Lajmet

Sulmet ruse dëmtojnë spitalin dhe stacionin e zjarrfikësve në Kherson

Publikuar

Dy persona janë plagosur në raundin e fundit të sulmeve ruse në rajonin Kherson të Ukrainës.

Çatia dhe dritaret e një stacioni zjarrfikës u dëmtuan në një sulm ajror, por pajisjet brenda mbetën të paprekura dhe askush brenda nuk u lëndua, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Granatimet gjatë natës gjithashtu dëmtuan rëndë një spital në fshatin Bilozerka, tha administrata ushtarake rajonale e Kherson.

Në fshatin Kozatske kanë mbetur të plagosur një grua 63-vjeçare dhe një tjetër banues 66-vjeçar.

Forcat ruse kanë bombarduar pa pushim Kherson që kur qyteti dhe zona përreth u çliruan në nëntor./UBTNews/

Lajmet

ATK-ja, pjesëmarrëse në takimin vjetor koordinues në Vjenë

Publikuar

nga

Më datë 12 dhe 13 qershor drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj ka marr pjesë në takimin vjetor koordinues në Vjenë, i organizuar nga Departamenti për Çështje Fiskale DÇF – Fondi Monetar Ndërkombëtar FMN, Drejtoria e Përgjithshme e KE-së për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit (DG NEAR) si dhe SECO.

Ky takim zhvillohet ndërmjet vendeve përfituese, partnerëve zhvillimorë dhe FMN-së i cili është komponent kyç për koordinimin e përpjekjeve për reformë, dhe është një mundësi e mirë për përfituesit e programit të zhvillimit të kapaciteteve për të ndarë përvojat dhe sfidat e tyre në zbatimin e reformave fiskale dhe për të diskutuar për prioritetet e tyre reformuese për të ardhmen, përcjell Klankosova.tv.

Qëllimi i këtij takimi është diskutimi mbi progresin në zbatimin e programit të fazës tretë të reformave fiskale në Evropën Juglindore 2023-2026, të kuptohen më mirë perspektivat e autoriteteve mbi përpjekjet dhe prioritetet e reformës për të informuar mbështetjen e zhvillimit të kapaciteteve.

Departamenti për Çështje Fiskale i FMN-sё ka përgatitur dhe prezantuar dokumentin krahasues rajonal mbi çështjet me interes rajonal, për të paraqitur kontekstin për ndërhyrjet e autoriteteve nga vendet pjesëmarrëse.

Murtezaj gjatë fjalës së tij ka falënderuar FMN dhe partnerët zhvillimor për mundësinë e ofruar dhe kontributin e dhënë deri më tani, si dhe ka kërkuar përkrahjen e mëtutjeshme për reforma në ATK.

Vazhdo të lexosh

Bota

Gjykata Evropiane e Drejtësisë gjobit Hungarinë me 200 milionë euro për politikat e azilit

Publikuar

nga

”European Court of Justice” (EJC) apo Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka urdhëruar Hungarinë të paguajë një gjobë prej 200 milionë eurosh (216 milionë dollarë) dhe një milion euro shtesë në ditë për moszbatimin e vendimeve të mëparshme që synonin ndryshimin e politikave të saj të azilit.

Vendimi vjen pas një vendimi të mëparshëm të gjykatës në dhjetor 2020 në lidhje me procedurat për dhënien e mbrojtjes ndërkombëtare dhe riatdhesimin e shtetasve të vendeve të treta.

Sipas një njoftimi për shtyp nga gjykata, ”moszbatimi i këtij vendimi përbën një shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht të rëndë të ligjit të BE-së”.

Gjyqtarët vendosën se ”Hungaria nuk ka marrë masat e nevojshme për të respektuar vendimin e vitit 2020 në lidhje me aksesin në procedurën e mbrojtjes ndërkombëtare, të drejtën e aplikantëve për mbrojtje ndërkombëtare për të qëndruar në Hungari në pritje të vendimit përfundimtar mbi ankesën e tyre kundër refuzimit të kërkesës së tyre dhe largimin e shtetasve të vendeve të treta me qëndrim të paligjshëm”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Gjykata Themelore Prishtinë dënon me 38 vite burg tre të akuzuar dhe një të mitur për vrasje të rëndë

Publikuar

nga

Gjykata Themelore e Prishtinës ka bërë të ditur sot se ka vendosur për çështjen penale ndaj të akuzuarve L.S, A.S, I.S dhe ndaj një të mituri. I akuzuari L.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej tridhjetë ( 30 ) vite, për veprat penale vrasje e rëndë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Gjykata tutje njofton se i akuzuari A.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite burgim, për veprën penale Lëndim i lehtë trupor, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 pika 1.3 të KPP-së, i akuzuari A.S është liruar për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje.

I akuzuari i tretë I.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 2 (vite) e 4 (katër) muaj, për veprat penale Sulmi dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Ndërsa i mituri është shpallur fajtor për veprën penale Lëndim i lehtë trupor dhe gjykata i shqiptoj masën e dërgimit në institucion edukativo-korrektues në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj, ndërsa konform nenit 363 paragrafi 1 pika 1.3 të KPP-së, i mituri është liruar për veprën penale Vrasje e rëndë në bashkëkryerje.

Themlorja në Prishtinë njofton se të akuzuarve L.S, I.S dhe A.S do iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërsa të akuzuarit L.S, i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmëri, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me burgim prej 30 (tridhjetë) vite.

“Detyrohen tre të akuzuarit dhe i mituri që në mënyrë solidare t’i paguajnë shpenzimet e procedurës penale sipas llogarisë përfundimtare të Gjykatës dhe atë në emër të paushallit gjyqësor secili veç e veç shumën prej nga 500,00 (pesëqind) € (euro), si dhe në emër të kompensimit të Viktimave të Krimit, secili veç e veç të paguajnë shumën prej nga pesëdhjetë (50) € (euro), të gjitha këto në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, nga dita kur ky aktgjykim të bëhet i formës së prerë, nën kërcënimin e përmbarimit me detyrim”, thuhet në njoftim.

Të dëmtuarit për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohen në kontest të rregullt juridiko civil.Palët e pakënaqura kanë të drejt ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, përfundon njoftimi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Parandalohet kontrabandimi me mallra në vlerë mbi 10 mijë euro

Publikuar

nga

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën gjatë kontrolleve taktike dhe operacionale në terren, më 12 qershor 2024 në rrugën Stanqiq-Gjilan ka ndaluar një automjet transportues furgon me targa vendore me drejtues B. F.

Gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara disa paketa me mallra të ndryshme në vlerë mbi 10.000 euro si dylbi teleskopi, pompa uji, aparate, bateri e mallra dhe gjësende të ndryshme.

“Të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe sjelljen para drejtësisë të të gjithë personave të përfshirë në raste penale”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara