Lajmet

Sulmohet fizikisht një polic, arrestohet i dyshuari

Published

on

Një person është arrestuar nën dyshimin për sulm fizik ndaj një zyrtari policor.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën në rrugën “5 Maji” në Prizren dhe u iniciua si “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Një zyrtar policor mashkull kosovar derisa ka qenë me kolegët e tij në kryerje të detyrës zyrtare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar derisa ishin duke i bërë verifikimin pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Kurti dhe Rizvanolli vizituan banesat sociale në Hajvali në të cilat po investohet për efiçiencë të energjisë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe me Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, Driton Hetemi, vizituan dy ndërtesa shumë-banesore sociale në Hajvali, në të cilat po investohet për efiçiencë të energjisë.

Këto ndërtesa, që janë ndërtuar në vitin 2017, janë vendbanim për mbi 500 banorë apo 100 familje. Në njërin bllok banojnë 50 familje të veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kurse në bllokun tjetër banojnë 50 familje të skemës së asistencës sociale. Për vite me radhë, ato kanë pasur mure të pa izoluara, dritare të dobëta dhe mungesë të ngrohjes adekuate. Me investimet që po bëhen tani, përmes masave të efiçiencës së energjisë, krahas kushteve më të shëndetshme për të gjithë banorët, ato familje do të kenë fatura më të ulëta dhe ngrohje/ftohje më efikase. Në kuadër të kësaj mase, krahas termoizolimit në objekte, secila njësi banesore po ashtu do të pajisjet me nga një klimë efiçiente.

Gjatë vizitës, kryeministri Kurti u njoftua me mbarëvajtjen e punimeve, hapësirat e përbashkëta të banorëve që jetojnë aty dhe me rezultatet e punës së deritanishme, ku sipas auditimit të fundit të energjisë kursimet në konsum të energjisë në këto dy ndërtesa janë rreth 40%. Gjatë vizitës u theksua se në disa prej ndërtesave publike, spitale e shkolla, të cilat janë izoluar në kuadër të investimeve për efiçiencë të energjisë, kursimi i energjisë ka arritur deri në 90%.

Këto rinovime po bëhen nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё me mbështetje nga Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes grantit nga Bashkimi Evropian (me 90%) dhe pjesëmarrje të Komunës së Prishtinës (me 10%). Në gjithë vendin, janë gjithsej 25 ndërtesa të tilla që janë duke u rinovuar, në të cilat banojnë mbi 750 familje.

Me masat për efiçiencë të energjisë, deri më tani kemi mbështetur mbi 3,000 familje për izolimin e shtëpive të tyre, mbi 40,000 familje kanë përfituar pajisje për ngrohje dhe panele solare për prodhim të energjisë për vetëkonsum, dhe kemi rinovuar 125 ndërtesa publike, kryesisht shkolla dhe spitale.

Continue Reading

Lajmet

Nesër konferenca e parë pas paraqitjes së provave nga ZPS-ja në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, të mërkurën më 23 prill pritet të mbahet konferenca e parë për ecurinë e çështjes pasi që Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka përfunduar paraqitjen e provave në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në këtë konferencë, pritet të diskutohet për hapat procedural pas përfundimit të paraqitjes së provave nga ZPS, pasi edhe mbrojtja ka njoftuar se do të bëjë kërkesë për rrëzimin e një ose më shumë akuzave në aktakuzë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, sipas Rregullores së procedurave dhe provës, në varësi të vendimit për këto mocione, mbrojtësi i viktimave do të ketë mundësinë që t’i paraqes provat e veta, të cilën të drejtë ka paralajmëruar se do ta shfrytëzojë.

Po ashtu, edhe mbrojtja e të akuzuarve ka thënë se planifikojnë që të thërrasin dëshmitarët e tyre, por për siguri do presin vendimin lidhur me mocionet për rrëzimin e akuzave.

Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast.

Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Continue Reading

Lajmet

Albulena Haxhiu shkon në Institut të Mjekësisë, thotë se po renovohet për herë të parë që nga 2005

Published

on

By

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shpërndarë fotografi nga objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore, i cili është në renovim.

Ajo ka thënë se renovimi është në vlerë prej rreth 1 milion euro.

Sot nga afër përcjellëm punimet e renovimit të objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Për herë të parë që nga viti 2005 po bëhen renovimet në objektin e Institutit të Mjekësisë Ligjore, në vlerë prej rreth 1 milion euro.  Shpreh mirënjohjen time për secilin që ka kontribuar në jetësimin e këtij projekti madhor dhe aq të rëndësishëm. Renovimi po realizohet në përputhje të plotë me standardet më të larta profesionale dhe teknike, me qëllim të krijimit të kushteve moderne për punë, si dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore në fushën e mjekësisë ligjore.”

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarit për vrasjen e policit Lika

Published

on

By

Prokuroria e Ferizajt i ka kërkuar të martën gjykatës të urdhërojë një muaj paraburgim për gjashtë të dyshuarit e arrestuar një ditë më parë në lidhje me vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.

Të dyshuarit, të cilët u identifikuan nga prokuroria vetëm me inicialet H.B., R.M., V.Ç., E.L., Sh.K., dhe D.G., vijnë nga Kaçaniku në jug të Kosovës.

Muhamed Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jeton në Kaçanik, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Ai u vra pasi u qëllua mbrapa shpinës nga një i mitur, i cili veproi në bashkëkryerje me pesë të dyshuarit e tjerë, rreth mesnatës së 1 prillit pak pasi kishte hyrë në ndërtesën ku jeton, tha prokuroria.

Që të gjashtë të dyshuarit u arrestuan të hënën gjatë një operacioni të gjerë policor në Kaçanik dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, thanë gjatë një konference për media në Ferizaj se dyshimet e para janë se motivet e vrasjes kanë të bëjnë me punën e rreshterit si zyrtar policor.

Dyshimet e tona të deritanishme janë se vrasja e rreshterit tonë ka ndodhur për shkak të detyrës së tij zyrtare. Megjithatë, motivet do të qartësohen edhe pas intervistimit të personave të dyshimtë dhe pas ekzaminimit të dëshmive të gjetura. Kjo mbetet të vërtetohet”, tha Hoxha.

Hoxha dhe Çerkini thanë se disa prej tyre kanë të kaluar kriminale dhe se Lika kishte punuar në zgjidhjen e disa rasteve ku ata dyshoheshin për vepra penale.

“Disa nga të arrestuarit kanë pasur të kaluar kriminale dhe kanë qenë të arrestuar në të kaluarën për raste në lidhje me prirje ekstremiste”, tha Hoxha.

Policia kreu bastisje në nëntë lokacione në Kaçanik dhe në një fshat të Klinës të hënën, duke sekuestruar dy vetura, telefona mobilë, disa laptop, një armë zyrtare, maska, tyta armesh dhe fishekë./REL/

Continue Reading

Të kërkuara