Lajmet
Sulmohet me gurë autobusi me udhëtarë nga Kosova në Mal të Zi, reagon Ministria e Punëve të Jashtme
Published
5 years agoon
By
Betim GashiMinistria në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka reaguar pas incidentit të djeshëm në Berane të Malit të Zi, ku një autobus me udhëtarë nga Kosova është sulmuar me gurë. Nga ky incident nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ministria në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka kërkuar nga autoritetet malazeze sqarim të plotë të këtij incidenti, i cili nuk është në frymën e fqinjësisë së mirë e rrugës së pa alternativë të të dyja shteteve për integrim euro-atlantik.
“Ambasada jonë në Podgoricë, sot, përmes një note verbale drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme të Malit të Zi ka kërkuar shpjegim në lidhje me incidentin në Berane. Si rajon ne jemi përcaktuar për integrim euro-atlantik dhe Kosova nuk do të lejojë asnjë zbrazëti për minim të kësaj përpjekjeje, nga lufta hibride që po bëhet ndaj shteteve anëtare dhe aleatëve të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. I bëj thirrje autoriteteve të Malit të Zi që të ruajnë marrëdhëniet e shkëlqyera të kultivuara mes vendeve tona në vitet e fundit, duke marrë parasysh edhe rolin e rëndësinë e lartë të komunitetit shqiptar në Mal të Zi”, thuhet në reagim./UBTNews
Lajmet
Zidane paralajmëron rikthimin e tij
Published
46 minutes agoon
November 11, 2025By
UBT News
Pas gati katër vitesh larg stolit, ish-trajneri Zinedine Zidane ka lënë të kuptohet se rikthimi i tij në futboll është afër.
Ish-trajneri i Real Madridit, në një deklaratë të shkurtër të raportuar nga eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, tha:
“Do të ndodhë së shpejti. Shumë shpejt.”, tha Zidane.
Edhe pse nuk dha detaje të tjera, kjo fjali e shkurtër ka mjaftuar për të ndezur emocionet e tifozëve, sidomos atyre të Real Madridit, që ëndërrojnë rikthimin e tij në “Santiago Bernabeu”.
Zidane është pa klub që nga viti 2021 dhe është përfolur për disa destinacione të mëdha, përfshirë kombëtaren e Francës, Manchester United dhe PSG-në./S.K/KP/
Lajmet
Dëshmitarët e fundit në Speciale në rastin “Thaçi dhe të tjerët”
Published
1 hour agoon
November 11, 2025By
UBT News
Përmes një komunikate për media, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se për këtë javë dhe javën tjetër janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ish-ambasadori amerikan Kristofer Hill (Christopher Hill) filloi dëshminë të hënën, më 10 nëntor, kurse nga fundi i javës pritet të dëshmojë edhe një dëshmitar tjetër.
Gjithashtu, edhe Ish-komandanti i NATO-s Uesli Klark (Wesley Clark) është planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor. Për dëshminë e tij janë planifikuar seanca edhe më19 dhe 20 nëntor, ndërsa 21 nëntori është planifikuar si ditë rezervë, në rast nevoje.
Të gjitha seancat e javës që vjen aktualisht janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 që pritet të jenë kryesisht publike dhe mund të ndiqen në të tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht. (përmes faqes së internetit të DHSK-së, me 45 minuta vonesë).
Historiku i çështjes gjyqësore
Aktakuza fillestare kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020, dhe u ndryshua më 3 shtator 2021, 29 prill 2022, dhe 30 shtator 2022.
Versioni me më pak redaktime i Aktakuzës u dorëzua më 27 shkurt 2023, e që është në fuqi në këtë çështje gjyqësore.
Secili prej të akuzuarve është akuzuar mbi bazën e përgjegjësisë penale individuale me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit: përndjekje, burgim, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave.
Gjithashtu kundër secilit prej të akuzuarve janë ngritur katër akuza për krime lufte: arrestim dhe ndalim i paligjshëm dhe arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje e paligjshme.
Në Aktakuzë parashtrohet se krimet për të cilat janë ngritur akuzat u kryen së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 dhe ndodhën në disa vende në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë e Veriut.
Pretendohet se krimet u kryen nga anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime.
Në Aktakuzë pretendohet se z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi dhe z. Krasniqi mbajnë përgjegjësi penale individuale, në bazë të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për krime të kryera në kontekstin e një konflikti të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, të cilat ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin si kundërshtarë të UÇK-së.
Të akuzuarit janë vetëdeklaruar të pafajshëm në lidhje me të gjitha akuzat./S.K/Kosovo Specialist Chambers/
Lajmet
Rooney: Xhaka është transferimi i sezonit në Angli
Published
2 hours agoon
November 11, 2025By
UBT News
Wayne Rooney ka vlerësuar Granit Xhakën si nënshkrimin e sezonit pas paraqitjeve të tij mbresëlënëse me Sunderlandin në Premier League.
33-vjeçari u rikthye në Angli pas dy sezonesh të suksesshme te Bayer Leverkusen, ku ndihmoi klubin gjerman të fitonte titullin e parë në Bundesligë. Që nga ardhja e tij, Xhaka është bërë një nga lojtarët kryesorë të Sunderlandit, që aktualisht renditet në vendin e katërt në kampionat.
“Kur kthehet në Premier League, pyet veten nëse mund ta bëjë përsëri. Por ai ndoshta ka qenë transferimi i sezonit. Ka qenë i shkëlqyer.”, tha Rooney.
Ish-ylli i Manchester United shtoi se përvoja e Xhakës po ndihmon shumë edhe jashtë fushës.
“Sunderland ka një skuadër të re, dhe Xhaka është si një figurë atërore. Ai ndihmon trajnerin dhe lojtarët e rinj me përvojën e tij.”, shtoi ai./S.K/KP/
Lajmet
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Published
2 hours agoon
November 11, 2025By
UBT News
Vetëm në 24 orëshin e fundit, janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje si dhe një lëndim i lehtë trupor, ka njoftuar Policia e Kosovës. Në raport bëhet e ditur se rastet kanë ndodhur në Obiliq, Fushë Kosovë, Lipjan, Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.
Lëndim i lehtë trupor
Mitrovicë Veri 10.11.2025 – 02:00. Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje
· Obiliq 10.11.2025 – 04:30. Ka ndodhur rasti ‘dhunë në familje’, ku të përfshirë kanë qenë bashkëshortët, lëndime ka pësuar bashkëshorti dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Fushë Kosovë 10.11.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht tre anëtarë të familjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Lipjan 10.11.2025 – 11:00. Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar dhunë nga i dyshuari mashkull kosovar, me të cilin bashkëjeton. Viktima është strehuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 09.11.2025 – 15:00 – 18:00. Me 10.11.2025 viktima e mitur femër kosovare, ka raportuar se një ditë më parë babai i saj, i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari i cili më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë 10.11.2025-13:00. Janë shoqëruar dy meshkuj (vëllezër) njëri si i dyshuar dhe tjetri viktimë, në stacion policor për intervistim, pasi të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Rasti duke u hetuar.
Ferizaj 10.11.2025 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur në shtëpi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Si pasojë e dhunës viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjakovë 10.11.2025 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, ndërsa me vullnetin e saj është kthyer tek familja e vet. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./S.K/PK/
Shkenca zbulon kur fillon plakja e vërtetë
Zidane paralajmëron rikthimin e tij
Zbulohet shkaku i vdekjes së Ace Frehley, themeluesit të grupit legjendar KISS
Dëshmitarët e fundit në Speciale në rastin “Thaçi dhe të tjerët”
“Libri i Xhunglës” magjeps të vegjlit në Teatrin e Kukullave
Rooney: Xhaka është transferimi i sezonit në Angli
Si ndikon rritja në një familje të rreptë tek personaliteti në moshë madhore?
Shtatë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve
Google zëvendëson Assistant me Gemini në Google TV Streamer
Të kërkuara
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Aktualitet3 weeks agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Vendi2 months agoVotoni për UBT-në dhe Rektorin Hajrizi në Triple E Awards: Dy nominime të reja ndërkombëtare për institucionin dhe Kosovën
