Botë

Sulmi në centralin bërthamor të Çernobilit, reagon për herë të parë Rusia

Published

on

Një dron i armatosur goditi goditi mëngjesin e kësaj të premteje mburojën mbrojtëse të centralit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë. Sulmi shkaktoi dëme në strukturë dhe një zjarr të përkohshëm. Kievi fajësoi Rusinë për këtë sulm.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, mohoi çdo përgjegjësi nga ana e Rusisë. Ai e quajti të pavërtetë çdo pretendim për sulm ndaj infrastrukturës bërthamore. Peskov fajësoi Ukrainën dhe Perëndimin për sulmin, me qëllim që të pengonin përpjekjet për të nisur një proces negociatash me Presidentin rus.

Kreu i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andrii Yermak, njoftoi se informacioni mbi sulmin do t’u dorëzohej autoriteteve amerikane gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Në një deklaratë, shefi i IAEA, Rafael Grossi, e quajti sulmin në Çernobil dhe rritjen e aktiviteteve ushtarake pranë Zaporizhzhia si një “rrezik të vazhdueshëm për sigurinë bërthamore”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, e quajti sulmin një “kërcënim terrorist për të gjithë botën”, duke theksuar se Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për veprimet e saj. Ai e akuzoi Putinin për bllokimin e mundësisë për bisedime dhe për përdorimin e objekteve bërthamore si pika sulmi në konfliktin në Ukrainë.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), nivelet e rrezatimit në centralin e mbyllur në rajonin e Kievit nuk u rritën dhe nuk ka pasur dëme në mbulesën e brendshme të uzinës.

Aktualitet

Dhjetë të lënduar nga sulmi me thikë në një shkollë në Poloni

Published

on

By

Dhjetë persona u lënduan nga një sulm me thikë në një shkollë në Ostroleka, në verilindje të Polonisë, të mërkurën, tha guvernatori rajonal.

Policia ndaloi një të dyshuar 19-vjeçar pak pas incidentit. Ai është në mesin e të lënduarve, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Guvernatori rajonal, Mariusz Frankowski, u tha gazetarëve se nëntë persona ishin dërguar në spital, por asnjëri nga ta nuk ishte në gjendje të rrezikut për jetën.

“Në mesin e të lënduarve janë pesë nxënës, dy mësues dhe dy kalimtarë, si dhe autori, i cili shkaktoi vetëlëndim” – tha ai.Reklamë

Policia tha se i dyshuari është nxënës i shkollës dhe se ai i sulmoi njerëzit me hanxhar.

Ekspertë për deaktivizimin e bombave u thirrën në vendin e ngjarjes. Prokurori shtetëror, Dariusz Korneluk, i tha televizionit TVN24 se një pajisje shpërthyese e përgatitur në kushte shtëpiake, që për pak nuk shpërtheu, u gjet në çantën e sulmuesit.

Zëdhënësi i zjarrfikësve, Adrian Stupski, i tha televizionit shtetëror TVP Info se nxënësit e kishin barrikaduar veten në klasë si vetëmbrojtje para se të evakuoheshin.

Autoritetet thanë se sulmi ndodhi rreth orës 9 të mëngjesit. Policia tha se e ndaloi të dyshuarin rreth 20 minuta pas sulmit dhe publikoi një fotografi në rrjetin X, ku shihej një burrë i shtrirë në një zonë pyjore. /Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Policia sekuestron rreth 11 kilogramë kokainë në Austri: Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve

Published

on

Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të narkotikëve gjatë një operacioni pranë Schwechat, në Austrinë e Poshtme.

Në mesin e të arrestuarve janë tre shtetas shqiptarë, të moshave 46, 42 dhe 38 vjeç, si dhe tre shtetas italianë, të moshave 72, 53 dhe 23 vjeç.

Hetimet ndaj grupit të dyshuar kishin nisur në fillim të qershorit nga Zyra e Policisë Kriminale Shtetërore të Vjenës. Më 1 tetor, pas veprimeve hetimore, policia identifikoi një lokacion dhe e vendosi nën vëzhgim me mbështetjen e njësisë speciale WEGA.

Gjatë operacionit, gjashtë personat u arrestuan. Hetuesit kishin siguruar edhe një kartë çelësi për një dhomë hoteli në Austrinë e Poshtme, ku gjatë kontrollit u gjetën rreth 11 kilogramë kokainë, para të gatshme dhe disa telefona celularë.

Tre shtetasit shqiptarë dhe tre shtetasit italianë janë dërguar në paraburgim.

Autoritetet austriake nuk kanë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me identitetin e të arrestuarve apo rolin e tyre të dyshuar në trafikimin e drogës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Policia suedeze qëllon dhe plagos një person të armatosur pranë Pallatit Mbretëror

Published

on

Policia suedeze ka qëlluar dhe plagosur një burrë të armatosur pranë Pallatit Mbretëror në qendër të Stokholmit.

Ngjarja ka ndodhur të martën në mbrëmje, pasi policia pranoi një njoftim për një person që po shkaktonte shqetësim dhe dyshohej se ishte i armatosur.

Policët që kanë mbërritur në vendngjarje kanë hapur zjarr ndaj burrit, i cili është goditur nga plumbat dhe është dërguar në spital. Sipas policisë së Stokholmit, plagët e tij janë serioze, por nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.

Sipas raportimeve të mediave suedeze, burri ishte afruar te rojet e Pallatit Mbretëror i armatosur me thikë dhe u kishte kërkuar që ta qëllonin.

Policia më vonë ka njoftuar se ka nisur hetim për “kërcënime të rënda ndaj një zyrtari publik” dhe për një vepër të rëndë që lidhet me përdorimin e thikës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se nuk ka pasur rrezik për publikun, ndërsa ende nuk janë dhënë detaje për motivin e ngjarjes apo identitetin e personit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Francë: Qeveria përballet me protesta studentore dhe krizë financiare

Published

on

By

Pamjet drejtpërdrejt të transmetuara nga ekipet e Reuters TV në qytetet Lyon dhe Strasbourg tregojnë përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë anti-protestë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Në Lyon, në juglindje të Francës, tym i zi u ngrit nga një zjarr i ndezur në një kryqëzim me komunikacion të dendur, rreth të cilit ishin grumbulluar protestuesit. Ndërkohë, në Strasbourg, në lindje të vendit afër kufirit me Gjermaninë, pamjet filmike shfaqën përleshje direkte mes forcave të rendit dhe protestuesve, disa prej të cilëve kishin mbuluar fytyrën me shall ose maska të zeza.

Autoritetet franceze kanë akuzuar elementë anarkistë për infiltrim në protestat e ligjshme të nxënësve të shkollave të mesme me qëllim nxitjen e dhunës në rrugë – një dukuri e përsëritur gjatë valëve të kaluara të protestave në Francë.

Për të zbutur pakënaqësitë, Ministri i Arsimit, Edouard Geffray, u ka bërë thirrje publike nxënësve që të shprehin ankesat e tyre përmes një konsultimi online të hapur deri më 23 tetor.

“Nxënës të shkollave të mesme, është radha juaj të flisni. Na tregoni për vështirësitë dhe pritshmëritë tuaja në secilën prej shkollave tuaja. Kontributet tuaja do të ushqejnë një plan veprimi me dëshmi të matshme dhe një afat kohor të detajuar të zbatimit. Dhe ne do të jemi përgjegjës para jush”, shkroi Geffray në platformën X.

Kjo valë protestash për më shumë financim në arsimin e mesëm është më e madhja që nga vitet 1990, periudhë kur qeveria zgjeroi qasjen në provimin e maturës (baccalauréat) pa siguruar burime të mjaftueshme financiare për shkollat.

Sfondi i këtyre trazirave shoqërohet nga një krizë e thelluar ekonomike. Kostoja e huamarrjes për Francën ka arritur nivelin më të lartë që nga fillimi i viteve 2000, ndërsa rendimenti i obligacioneve 10-vjeçare prekën shifrën rekord prej 5%. Rritja e normave të interesit dhe rënia e euros kanë ngritur shqetësime në të gjithë zonën e eurose, megjithëse Ministri i Financave, Roland Lescure, deklaroi se për momentin nuk ka nevojë për ndërhyrjen e Bankës Qendrore Evropiane.

/Reuters/

Continue Reading

Të kërkuara