Lajmet

Sulmi vetëvrasës me bombë vret 20 persona jashtë ministrisë së jashtme në Kabul

Sulmuesi kishte planifikuar të hynte në zyrën e jashtme, por nuk ia doli, sipas një zëdhënësi.

Published

on

Një sulm vetëvrasës me bombë jashtë ministrisë së jashtme në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ka vrarë të paktën 20 persona dhe ka plagosur shumë të tjerë.

Këto informacione i kanë pohuar talibanët.

Sulmuesi kishte planifikuar të hynte në zyrën e jashtme, por nuk ia doli, sipas një zëdhënësi./UBTNews/

Lajmet

Rama: Vendimi për ndërprerjen e projektit në shesh nuk është i mbështetur ligjërisht

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se vendimi për ndalimin e punimeve në sheshin “Xhorxh Bush” është i paligjshëm dhe i pambështetur në argumente juridike. Ai tha se institucionet që morën këtë vendim po ndikohen nga qëllime politike, edhe pse duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur.

“Për herë të dytë janë ndërprerë punimet në një projekt të planifikuar për transformimin e hapësirës publike. Arsyetimet për këtë ndërhyrje nuk qëndrojnë në bazë ligjore dhe nuk janë ngritur nga palët përkatëse,” tha Rama në një konferencë për media.

Ai theksoi se projekti ka për qëllim përmirësimin e hapësirës publike dhe integrimin e trashëgimisë kulturore në zhvillimin urban të qytetit.

“Ka munguar përgjigjja nga Ministri për një debat publik për këtë çështje, edhe pse kemi qenë të hapur për diskutim,” shtoi ai.

Rama njoftoi se Komuna e Prishtinës do të ndjekë rrugë ligjore ndaj veprimeve që, sipas tij, bien ndesh me ligjin.

“Kryeqyteti do të vazhdojë procedurat ligjore ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin,” përfundoi ai.

Continue Reading

Lajmet

Avokati Rodney Dixon: Trupi gjykues po sfidon padrejtësisht dëshmitarin

Published

on

By

Mbrojtja e Kadri Veselit, përmes avokatit Rodney Dixon, të mërkurën kundërshtoi disa nga pyetjet e trupi gjykues që po i bëheshin dëshmitarit Halil Çadraku. Dixon tha se nuk i takon trupit gjykues që të sfidojë apo kundërshtojë besueshmërinë e dëshmitarit.

“Nuk i takon trupit gjykues që të sfidojë apo kundërshtojë besueshmerinë e këtij dëshmitari. Ne nuk e kemi trajtuar në këtë qasje. Nuk ka qenë kjo qasja jonë dhe nuk ka qenë qasja e Prokurorisë. Nuk e ka kompetencë trupi gjykues që t’i bëjë pyetje të tilla dëshmitarit”, tha Dixon.

Kjo gjë ndodhi pas kthimit nga pushimi kur seanca ishte në private, e që pyetjet për dëshmitarin ishte duke i parashtruar gjyqtari Guénaël Mettraux.

Fillimisht, Dixon tha se e kanë shqetësimin se trupi gjykues po përpiqet që ta fajësojë dëshmitarin.

“Dua të ngre një shqetësim që kemi të gjithë ne si ekipe të mbrojtjes. Sa i akon këtij dokumenti konkret, ju e dini zoti gjyktës që nga kundërpyetjet e mia që nuk ka asnjë çështje fare që ky është një mashtrim i madh. E njëjta gjë vlen edhe për pyetjet e që bruojnë nga dokumenti P500 që ka lidhje me pyetjet e gjyktësit Barthe. Ne e kemi shqetësimin që trupi gjykues po përpiqet të fajësojë dëshmitarin për një çështje që nuk ka lidhje fare me çështjen e mbrojtjes. Kjo nuk është ngritur prej asnjë prej palëve deri tani. E njëjta gjë vlen edhe për Prokurorinë e cila mbështetet në besueshmërinë e këtij dëshmitari. Ata po e përdorin këtë dëshmitarë pikërisht për të vertetën që do të thonë”, tha Dixon.

Lidhur me këtë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se trupi gjykues e ka kompetencë që të bëjë pyetje të tilla për dëshmitarin dhe se ata do të vazhdojnë me pyetjet e tyre.

“E ka në fakt trupi gjykues dhe do të vazhdojmë me pyetjet tona”, tha Smith.

Ndërsa, prokurori James Pace tha se avokatit nuk i takon të flasë lidhur me qasjen e Prokurorisë ndaj dëshmitarit.

“Mendoj se avokati duhet të kufizohet në parashtrimet e veta. Nuk i takon avokatit të flasë lidhur me qasjen e Prokurorisë me këtë dëshmitar nëse është mbështetshmëria apo besueshmëria e këtij dëshmitari”, tha ai.

Më pas, Dixon tha se kjo është çështje parimi për të ardhmen dhe se dëshmitarit i është bërë pyetje për një ekspert kaligrafik.

“Kjo është çështje parimi edhe për të ardhmen. Dëshmitarit iu bë pyetje për ekspertin kaligrafik”, tha ai.

Ndërsa, gjyqtari Mettraux mohoi se ka bërë pyetje të tilla, duke shtuar se dëshmitari ishte përgjigjur vullnetarisht për të.

“Unë e kam shqetësim këtë gjë dhe dua ta them që ne tani jemi në një situatë ku keni përfshirë akt-ekspertizën e një eskperti kaligrafik përmes një dëshmitari”, tha avokati Dixon.

Megjithatë, Mettraux sërish mohoi se e ka përdorur ekspertizën, por që ishte thjesht një pyetje lidhur me këtë.

“Nuk e perdorëm këtë ekseprtizë, ishte thjesht një pyetje. I thamë; a të kujtohet të jetë bërë kjo? A ju kujtohet se si ka qenë përfundimi i ekspertit kaligrafik që është tek dokumenti përkatës. Pra, shkrimi i dorës i deklaratës në fjalë rezultoi se në të vërtetë ishte i Kimete Kransiqit. Ne nuk i kërkuam akt-ekspertizë dëshmitarit”, tha ai.

Avokati i Veselit theksoi se gjëja që po kundërshtonte ai, ishte pikërisht kjo, pasi që sipas tij kjo mund të jetë problem edhe në të ardhmen në raste të tjera.

“Po unë pikërisht këtë po kundërshtoj. Përmes këtij dëshmitari, ju po përfshini edhe dokumente gjyqësore-  akt-ekspertizën e një eksperti. Nuk është problemi për këtë dokument. Ky është problem edhe për të ardhmen me dokumentet e tjera. Është çështje parimi”, tha Dixon.

E Smith tha se këtë çështje do ta trajtojnë sapo të vije rasti konkret. Kështu që si rrjedhojë kërkoi që dëshmitari të sjellët në sallë për të vazhduar me pyetjet e tjera.

Me pyetje, vazhdoi sërish gjyqtari Mettraux, i cili ia prezantoi dëshmitarit një deklaratë e Kimete Krasniqit, që sipas të dhënave ishte gjetur në banesën e Çadrakut.

Sipas asaj që lexoi gjyqtari, aty thuhej se si kusht për të hyrë ushtarë ka qenë kryerja e një aksioni ndaj ndonjë shqipfolësi i cili punonte në Sigurimin e shtetit serb.

Kimete Krasniqi në këtë deklaratë sipas asaj që tha gjyqtari, kishte thënë se këtë kusht e kishte pranuar me dëshirë dhe se aksioni ishte kryer ndaj një personi i quajtur Hamëz Shtutica, i cili kishte shpëtuar.

Sipas tij, ajo tutje kishte thënë se kishte dëgjuar nga disa shokë që Hamzë Shtutica kishte ikur për në Maqedoni dhe ishte kapur nga pjesëtarë të UÇK-së. Ndërsa, sipas asaj që po lexon gjyqtari, Kimete Krasniqi kishte thënë se më vonë Hamzë Shtutica ishte liruar dhe po endej i lirë në qytetin e Drenasit.

“Më kanë njoftuar se ai është i lirë në qytetin e Drenasit dhe se jemi të rrezikuar nga ai për arsye se ai e di që unë e kam përgatitur aksionin kundër tij dhe për këtë arsye unë nuk mund të veproj në Zonën Opertaive të Drenicës”, citoi gjyqtari Mettraux, deklaratën e Kimete Kransiqit.

Pas kësaj, ende pa u dëgjuar përgjigja e dëshmitarit për këtë, seanca kaloi në private me kërkesën e gjyqtarit Mettraux.

Ndërsa, në pyetjet e gjyqtarit Christoph Barthe, dëshmitari tha se nuk e di nëse Haxhi Shala dhe Fatmir Limaj kishin afërsi.

“Unë nuk e di për afërsinë familjare, por e di që nga vijnë nga i njëjti fshat, Banjë e Malishevës”, tha ai.

Kur u pyet për vrasjen e Komandant Drinit dhe personave të akuzuar për këtë çështje, seanca më pas kaloi në private për pyetje të tjera.

Ndërsa, në pyetjet e gjyqtarit Fergal Gaynor, dëshmitari tha se në postblloqet e UÇK-së ishin listat me emra të personave që punonin në sigurimin shtetëror të Serbisë.

“Ata persona ishin për të mos u lejuar që të hyjnë në territoret tona ku ne vepronim që ishim të instaluar ne. Ata emra ishin për ta ruajtur vetën dhe popullatën ku ne jetojmë e jo për të vepruar apo hetuar jashtë postblloqeve tona. Ata nuk lejoheshin që të hyjnë në zonat tona”, tha Gaynor.

Dëshmia e këtij dëshmitari pritet të vazhdojë edhe nesër për shkak se pyetje shtesë pati Prokuroria dhe disa nga ekipet mbrojtëse./Betimiperdrejtesi/

Continue Reading

Lajmet

Kryetari i Prishtinës mirëpret Vasfije Krasniqin në Odën e Kryeqytetit

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në “Odën e Kryeqytetit” Vasfije Krasniqin, të mbijetuarën e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e cila është bërë zëri i shumë grave që kanë përjetuar të njëjtën dhimbje.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama u shpreh se prania e saj është kujtesë e gjallë se pa zbardhjen e të vërtetës dhe pa drejtësi, plagët e luftës nuk mund të shërohen.

“Mirëprita në Odën e Kryeqytetit Vasfije Krasniqin, një grua që është bërë simbol i forcës dhe guximit. Si një nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës, ajo ka ngritur zërin për shumë të tjera që ende presin drejtësi. Prezenca e saj na rikujton se plagët e luftës nuk shërohen pa të vërtetën dhe pa drejtësinë,” shkroi Rama.

Ai theksoi se historia dhe qëndresa e Vasfijes janë frymëzim për të mos harruar të kaluarën, por edhe për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë.

“Me historinë dhe qëndresën e saj, Vasfije na fton të mos harrojmë, por të kujtojmë, jo vetëm për të kaluarën, por për të ardhmen që ndërtojmë bashkë. Drejtësia dhe njohja e këtyre krimeve janë detyrë e përhershme e njerëzimit,” përfundoi Rama.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Sot kujtojmë sakrificën për liri dhe demokraci

Published

on

By

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, kanë bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti, në kuadër të shënimit të 18 prillit – Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës.

Në këtë ditë nderimi, kreu i kryeqytetit theksoi rëndësinë e kujtimit të sakrificës së dëshmorëve dhe heronjve që dhanë jetën për lirinë e vendit.

“18 prilli është Dita e Dëshmorëve të Prishtinës. Sot, si çdo vit, bëjmë homazhe në të gjitha pjesët e qytetit për të nderuar dëshmorët dhe heronjtë tanë. Është një ditë për të shprehur respektin më të thellë edhe për familjet e tyre, për sakrificën e jashtëzakonshme që kanë dhënë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë që ne e gëzojmë sot,” deklaroi Rama.

Ai ishte i shoqëruar nga komandanti Sopi dhe bashkëluftëtarë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët bashkërisht përkulën para kujtimit të atyre që ranë për atdheun.

Continue Reading

Të kërkuara