Kronikë e zezë

Sulmoi gruan pas mosmarrëveshjes për ditëlindjen e vajzës, prokuroria kërkon paraburgim për gjakovarin

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.

Published

on

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar paraburgim ndaj të pandehurit A.J., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” ndaj gruas së tij, S.J.

Deri te vepra penale, sipas prokurorisë ka ardhur pas një mosmarrëveshje mes çiftit në lidhje me organizimin e ditëlindjes së vajzës së tyre.

I pandehuri në një moment fillon qe ta sulmon te dëmtuarën duke e goditur me duar e me rrip në pjesë te ndryshme te trupit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokurori i rastit ndaj të pandehurit A. J., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh, i cili në ndalim gjendet nga 22 gushti i këtij viti.

Lajmet

Arrestohet i dënuari me 10 muaj burg për narkotikë në Prizren

Published

on

Në Prizren është arrestuar një person i kërkuar nga autoritetet, i cili ishte i dënuar me 10 muaj burg efektiv për veprën penale “Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”.

Sipas policisë, më 16 qershor 2026, njësiti për realizimin e urdhëresave i Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore, ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin Xh.K., mashkull nga Prizreni.

I njëjti ishte në kërkim me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

Pas arrestimit, fillimisht është shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren dhe më pas është dërguar në vuajtje të dënimit në burg.

Policia ka theksuar se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe në arrestimin e personave të kërkuar, si dhe në parandalimin e veprave penale që cenojnë sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet për dhunim të një të miture

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, i dyshuar për veprën penale të dhunimit.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 15 qershor 2026, rreth orës 15:00. I dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një viktimë të mitur.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të prokurorit, pas inicimit të rastit, i dyshuari është ndaluar dhe është dërguar në mbajtje.

Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet shtetas i Serbisë në Bërnjak, dyshohet për dhënie ryshfeti

Published

on

Në Pikën Kufitare Bërnjak, dje  rreth orës 16:15, është arrestuar një shtetas i Serbisë nën dyshimin për dhënie ryshfeti zyrtarëve policorë.

Sipas policisë, i dyshuari ka tentuar të ofrojë 30 euro për të kaluar kufirin dhe për të hyrë kundërligjshëm në territorin e Republikës së Kosovës. Paratë janë sekuestruar në vendngjarje.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia zbulon tetë bimë kanabis në një shtëpi në Kaçanik

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfiskuar tetë bimë të dyshuara të llojit kanabis sativa gjatë një kontrolli të realizuar në Kaçanik.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 14:30 në rrugën “UÇK-ja”, pas pranimit të informatave se në një pronë po kultivoheshin bimë narkotike.

Njësitë policore kanë kryer kontroll në shtëpinë e një të dyshuari mashkull kosovar, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tetë vazo me bimë të mbjella kanabis sativa, si dhe shishe që dyshohet se përdoreshin për ujitjen e tyre.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të arrestuar.

Hetimet për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimës së kanabisit” janë duke vazhduar.

Continue Reading

Të kërkuara