Lajmet

Supermarketet e Australisë paditen për pretendime të rreme për zbritje

Published

on

Mbikëqyrja e konsumatorit në Australi, Komisioni Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit (ACCC), ka paditur dy zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve, Coles dhe Woolworths, për pretendime të rreme lidhur me zbritjet e çmimeve. ACCC akuzon këto supermarkete se kanë rritur përkohësisht çmimet e disa artikujve përpara se t’i ulën ato, duke i bërë ato të duken si ulje të përhershme, ndonëse shumë herë çmimi ishte i njëjtë ose më i lartë se origjinali.

Coles ka deklaruar se do të mbrohet kundër akuzave, ndërsa Woolworths ka njoftuar se do të shqyrtojë pretendimet. Të dy gjigantët e ushqimeve, të cilët përbëjnë dy të tretat e tregut australian, janë nën vëzhgim të rreptë për rritjen e çmimeve dhe praktikat anti-konkurruese.

Kryeministri Anthony Albanese e quajti sjelljen e supozuar “plotësisht të papranueshme” dhe theksoi se konsumatorët nuk meritojnë të trajtohen si budallenj. Ai përmendi gjithashtu një projektligj për një “kod sjelljeje” të premtuar më parë për supermarketet.

Gina Cass-Gottlieb, kryetarja e ACCC, theksoi se Coles dhe Woolworths kanë shpenzuar vite duke promovuar zbritje të cilat blerësit tani i perceptojnë si ulje të qëndrueshme në çmime. Megjithatë, ajo nënvizoi se shumë nga këto ulje ishin “iluzore”. Hetimi i ACCC zbuloi se Woolworths kishte mashtruar për rreth 266 produkte gjatë 20 muajve, ndërsa Coles për 245 produkte gjatë 15 muajve./UBTNews/

Lajmet

Dyshohet se ushtroi dhunë psikologjike ndaj babait, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi dyshohet se i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, teksa një nga zyrtarët ka pësuar edhe lëndime, transmeton KosovaPress.

I dyshuari ka demoluar edhe orenditë e zyrës në stacionin policor, teksa është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte shkaktuar dhunë psikike ndaj babait të tij. Gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku një zyrtar ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari edhe në stacion policore ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./KP

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Zveçan

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Fsh. Korilë, Zveçan 17-20.10.2025 – NN. Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të Policisë së Kosovës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

14 vjet nga Maratona e parë ndërkombëtare në Shqipëri

Published

on

Në Shqipëri më 21 tetor të vitit 2011 u zhvillua për herë të parë një Maratonë Ndërkombëtare.

Rreth 3000 vrapues, mes të cilëve 800 maratonistë të ardhur nga 13 vende të botës iu bashkuan Maratonës Ndërkombëtare në Tiranë me pikë-nisje sheshin “Skënderbej”.

Pas vrapimit 42 km, keniani Elisha Kiprotich dhe moldavja Svetlana Shepeleva hyjnë në histori si fituesit e kësaj Maratone të parë ndërkombëtare e organizuar në Shqipëri./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Protesta në Tiranë, Spiropali: Reagimet s’duhet të ndërhyjnë në raportet Shqipëri-Kosovë

Published

on

Protesta e mbajtur në Tiranë në mbështetje të liderëve të UÇK të cilët janë në proces gjyqësor në Hagë, u shoqërua ende pa nisur me një deklaratë nga Lëvizja Vetëvendosje, ku thuhej ndër të tjera se ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ai që mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale.

Në lidhje me këto deklarata politike, ministrja e jashtme e Shqipërisë Elisa Spiropali, e cila u shpreh se ishin të panevojshme, të papritura dhe jo të mirëpritura.

“I panevojshëm, reagimet politike nuk duhet të ndërhyjnë në raportet Shqipëri-Kosovë. Ajo deklaratë e parë politike ishte e papritur dhe jo e mirëpritur, qytetarët në shesh nuk ishin për Ramën, por për atë që po ndodh në Hagë. Sovraniteti i Kosovës po cënohet edhe për shkak të kësaj gjykate, duhet të jetë proces që bën drejtësi”, tha ajo.

Ajo u shpreh se kreu i qeverisë shqiptare ka mbajtur qëndrime të forta dhe ka ngritur zërin në çdo Samit, kur çështja ka qenë për Kosovën, apo për akuzat për krime lufte.

“Mund të merrni deklaratat e kryeministrit në Këshillin e Europës dhe kudo tjetër ku Shqipëria e ka ngritur çështjen e Kosovës dhe me tone të larta. Deklarata, qëndrimet, kosto që ka mbajtur kryeministri për këtë çështje, janë aty për t’u parë. Ai nuk do të ishte në atë protestë, pikërisht për të mos e politizuar”, u shpreh ministrja Spiropali.

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë u mbajt të premten në Tiranë, ku morën pjesë mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara