Kronika e zezë

Sulmohet seksualisht një femër në Pejë, arrestohet i dyshuari

Publikuar

Policia ka njoftuar për një rast sulm seksual në Pejë.

Lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti e kishte sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Kronika e zezë

Gjendet i vdekur 55-vjeçari që u raportua si i zhdukur në Ferizaj

Publikuar

nga

Një person është gjetur sot pa shenja jete në një veturë në afërsi të fshatit Bablak të Ferizajt. Policia e Kosovës njofton se bëhet fjalë për një 55-vjeçar i cili mbrëmë u raportua si i zhdukur nga familjarët e tij.

Të gjitha njësitet relevante policore, përfshirë edhe Emergjencën e Ferizajt janë paraqitur në vendin e ngjarjes, ku nga ana e ekipit mjekësor është konstatuar vdekja e personit në veturë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore të cilët e kanë tërhequr trupin e pajetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit ai është dërguar në IML në Prishtinë për obduksion.

Në bazë të hetimeve preliminare të Njësive Policore dhe ekipit të IML-së nuk është vërejtur ndonjë shenjë dhune në trupin e personit të pajete.

Rasti mbetet të trajtohet më tutje nga Sektori i Hetimeve Rajonale të DRP-së Ferizaj./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohet një zyrtar i doganës

Publikuar

nga

Mbrëmë është arrestuar një zyrtar doganor në pikë kalimin në Vërmicë nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës së tij zyrtare. Polica e Kosovës ka njoftuar se i njejti është dërguar në mbajtje.

“Bazuar në provat e gjetura dhe sipas urdhrit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, është konstatuar dyshimi i arsyeshëm se zyrtari doganor në detyrë ka qenë i përfshirë në veprat penale marrje e mitos sipas nenit 428 dhe Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar sipas nenit 422 të Kodit Penal të Kosovës”’, thuhet në komunikatën e Policisë.

Arrestimin e zyrtarit doganor e ka konfirmuar edhe dogana e Kosovës përmes një njoftimi./UBTNews

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Arrestohen tre persona në Pejë të dyshuar për fajde

Publikuar

nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Pejë të dyshuar për fajde. Siç njofton Policia, gjatë arrestimit të tyre janë gjetur edhe mjete financiare.

“Nga njësiti i hetimeve pran Drejtorisë për hetimin e krimit të organizuar lidhur me veprat e cekura në dy lokacione në flagrancë janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë arrestimit te të dyshuarit janë gjetur mjete financiare – para të gatshme të cilat viktima i kishte paguar këste për fajde. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar: 3300 (tremijë e treqind) euro para të gatshme, dy pistoleta, një pushkë e gjuetisë, 89 fishek, dy vetura si dhe dokumente të ndryshme relevante për rast”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë. 

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Shtetasi i Norvegjisë e shet në Kosovë veturën që ishte në kërkim ndërkombëtar si e vjedhur

Publikuar

nga

Policia në Ferizaj ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka shitur veturën e cila ishte në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, ndërkaq i dyshuari është shtetas i Norvegjisë.

Policia ka bërë të ditur se vetura është konfiskuar, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, pas intervistimit.

“Ferizaj, 16.09.2021-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – shtetas i Norvegjisë pasi që i njëjti dyshohet se ka shitur veturën e tij e cila dyshohet se ka qenë në kërkim në nivel ndërkombëtar si e vjedhur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara