Sport

Superliga e Shqipërisë, spikat ndeshja mes Laçit e Tiranës

Dy ndeshje të këtij programi do të zhvillohen me fillim nga ora 16:45.

Published

on

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e 31.

Dy ndeshje të këtij programi do të zhvillohen me fillim nga ora 16:45, ku spikat ajo mes liderit të tabelës dhe vendit të dytë, respektivisht mes Laçit e Tiranës.

Krahas përballjes mes Laçit e Tiranës do të zhvillohet edhe një ndeshje tjetër interesante, ku në stadiumin “Elbasan Arena” Partizanit pret në shtëpi skuadrën e Dinamos.

Ndërkaq, stadiumi “Niko Dovana” do të jetë nikoqir i ndeshjes përmbyllëse të ditës së sotme, ku skuadra e Kukësit zhvillon ndeshje si mysafire kundër kampionit aktual, Teutës.

Momentalisht, tabela kryesohet nga skuadra e Tiranës me 66 pikë, 15 sosh më shumë se Laçi në pozitën e dytë, kurse Top 4 e mbyllin Kukësi me 46 pikë dhe Partizani me 43 sosh.

Në anën tjetër, në zonën e rrezikut gjenden Egnatia me 34 pikë, Dinamo me 23 sosh dhe Skënderbeu me vetëm 21 pikë të tubuara.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

16:45 Laçi – KF Tirana

16:45 Partizani – Dinamo

19:45 Teuta – Kukësi

Sport

Bashkimi kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit për shkak të vizave

Published

on

By

Klubi i basketbollit Bashkimi ka kërkuar nga FIBA shtyrjen e ndeshjes ndaj Manchesterit, e paraparë të zhvillohet të martën nga ora 20:00, në kuadër të Grupit F të “FIBA Europe Cup”.

Skuadra nga Prizreni ka njoftuar se nuk mund të udhëtojë drejt Anglisë, pasi anëtarët e ekipit ende nuk kanë marrë përgjigje lidhur me pajisjen me viza.

Sipas njoftimit zyrtar, klubi ka përmbushur me kohë të gjitha procedurat dhe kërkesat e nevojshme, por çështja e vizave vazhdon të mbetet e pazgjidhur.

Për këtë arsye, Bashkimi i është drejtuar FIBA-s me kërkesë për caktimin e një date të re, që do t’i mundësonte skuadrës të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm dhe të zhvillojë ndeshjen.

D.L

Continue Reading

Sport

Mediat italiane vlerësojnë Zhegrovën, por kritikojnë sulmin e Juventusit

Published

on

By

Edon Zhegrova po merr vlerësime pozitive nga mediat italiane për aftësitë e tij individuale, ndërsa Juventusi vazhdon të përballet me vështirësi në fazën ofensive.

Në një analizë të publikuar nga “Goal”, gazetari Simone Eterno ka theksuar se futbollisti kosovar mund t’i sjellë më shumë kreativitet sulmit të Juventusit, por skuadra nuk mund të mbështetet vetëm në cilësitë e tij individuale.

Sipas analizës, Zhegrova ka dëshmuar se mund të ndryshojë ritmin e lojës përmes driblimeve dhe depërtimeve, duke krijuar më shumë mundësi në sulm.

Megjithatë, mediumi italian thekson se Juventusi duhet të përmirësojë organizimin ofensiv për të shfrytëzuar më mirë potencialin e reprezentuesit të Kosovës.

D.L

Continue Reading

Sport

Daniele Adani kritikon Edon Zhegrovën: Nuk është në nivelin e Juventusit

Published

on

By

Ish-futbollisti i Serie A, Daniele Adani, ka lëshuar kritika të ashpra ndaj reprezentuesit të Kosovës, Edon Zhegrova, duke vënë në dyshim nivelin e tij për të luajtur te Juventusi.

Në një deklaratë për “Rai Sport”, Adani ka vlerësuar se Zhegrova nuk i përmbush kërkesat e klubit italian dhe se do të ishte më i përshtatshëm për një skuadër të mesit të tabelës.

“Edon Zhegrova nuk është lojtar i nivelit të Juventusit. Ai duhet të luajë për një skuadër që lufton për mesin e tabelës, sepse luan vetëm 30 minuta për ndeshje”, është shprehur Adani.

Deklarata e tij vjen si një kritikë e drejtpërdrejtë ndaj aftësisë së sulmuesit kosovar për t’u përshtatur me kërkesat e Juventusit.

D.L

Continue Reading

Sport

Vinicius përfshihet në incident me një zyrtar të La Liga-s, kërkon falje para skuadrës

Published

on

By

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior, është përfshirë në një incident pas përfundimit të ndeshjes së fundit, ku dyshohet se ka shtyrë një zyrtar të La Liga-s në tunelin që çon drejt dhomave të zhveshjes.

Sipas gazetarit Marcos Benito të emisionit sportiv “El Chiringuito TV”, ngjarja ka ndodhur derisa braziliani po largohej nga fusha.

Pas incidentit, Vinicius ka marrë përgjegjësinë për veprimet e tij, duke kërkuar falje para bashkëlojtarëve dhe stafit teknik të Real Madridit.

“Vinicius kërkoi falje në dhomat e zhveshjes dhe i shpjegoi veprimet e tij”, ka deklaruar gazetari Marcos Benito.

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse sulmuesi brazilian do të përballet me një suspendim prej dy ndeshjesh, që mund ta lërë jashtë përballjeve ndaj Sevillas dhe Barcelonës.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara