Teknologji

Sulmet me ransomware nga Rusia njohin vetëm rritje

Universitetet dhe shkollar ishin institucionet më të goditura.

Published

on

Është vënë re një rritje tjetër e sulmeve të sofistikuara dhe me impakt të lartë me ransomware që vinin nga Rusia apo ish-vendet sovjetike gjatë 2021 thanë ShBA, Britania dhe Australia në një deklaratë të përbashkët.

Universitetet dhe shkolla ishin institucionet më të goditura ndjekur nga bizneset, organizatat jofitimprurëse dhe firmat ligjore.

Hakerët kryesisht janë nga Rusia ndërsa Perëndimi akuzon Moskën se nuk po bën asgjë për parandalimin e tyre. Shkatërrimi i grupit kriminal REvil muajin e kaluar nga agjencia e Ruse e sigurisë duket se nuk ka pasur asnjëlloj impakti në nivelin e incidenteve.

Pagesat që kërkon prej hakerëve varionojnë sipas institucioneve dhe bizneseve që sulmojnë ndërsa shifra prej mëse 1 milionë dollarësh nuk janë diçka e pazakontë.

Kujtojmë se vitin e kaluar kompania Amerikane e energjisë Colonial Pipeline u detyrua të paguante 4.4 milionë dollarë për të rifituar akses në të dhënat e tyre edhe pse shumica e parave u rikuperuan nga autoritetet Amerikane./PCWorld Albanian

Lajmet

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

Published

on

Apple pritet të prezantojë modelin e parë të iPhonet me ekran të palosshëm në vitin 2026, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të besueshme në industrinë e teknologjisë.

Ky telefon i ri do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin dhe funksionalitetin e smartphoneve të kompanisë amerikane.

Sipas të dhënave, iPhone i palosshëm do të ketë një ekran të jashtëm OLED prej 5.5 inçësh dhe një ekran të brendshëm më të madh, OLED 7.8 inç, me rezolucion të lartë, që do të përdorë teknologji të avancuar për të eliminuar pengesat gjatë palosjes. Mekanizmi i palosjes do të jetë në stilin e librit, i ngjashëm me atë të modeleve të njohura të Samsung.

Materialet e përdorura për kuadratin dhe mekanizmin do të jenë një kombinim titani dhe çeliku inox, duke siguruar qëndrueshmëri dhe rezistencë të lartë ndaj përdorimit të përditshëm. Një ndryshim i rëndësishëm në këtë model është përdorimi i sensorit Touch ID të integruar në butonin anësor, në vend të Face ID, që do të ndihmojë në ruajtjen e një dizajni më të hollë dhe të komod.

Çmimi i këtij modeli pritet të jetë mbi 2000 dollarë, duke e pozicionuar atë në segmentin premium të smartphoneve./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

OnePlus me një kabllo speciale për karikimin e telefonit

Published

on

OnePlus ka sjell në treg një kabllo të re për karikim me dy mundësi që të karikojë në të njëjtën kohë.

Ai mund të karikojë njëkohësisht smartphone dhe smartwatch. Karikimi bëhet përmes kabllos standard USB-C, por kjo kabllo ka në mes një shtesë me pin-a të posaçëm.

Kjo shtesë mund të karikojë orët inteligjente OnePlus Watch 2, Watch 2R dhe Watch 3. Nëse karikohet vetëm telefoni OnePlus, fuqia e karikimit arrin deri në 80W, ndërsa nëse karikohen të dy pajisjet njëkohësisht, telefoni do të karikohet me fuqi 67W, kurse ora me 10W.

Çmimi i kabllos është 27.99 euro dhe ajo nuk vjen me adapter./Telegrafi

Continue Reading

Teknologji

Vlerë rekorde e Bitcoinit

Published

on

Bitcoini ka shënuar rritje në një nivel të ri historik të enjten.

Kjo rritje u ndihmua nga kërkesa për rritje nga investitorët, si dhe nga politikat miqësore të administratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në një rekord të ri prej 112,743.49 dollarësh.

Ndër rritjet e fundit të fuqishme Bitcoini i shënoi më 22 maj të këtij viti, duke arritur në mbi 111 mijë dollarë.

Continue Reading

Teknologji

Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm

Published

on

Kompania Apple po punon intensivisht për të hyrë në tregun e telefonave të palosshëm dhe planifikon që në vitin e parë të dërgojë deri në shtatë milionë njësi të iPhone të palosshëm, tregojnë raportet e reja nga industria.

Sipas informacioneve të disponueshme, Apple synon të nisë prodhimin provues në fund të vitit 2025, ndërsa prezantimi zyrtar parashikohet për gjysmën e dytë të vitit 2026. Me këtë, Apple hyn në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Samsungun, i cili aktualisht dominon tregun e telefonave të palosshëm.

Thashethemet sugjerojnë se telefoni i parë i palosshëm i Apple quhet iPhone Ultra, dhe do të ketë dizajn në formë libri, të ngjashëm me Samsung Galaxy Z Fold. Pritet që iPhone Ultra të ketë ekran të brendshëm me diagonale 7.8 inç, ekran të jashtëm prej 5.5 inç, kamerë të dyfishtë prej 48 MP, trup prej titani, si dhe një mekanizëm inovativ palosjeje nga aliazh qelqi dhe metali, që synon të eliminojë rrudhat e dukshme në ekran.

Apple thuhet se planifikon të shesë 7 milionë njësi në vitin e parë, gjë që do të përbënte më shumë se 30 për qind të tregut aktual të telefonave të palosshëm – treg në të cilin Samsung tashmë ka gjashtë gjenerata të pajisjeve Fold dhe Flip.

Çmimi i pajisjes së re nuk është konfirmuar, por spekulohet se do të jetë ndërmjet 2000 dhe 2500 dollarë, duke e pozicionuar si një produkt ultra-premium.

Samsung mban pozitën udhëheqëse në fushën e telefonave të palosshëm,  Apple, i njohur për qasjen e kujdesshme dhe standardet e larta të cilësisë, duket qartë se planifikon të shfaqet si një konkurrent serioz.

Përqendrimi i tyre te një dizajn pa rrudha, materiale premium dhe performancë e lartë mund të tërheqë ata përdorues që deri tani kanë hezituar të kalojnë te telefonat e palosshëm.

Continue Reading

Të kërkuara