Sport

Superkupa e Francës: Lilla nuk e ka fituar kurrë e PSG ka 10, por i mungon gjysma e ekipit

Published

on

Në pritje të fillimit të Ligue 1, të planifikuar për fundjavën e ardhshme, të dielën e 1 gushtit do të vihet në skenë Superkupa e Francës. Do ta diskutojnë Lille dhe Psg, në Bloomfield Stadium, në Tel-Aviv në Izrael. Ekipi i drejtuar nga Gourvennec triumfoi në kampionat sezonin e kaluar, falë pathyeshmërisë së Maignan, portierit të ri të Milanit, dhe golave të Burak Yilmaz. Klubi parizian fitoi Kupën e Francës duke mundur Monakon në finale. Tani të dy do të sfidohen për Superkupën, objektivin e tyre të parë në këtë sezon.

Lille ka ndërruar trajner: Galtier pas suksesit në Ligue 1 pranoi sfidën e re të Nice. Asnjë nënshkrim i madh i bërë nga klubi deri më tani. Në listën e daljeve, përveç portierit francez, është me peshë edhe mesfushori Boubakary Soumaré te Leicester. Revolucioni te Psg është një situatë krejt e kundërt: kanë mbërritur lojtarët me parametër zero Sergio Ramos, Gigio Donnarumma dhe Georginio Wijnaldum. 68 milion janë shpenzuar nga parisienët për të blerë anësorin maroken Achraf Hakimi nga Interi. Pochettino do të duhet të bëjë pa shumë titullar megjithatë për finalen e Superkupës. Nga ish-mbrojtësi i Real Madrid për shkak të dëmtimit, te portieri italian që është ende me pushime, ashtu si Verratti. Gjithashtu janë Neymar, Marquinhos dhe Paredes që morën pjesë në Kupën e Amerikës në korrik, që duhet të kthehen në Paris në 2 Gusht.

Ndeshjet e fundit miqësore të Lille nuk janë perfekte. Vetëm një fitore në pesë ndeshje me Waasland-Beveren, ndërsa është thyer nga Gent, Benfica dhe Porto, për të barazuar kundër Kortrijk, një ekip belg. PSG ka bërë më mirë, tre fitore dhe dy barazime. Skuadra e Pochettino ka fituar trofeun 10 herë, asnjë klub nuk ka bërë më mirëse ata. Lille llogarit dy finale të humbura: në ’55 kundër Reims e dhjetë vjet më parë kundër Marseille.

Continue Reading

Sport

Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë në ankand

Published

on

By

Një fanellë e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, e veshur gjatë finaleve të NBA-së në vitin 1998, është shitur në ankand për 14 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për fanellën që Jordan e kishte veshur në ndeshjen e dytë finale ndaj Utah Jazz, në sezonin e njohur si “The Last Dance”, kur Chicago Bulls siguruan titullin e gjashtë në histori.

Ankandi u organizua nga shtëpia “Hunt Auctions”, ndërsa fanella u ble nga një investitor i pasurive të paluajtshme nga Miami.

Në finalet e vitit 1998, Jordan regjistroi mesatarisht 33.5 pikë për ndeshje dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i serisë finale, duke udhëhequr Chicagon drejt titullit.

Pavarësisht shumës së lartë, fanella nuk e ka thyer rekordin për artikullin sportiv më të shtrenjtë të shitur në ankand. Ky rekord vazhdon të mbahet nga fanella e legjendës së bejsbollit, Babe Ruth, e shitur për 24.12 milionë dollarë në vitin 2024.

Kjo është fanella e tretë e Jordanit nga finalet e vitit 1998 që shitet për mbi 10 milionë dollarë, duke konfirmuar vlerën historike të trashëgimisë së tij në basketboll.

D.L

Continue Reading

Sport

Osmani dhe Gashi titullarë në humbjen e Bayernit U19

Published

on

By

Dy mesfushorët, Erblin Osmani dhe Yll Gashi, ishin titullarë në humbjen 2:0 të Bayern Munichut U19 ndaj Vikingut U19, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në UEFA Youth League.

Në takimin e zhvilluar të hënën, Osmani qëndroi në fushë deri në minutën e 87-të, ndërsa Gashi u zëvendësua në minutën e 70-të.

Osmani, i cili është pjesë e grupmoshave të reja të Bayernit, muajin e kaluar regjistroi edhe debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.

Mesfushori u aktivizua për tre minuta në fitoren 1:0 të “Dardanëve” ndaj Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Genc Nuza delegohet gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Published

on

By

Gjyqtari kosovar Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Twentes dhe Thunit, në kuadër të fazës së ligës në UEFA Conference League.

Takimi do të zhvillohet më 15 tetor, në Enschede të Holandës, ndërsa Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje.

Atij do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti. Rolin e ndihmësit të gjyqtarit në VAR (AVAR) do ta ketë Alban Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila e ka vlerësuar këtë delegim si një tjetër sukses për gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Sipas FFK-së, angazhimi i Nuzës dhe ekipit të tij në garat evropiane dëshmon profesionalizmin dhe përparimin e gjyqtarëve të Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

D.L

Continue Reading

Sport

Getafe zyrtarizon transferimin e Dani Carvajal

Published

on

By

Klubi spanjoll Getafe ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin me përvojë, Dani Carvajal, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027.

Ish-kapiteni i Real Madridit i bashkohet skuadrës së re pas një karriere të suksesshme me klubin madrilen, ku regjistroi 451 paraqitje, 14 gola dhe 66 asistime.

Gjatë periudhës së tij te Real Madridi, Carvajal fitoi gjithsej 27 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër të La Ligës.

Sipas raportimeve, transferimi ishte vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, pasi oferta fillestare prej 400 mijë eurosh ishte konsideruar e ulët në krahasim me pagën e tij të mëparshme te Real Madridi, që arrinte deri në 10 milionë euro në vit.

Me këtë transferim, Getafe synon të përforcojë repartin defensiv dhe të përfitojë nga përvoja e madhe e mbrojtësit spanjoll.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara