Sport

Sulmuesi shqiptar i Juventusit kthehet pas 146 ditëve

Published

on

Giacomo Vrioni ka lënë prapa dëmtimin e rëndë dhe është kthyer të luajë në një ndeshje zyrtare pas plot 146 ditëve.

Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare më në fund ka lënë pas dëmtimin dhe zbriti në fushë për Juventus U23 ditën e djeshme ndaj Olbia.

Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 77’, për herë të parë që prej nëntorit kur pësoi dëmtimin e rëndë në një nga seancat stërvitore me ekipin e parë.

22-vjeçari pësoi një frakturë në këmbën e djathtë dhe iu desh patjetër të operohej.

Pas një faze rikuperimi të gjatë, Vrioni është kthyer dhe është gati për sprintin final të sezonit.

Andrea Pirlo ia ka dhënë shansin që të debutojë me ekipin e parë, Vrioni shpreson të ketë një tjetër mundësi në pjesën e mbetur të sezonit.

Lajmet

Inter Miami ia mbyll dyert Lewandowskit

Published

on

Inter Miami nuk ka asnjë qëllim të transferojë Robert Lewandowskin, pavarësisht informacioneve që kanë qarkulluar ditët e fundit dhe që flasin për një interes të supozuar të klubit amerikan për sulmuesin e FC Barcelona. Sipas gazetës, klubi që udhëhiqet nga David Beckham e ka përjashtuar plotësisht këtë mundësi.

Arsyeja është e dyfishtë, nga njëra anë, profili i sulmuesit polak nuk përputhet me planet sportive të Interit, i cili po kërkon lloj tjetër përforcimesh për sezonet e ardhshme.

Nga ana tjetër, klubi tashmë ka në përbërje një golashënues me moshë dhe karakteristika të ngjashme, Luis Suárez, i cili vazhdon të jetë një figurë kyçe brenda dhomës së zhveshjes.

Në këtë drejtim, prioriteti i Inter Miami është rinovimi i kontratës së Suárezit, megjithëse me një rishikim të pagës në rënie, të përshtatur me politikën ekonomike të klubit dhe me ecurinë sportive të futbollistit uruguaian.

Prania e ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Atlético Madridit e bën të panevojshme afrimin e një “nëntëshe” tjetër veterane me një kontratë të madhe.

Kjo nuk do të thotë, megjithatë, se Lewandowski nuk ka treg në Shtetet e Bashkuara. Klube të tjera të MLS-së kanë lëvizur dhe kanë sondazhuar situatën e tij. Një nga më aktivet ka qenë Chicago Fire, i cili tashmë ka vendosur kontakte me rrethin e sulmuesit, duke vlerësuar një transferim të mundshëm në të ardhmen.

Kështu, ndërsa Inter Miami qëndron jashtë kësaj çështjeje dhe ia mbyll derën operacionit, MLS vazhdon të shfaqet si një destinacion i mundshëm për Lewandowskin, edhe pse për momentin larg projektit që udhëhiqet nga Messi, Suárez dhe Beckham në Florida./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Retrospektivë: Vjedhja e Kupës botërore të FIFA-s 1983

Published

on

Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, është vjedhur më 19 dhjetor të vitit 1983 në Brazil.

Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për ta mbajtur përgjithmonë kupën origjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929.

Kupa mbahej e ekspozuar në selinë e Konfederatës braziliane të Futbollit në Rio de Zhaneiro, në një kabinet me xham rezistues ndaj plumbit.

Më 19 dhjetor 1983, pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një levë dhe kupa u vodh. Katër persona u dënuan në mungesë për krimin.

Kupa nuk është gjetur, ndërsa besohet se është shkrirë, duke u kthyer në shufra ose pllaka ari./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​PSG fiton Kupën Ndërkontinentale 2025, Safonov pret katër penallti

Published

on

PSG dhe Flamengo zhvilluan mbrëmë ndeshjen finale të Kupës Ndërkontinentale në stadiumin “Ahmad bin Ali” në Doha të Katarit.

Kampioni evropian u kualifikua direkt në finale, ndërsa kampioni i Amerikës së Jugut mposhti ekipin meksikan Cruz Azul (2:1) dhe ekipin egjiptian Pyramids të udhëhequr nga Kruno Jurçiq (2:0) në rrugën drejt finales.

Ekipi francez erdhi në epërsi në takim me golin e Kvaratskhelia në minutën e 38-të, pas harkimit nga Desire Doue.

Skuadra e Flamengo-s barazoi shifrat në pjesën e dytë me golin e Jorginho nga penalltia në minutën e 62-të, pasi Marquinos ndali në mënyrë të palejuar Arrascaeto brenda zonës së rreptësisë.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues 1:11 dhe nuk pati ndryshim në rezultat as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, kështu që fati i fituesit u vulos përmes ekzekutimit të penalltive.

De La Cruz shënoi sigurt në goditjen e parë të penalltisë për Flamengon, ndërsa për PSG-në barazoi Vitinha.

Në goditjen e radhës Saul i Flamengos dështoi të shënojë, pasi portieri i PSG-së lexoi gjuajtjen e tij. Kur pritej që ekipi francez të arrijë epërsinë e parë nga penalltitë prej 2:1, njëri ndër lojtarët më të mirë botërorë Dembele dështoi të shënojë gol.

Pedro mori të realizojë penalltinë e tretë për Flamengon, por sërish portieri Safonov mbrojti goditjen e tij në këndin e djathtë të portës. Nuno Mendez pasoi me epërsinë për PSG-në prej 2:1.

Leo Pereira goditi penalltinë e katërt të Flamengos, duke e dërguar topin në mes të portës, ku Safonov bëri një tjetër pritje.

Barcola shënoi golin e katërt të PSG-së në këndin e djathtë dhe ekipi francez kështu fitoi titullin e parë të këtij edicioni pas penalltive me rezultatin 4:1 – 5:2 rezultati i përgjithshëm i takimit.

Kujtojmë, turneu i Kupës Ndërkontinentale u luajt për herë të parë në vitin 2024 dhe titulli u fitua nga Real Madridi, pasi mposhti ekipin meksikan Pachuca 3:0 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Lusail” në Katar.

Kupa Ndërkontinentale e FIFA-s është një garë vjetore për klube e organizuar nga FIFA.

Ajo përfshin kampionët aktualë të të gjashtë konfederatave UEFA, CONMEBOL, CONCACAF, AFC, CAF, OFC, me kampionin evropian që kualifikohet direkt për në finale, ndërsa të tjerët avancojnë përmes play-off-it për të përcaktuar sfiduesin për në finale.

Continue Reading

Lajmet

Juventusit i rritet vlera, pas ofertës mbi 1 miliardëshe të “Tetherit”

Published

on

Juventus pa vlerën e tij në bursë të rritej ndjeshëm të hënën në mëngjes, si pasojë e ofertës prej 1.1 miliardë eurosh nga “Tether” për të marrë kontrollin e klubit nga familja Agnelli.

Të premten në mbrëmje, “Tether” njoftoi se kishte dorëzuar zyrtarisht një ofertë me vlerë rreth 1.1 miliardë euro për të blerë 65.4% të aksioneve të klubit, të cilat aktualisht zotërohen nga “Exor”, kompania holding në pronësi dhe nën menaxhimin e familjes Agnelli.

“Tether”, që tashmë zotëron pak më shumë se 10% të aksioneve të Juventusit, njoftoi gjithashtu se synon të bëjë një ofertë publike për të blerë edhe aksionet e mbetura të klubit me të njëjtin çmim, çka do t’i jepte kontroll të plotë dhe ekskluziv mbi klubin.

Familja Agnelli, megjithatë, ka këmbëngulur që prej mbrëmjes të së premtes se Juventusi nuk është në shitje.

“Juventusi ynë, historia jonë, vlerat tona, nuk janë në shitje,” deklaroi John Elkann në një video të publikuar publikisht të shtunën.

Si pasojë e ofertës për marrje kontrolli, vlera e Juventusit në bursë u rrit ndjeshëm të hënën në mëngjes.

Kur tregu u mbyll të premten në mbrëmje, përpara njoftimit të “Tether”, një aksion i vetëm i klubit vlente 2.34 euro, krahasuar me 2.47 euro të hënën në mëngjes. Kjo përfaqëson një rritje prej 12.7%.

Oferta e “Tether” ishte për të blerë aksionet e mbetura të Juventusit me një çmim prej 2.66 euro për aksion, që barazohej me një kosto totale rreth 1.1 miliardë euro.

Ky çmim përfaqësonte një premium prej 20.47% krahasuar me vlerën zyrtare të aksioneve përpara fundjavës./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara