Lajmet

Sulmi në Makiivka: Ukraina hedh poshtë pretendimin e Moskës për telefonat celularë

Ukraina pretendoi për qindra të vrarë në sulm, por më vonë shtoi se numri ishte “duke u sqaruar”.

Published

on

Ushtria ukrainase tha se përdorimi i telefonave celularë nga trupat ruse nuk ishte arsyeja kryesore pse ata kishin shënjestruar Makiivkan, sulm ky që çoi në një sulm shkatërrues në rajonin lindor të Donetskut.

“Sigurisht, përdorimi i telefonave me vendndodhje gjeografike është një gabim. Por është e qartë se ky version duket paksa qesharak” sipas zëdhënësit të Grupit Lindor të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Serhii Cherevatyi.

Ministria ruse e Mbrojtjes të mërkurën u duk se fajësoi vetë ushtarët për sulmin ukrainas, duke thënë se “shkaku kryesor” i incidentit ishte përdorimi i gjerë i telefonave celularë nga ushtarët rusë “në kundërshtim me ndalimin”, duke i lejuar Ukrainës “të gjurmonte ata” dhe të përcaktonte koordinatat e vendndodhjeve të ushtarëve”.

Rusia rishikoi gjithashtu vlerësimin e saj të ushtarëve të vrarë, nga 63 në 89.

Cherevatyi tha se “për të vendosur grupe kaq të mëdha të njerëzve të sapomobilizuar – që do të thotë jo shumë të trajnuar, jo shumë të koordinuar – njerëz në dhoma të mëdha të papërshtatshme për t’u strehuar në rast rreziku, është një justifikim shumë i dobët”.

“Sigurisht, ky është një gabim [i rusëve] dhe mendoj se tani ata janë të angazhuar në [kërkimin] e fajit. Ata po ia hedhin fajin njëri-tjetrit”, vazhdoi ai.

“Është e qartë se kjo (përdorimi i telefonave) nuk ishte arsyeja kryesore. Arsyeja kryesore ishte se ata nuk ishin në gjendje të dislokonin fshehurazi këtë personel. Dhe ne përfituam nga kjo, pasi zbuluam objektivin fuqishëm dhe e shkatërruam atë”, shtoi Cherevati.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, në sulmin në Makiivka janë përdorur katër raketa nga lëshuesit HIMARS të prodhuara nga SHBA.

Ushtria ukrainase ka pretenduar se rreth 400 ushtarë rusë vdiqën në sulm, por më vonë shtoi se numri ishte “duke u sqaruar”.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur asnjërën nga këto shifra./UBTNews/

Lajmet

Shiroka Pula mban takimin e parë koordinues me krerët e institucioneve, diskutohet edhe strategjia për Apelin në Hagë

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka mbajtur sot takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit për media, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Republikës së Kosovës.

Një nga temat e takimit ishte edhe krijimi i Grupit Punues për Strategji Shtetërore për Apelin në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Takimi u zhvillua në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj u bën thirrje opozitës për bashkim kundër Qeverisë Kurti

Published

on

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen kundër qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, duke theksuar se vendit i duhet një opozitë e vërtetë.

Gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, Haradinaj ka akuzuar Qeverinë për korrupsion dhe përçarje, ndërsa ka kërkuar bashkërendim të veprimeve opozitare.

“Lirinë tonë e mbrojmë duke bërë opozitë të vërtetë. Duhet të bashkohemi kundër kësaj qeverisjeje të Kurtit”, ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka folur edhe për mbështetjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, duke thënë se e përkrah çdo veprim në mbështetje të tyre, por i ka cilësuar si të vonshme vendimet e Qeverisë lidhur me këtë çështje.

Haradinaj ka theksuar se siguria kombëtare e Kosovës mbështetet në sakrificën e UÇK-së dhe në aleancat me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Ai ka paralajmëruar se ruajtja e këtyre aleancave është thelbësore për sigurinë e vendit, duke kritikuar njëkohësisht situatën në të cilën, sipas tij, Kosova ka ardhur të ketë dilema të brendshme për çështje që lidhen me themelet e shtetësisë së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Hamza: Na duhet një strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në Apel

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se është takuar para dy ditësh me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa pas këtyre diskutimeve është miratuar themelimi i grupit punues për hartimin e një strategjie shtetërore për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë në shkallën e Apelit.

Hamza e ka vlerësuar këtë si një hap të mirë, duke theksuar se Kosovës i duhet një strategji e mirëfilltë shtetërore për këtë çështje.

Ai ka folur edhe për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale, duke thënë se ato nuk janë bërë për të kënaqur palë të caktuara, por për të garantuar drejtësi dhe pavarësi.

“Ligjin nuk e kemi bërë për t’u pëlqyer, e kemi bërë për të garantuar drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i çdo pale”, ka deklaruar Hamza.

Kreu i PDK-së ka theksuar se Kuvendi i Kosovës ka të drejtë të hartojë dhe miratojë ligje që i konsideron të rëndësishme për mbrojtjen e vlerave të vendit dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, shqetësimi kryesor duhet të lidhet me trajtimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë dhe jo me nismat ligjore të Kuvendit.

Hamza ka shprehur gjithashtu besimin se presidentja do ta dekretojë ligjin pa vonesa, pasi, sipas tij, dita e sotme është afati i fundit ligjor për procedimin e tij për dekretim./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis seanca plenare e Kuvendit

Published

on

Kuvendi i Kosovës ka filluar senacen plenare, raporton Ekonomia Online. Në rendin e ditës janë gjithsej shtatë pika, përfshirë përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, formimin e një komisioni ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe shqyrtimin e dytë të një projektligji për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.-Deklarimet jashtë rendit të ditës.-Pyetjet parlamentare.-Përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.-Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet joshumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës.-Propozimi i Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.-Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-017 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-096 për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara