Lajmet

Sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë në Han të Elezit, arrestohet i dyshuari

Publikuar

Ferizaj-Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një burrë në Han të Elezit nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.Sipas raportit 24-orësh të PK-së, rasti ka ndodhur të shtunën.

“Rr. UÇK, Hani i Elezit / 11.08.2024 – 19:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor meshkuj kosovarë të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare. I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë të Policisë./UBTNews/

Lajmet

“Rritja e dhunës dëmton sistemin shëndetësor në Bregun Perëndimor”

Publikuar

nga

Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit (IRC) paralajmëron se përshkallëzimi i dhunës në Bregun Perëndimor kërcënon të shembë sistemin shëndetësor pasi organizatat humanitare pezullojnë aktivitetet e tyre.

Bregu Perëndimor po përballet me dhunën më të keqe qëkur Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) filloi të mbajë të dhëna në vitin 2005.

“Rritja e dhunës po dëmton sistemin shëndetësor në Bregun Perëndimor, pasi spitalet nuk janë të përgatitur për të trajtuar incidente të viktimave masive, as të përballojnë sulmet e vazhdueshme ndaj objekteve dhe personelit”, tha Bart Witteveen, drejtori i vendit i IRC për territorin e pushtuar palestinez. deklaratë.

Organizata shtoi: “Izraeli duhet të mbajë detyrimet e tij për të siguruar mbrojtje të menjëhershme dhe aktive të civilëve dhe shërbimeve të kujdesit shëndetësor në Bregun Perëndimor”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Nagavci: Prioritet i yni është ngritja e cilësisë në arsim, për këtë kemi rritur edhe buxhetin

Publikuar

nga

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka thënë se synim i Qeverisë “Kurti” është ngritja e cilësisë në arsim. Për këtë, Nagavci ka thënë se kanë rritur edhe buxhetin për këtë vit.

Në konferencën shkencore për “Vlerësimet kombëtare dhe ndërkombëtare në arsimin para-universitar në Kosovë: Përvojat dhe perspektiva për të ardhmen”, të organizuar nga Instituti Pedagogjik i Kosovës, Nagavci ka thënë se pas rezultateve të testit PISA, kanë diskutuar për t’i përmirësuar këto rezultate.

“Që nga marrja e detyrës jemi përkushtuar arsimit para-universitar me një qasje shumëdimensionale duke u fokusuar në shtyllat kryesore në strategjinë për arsim dhe kjo strategji e ka mbërthyer në vetvete konceptin e ndryshimit organik dhe synimi ynë madhor dhe i përbashkët vazhdon të jetë ngritja e tërësishme e cilësisë së arsimit dhe këtë si Qeveri dhe Ministri e kemi konkretizuar edhe me rritjen e buxhetit për ketë vit në 2024 kemi ndarë mbi 400 milionë euro apo 20 për qind më shumë se në vitin paraprak. Planet e Ministrisë së Arsimit janë shumë dimensionale e sidomos pas rezultateve të fëmijëve në testin PISA të cilat janë diskutuar në të gjitha nivelet dhe ka qenë edhe një përgjegjësi e jona që të angazhohemi për një punë që qojnë deri tek përmirësimi i këtyre rezultateve”, ka thënë Nagavci.

Drejtori i Institutit Pedagogjik të Kosovës, Ismet Potera, ka thënë se janë në fazën e ristrukturimit funksional të Institutit pedagogjik, ndërsa shpreh bindjen se me statutin e ri do ta fuqizojë këtë institucion.

“Instituti Pedagogjik i Kosovës sivjet ka mbushur 17 vite veprimtari dhe kjo tregon se jemi në fazën e pjekurisë shkencore, profesionale dhe institucionale. Tani jemi në fazën e ristrukturimit  funksional të institutit pedagogjik, miratimi i statutit  të ri do të fuqizojë edhe më shumë Institutin Pedagogjik”, ka thënë ai.

E dekani i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Blerim Saqipi, kërkoi bashkëpunim me të gjitha institucionet që merren me hulumtime në arsim.

“Ky bashkëpunim është shtrirë në disa dimensione. Ne si fakultet për herë të parë kemi praktikën pedagogjike për programet e udhëheqjes arsimore dhe një pjesë të këtyre studentët po i bëjnë në Institutin Pedagogjik dhe po ashtu synojmë t’a përfshijmë edhe më gjerë sepse këtë vit kemi dorëzuar një aplikacion në asociacionin evropian të hulumtimeve në arsim që është forumi më i madh në Evropë. Për të pas anëtarësinë e Kosovës, nevojitet një bashkëpunim i të gjitha institucioneve që merren me hulumtime në arsim dhe këtë bashkëpunim do t’a formësojmë me Institutin Pedagogjik qe t’a shtrijmë edhe me fakultete tjera dhe institucione që janë interesuara për fushën e hulumtimit në arsim”, u shpreh ai.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

​Raportohet për të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë, dyshohet për të lënduar

Publikuar

nga

Sot, rreth orës 09:42, në Mitrovicë, është raportuar për një person të lënduar nga arma e zjarrit. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rasti ka ndodhur në rrugën ‘Fatime Hetemi’ në Mitrovicë. I plagosuri viktima i moshës madhore është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante janë duke vazhduar rrjedhën hetimore”, tha Zahiti.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

MPB me statistika për incidentet me të shtëna me armë në ahengje familjare: Veç në gusht janë konfiskuar 71 armë

Publikuar

nga

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se gjatë muajit gusht ka pasur disa incidente me të shtëna me armë në ahengje familjare. Në njoftimin e bërë për media thuhet se janë pranuar 74 raportime nga qytetarët, ku janë konfiskuar armë dhe municione.

“Gjatë muajit gusht 2024 lidhur me incidentet e të shtënave me armë në ahengje, Policia e Kosovës ka pranuar 74 raportime nga qytetarët, ka hapur 121 raste, ka konfiskuar 71 armë, ka konfiskuar 824 municione, ka arrestuar 70 persona dhe raporton se 3 persona kanë pësuar lëndime”, thuhet në njoftim.

MPB thekson se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri. Gjithashtu MPB ka bërë thirrje që qytetarët të festojnë me zemër dhe jo me armë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara