

➡️Kaloni 2-3 orë gjatë ditës në një vend të freskët 🌳.

Jini të vetëdijshëm për rrezikun 🚨.

➡️Qëndroni të ℹ️ informuar për paralajmërimet zyrtare rreth temperaturave të larta.

Mbajeni shtëpinë tuaj të freskët

➡️Përdorni ajrin e natës për të ftohur shtëpinë tuaj duke hapur dritaret në mbrëmje kur temperatura e jashtme është më e ulët se ajo e brendshme 🏡.

➡️Gjatë ditës kur temperaturat e jashtme janë më të larta se ato të brendshme, mbyllni dritaret dhe mbulojini ato me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit të hyjnë drejtpërdrejt brenda. ➡️Fikni sa më shumë pajisje elektrike 📴.

➡️Përdorni ventilatorë elektrikë vetëm kur temperaturat janë nën 40 ˚C. ❄️

➡️Nëse përdorni ajër të kondicionuar, vendosni termostatin në 27 ˚C dhe ndizni një ventilator elektrik – kjo do ta bëjë dhomën të ndjehet 4 ˚C më e ftohtë . Gjithashtu mund të kursejë deri në 70% në faturën tuaj të energjisë elektrike për ftohje 🌡️💵.

➡️Mos harroni se mund të jetë më freskët jashtë në hije.

Mbajeni trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar

➡️Përdorni veshje të lehta dhe të lirshme, kryesisht nga pambuku 👚👗🩳.

➡️Bëni dush ose banjë të freskëta 🚿🛁.

➡️Lagni lëkurën tuaj duke përdorur një leckë të lagur, spërkatje ose veshje të lehta të lagura.

➡️Pini ujë rregullisht (🥛💦 1 gotë ujë në orë dhe të paktën 2-3 litra në ditë).

➡️Kontaktoni 📞 rregullisht me njerëzit e pambrojtur në rrethin tuaj – veçanërisht njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me sëmundje të zemrës, mushkërive ose veshkave, me paaftësi dhe që jetojnë vetëm👴👵.

Mbroni foshnjat dhe fëmijët

➡️Asnjëherë mos i lini fëmijët ose kafshët në automjete të parkuara për asnjë kohë, pasi temperaturat mund të rriten shpejt në mënyrë të rrezikshme.

➡️Shmangni ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve të pikut (11:00-17:00), duke kërkuar hije ose duke qëndruar brenda. ➡️Hija 🌲 mund të zvogëlojë nxehtësinë që ndjeni me më shumë se 10 °C.

➡️Mos e mbuloni kurrë një karrocë / karrocë fëmijësh me pëlhurë të thatë – kjo e bën atë më të nxehtë brenda karrocës. Në vend të kësaj, përdorni një leckë të lagur, të hollë dhe lagni sërish sipas nevojës për të ulur temperaturën.

➡️Vishni fëmijët 👕👗🩳 me veshje të lehta e të lirshme që mbulojnë lëkurën e tyre dhe përdorni kapele me buzë të gjera 👒, syze dielli 🕶️ dhe 🧴 krem mbrojtës për t’i mbrojtur ata nga rrezet e diellit.

➡️Ndiqni udhëzimet për ta mbajtur shtëpinë tuaj të freskët për të mbajtur një temperaturë të sigurt të brendshme.

#Mbrohungatemperaturatelarta

#Shëndetipublik

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Miftaraj: Ministria në ‘luftë’ me KGJK-në e KPK-në, kjo e ul besimin e qytetarëve për reformë në drejtësi

Publikuar

nga

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka thënë se Ministria e Drejtësisë (MD), nuk e ka respektin e duhur për Këshillin Gjyqësor dhe atë Prokurorial të Kosovës.

“Qoftë në adresimin e komenteve qoftë në përmbushjen e obligimeve që janë dalë nga Deklarata e Zotimeve”, është shprehur Miftaraj.

Këtë deklarim Miftaraj e bëri gjatë konferencës së organizuar të hënën nga IKD ku u publikua raportit: “Problemet e reformës në drejtësi” (Analizë e katër Projektligjeve që dalin nga “Deklarata e Përbashkët e Zotimeve”), raporton “Betimi për Drejtësi”.

Megjithatë, sipas Miftaraj edhe Këshilli Gjyqësor dhe Prokuorial i Kosovës nuk është që i mbajnë parimet që do të siguronin që të kemi një proces transparent me pjesëmarrjen e gjithë akterëve në hartimin e politikave.

“Po flasim për politikat kryesore që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi. Kosova me Bashkimin Evropian kanë një raport kontraktual përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit që obligon institucionet e Republikës së Kosovës që politikat bazë që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi t’i kemi në koordinim, në bashkëpunim të bazuar në mirëbesim mes Ministrisë së Drejtësisë, institucioneve qeveritare, Kuvendit por me përfshirje të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial”, shtoi tutje ai.

Miftarja theksoi se kemi parë në vazhdimësi kritika nga politika ndaj Këshillit Gjyqësor dhe atij Prokurorial e cila po kthehet në një luftë në distancë mes këtyre mekanizmave e që sipas tij kjo e ulë besimin e publikut dhe ulë edhe besimin se këto institucione me të vërtetë kanë interes të përbashkët me adresua reformën në drejtësi.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), të hënen, me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Sundimit të Ligjit (INL) – Departamenti i Shtetit Amerikan dhe të National Endowment for Democracy (NED), publikoi raportin , “Problemet e reformës në drejtësi” (Analizë e katër Projektligjeve që dalin nga “Deklarata e Përbashkët e Zotimeve”).

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Rreziku i zjarreve në Kosovë, Policia bën thirrje për kujdes

Publikuar

nga

Temperatura të larta janë duke u regjistruar ditëve të fundit në vend. Si shkak i kësaj policia rajonale e Pejës ka një apel për qytetarët. Krejt kjo duke pas parasysh rrezikun e përgjithshëm që mund të shkaktojnë zjarret.

Policia ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve.

“Duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen. Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrëvenieve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

Ndërsa ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, do të ndërmerren masa ligjore.

“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”, thuhet më tutje në komunikatë.

“Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanti Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara