Teknologji

Sulmet kibernetike, eksperti i sigurisë: Më lehtë u realizuan në Kosovë sesa në Shqipëri

Eksperti i sigurisë tha se në këto sulme ndikim ka lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë.

Published

on

Eksperti i sigurisë kibernetike, Taner Abazi ka deklaruar se Kosovëa është e rrezikuar nga sulmet kibernetike nga Serbi, Irani, Rusia dhe Kina, andaj institucionet duhet me pas një koordinim të përbashkët, por edhe t’i ngrisin shumë shpejt kapacitetet, duke trajnuar sa më shumë staf dhe duke investuar në teknologjitë e fundit për mbrojtjen e sulmeve kibernetike.

Abazi tha se institucionet shtetërore duhet të merren me seriozisht me çështjen e sulmeve kibernetike, pasi sipas tij, këto sulme mund të këtë çdoherë kur ka zhvillime në vend. Ndërsa sa i përket të dhënave personale, ai tha se mund të jenë shumë të rrezikshme nëse ka lëshime dhe nëse institucionet nuk i marrin masat e nevojshme të sigurisë.

Eksperti i sigurisë tha se në këto sulme ndikim ka lufta në mes Ukrainës dhe Rusisë. Sipas tij, sulmet në Kosovë, mund të realizohen më lehtë se ato që kanë ndodhur në Shqipëri.

“Bota është duke shkuar drejtë një kaosi kibernetikë dhe kjo ka filluar në tendencë të shtuar prej luftës që ka filluar në Ukrainë, ku janë ndërtuar aleatë të ndryshëm dhe ka përkrahë shtetet, varësisht prej politikave të brendshme dhe jashtme të shteteve të ndryshme. Ajo që ka ndodhur në Kosovë diferencohet në atë se çfarë ndodhë në Shqipëri për shkak se në Shqipëri ka qenë një sulm i targetuar, i sponsorizuar prej shtetit dhe qëllimi i saj ka qenë për me hy në sisteme dhe me marrë informacione, të dhëna. Sulmet që kanë ndodhur në Kosovë i bie që janë për ndaljen e shërbimeve, i cili ka të bëjë me në lloj sulmi që mundet të ekzekutohet vetëm nga disa akterë në Kosovë dhe jashtë Kosovës, por nuk është diçka e planifikuar në detaje, nuk është një sulm shumë i sponsorizuar nga shtete tjera, nuk mundem me aluduar që është një gjë e tillë, përderisa sulmet janë teknikisht që realizohen pak më lehtë sesa sulmet që kanë ndodhur në Shqipëri”, tha ai.

Ndërsa ka shtuar se institucionet janë përgjegjëse nëse ka lëshime të të dhënave personale, pasi ato i përpunojnë ato të dhëna dhe kanë informacione për çdo qytetar të Kosovës.

“Të dhënat personale mund të jenë shumë të rrezikshme nëse ka lëshime, nëse institucionet nuk i marrin masat e sigurisë siç duhet të merren, atëherë nuk kanë kundër masa që ato të dhëna të cilat mund të publikohen një herë dhe cilat mund të shiten… Institucionet përpunojnë të dhënat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe kjo doemos e bënë përgjegjës për këto të dhëna nëse ato publikohen, vidhet identiteti i gjithë qytetarëve sepse shteti ka informacione për çdo qytetarë të vetëm. Jeta digjitale na lidh me ato informacione, ne kur hymë në rrjete sociale identifikohemi me këto informacione, në të njëjtën kohë kur duam të mbrojmë vetën dhe me verifikuar identitetin e verifikojmë me të njëjtat informacione”, ka shtuar Abazi.

Ndërkaq ka përmendur disa masa për t’u mbrojtur nga sulmet kibernetike. Njëra nga këto është edhe koordinimi i përbashkët i institucioneve. Ai tha se institucionet duhet ngritur shumë shpejt kapacitetet dhe të marrin teknologjitë e fundit për mbrojtjen e sulmeve kibernetike.

“Institucionet duhet me pas një koordinim të përbashkët që të mund t’i shpërndajnë eksperiencat, regjistrat dhe gjitha këto shënime për të bërë një analizë çka ka ndodhë, cilat janë masat parandaluese. E mira e kësaj fatkeqësie është se institucionet pak a shumë vetëdijesohen, vetëdijesohen në aspektin se duhet investuar më shumë, qoftë bizneset private duhet investuar më shumë në këto tema, me marrë më seriozisht këtë punë sepse mund të jetë një lloj sulmi i cili ndoshta nuk ka pas ndonjë efekt të madh por mund të vjen i ardhshmi që mundet me pas efektin dhe impaktin më të madh. Për këtë arsye institucionet duhet me ngrit shumë shpejt kapacitetet, duhet trajnuar sa më shumë staf, të ndërtojnë parametrat e zhvillimit të resurseve njerëzore, duhet me marrë teknologjitë e fundit për mbrojtjen e sulmeve kibernetike”, tha ai.

Abazi shtoi se sulmet kibernetike mund të vinë në çdo kohë, e sidomos kur ka zhvillime në vend.

“Këto sulme mund të vinë në çdo kohë për shkak se këto nuk kanë kufij fizik, por duhet analizuar situatat gjeopolitike që ndodhin në vend dhe besoj se do të ketë sulme kibernetike sa herë që do të ketë zhvillime edhe me Kosovën…6:09 Kështu shteti duhet me marrë masa sa herë që ka vendime të ndryshme që kanë të bëjnë në lidhje me shtetet e tjera, gjithmonë me qenë të gatshëm dhe vigjilent për t’u mbrojtur në sulmet kibernetike.. Institucionet me marrë me seriozisht, të ndërtojnë agjencionin ku koordinojnë të dhënat, të këtë gjëra më praktike për institucionet, jo vetëm të jenë të shkruara në letër..përndryshe parimi dhe letra nuk na mbrojnë nga sulmet kibernetike, por janë masat teknike ato të cilat na mbrojnë”, tha ai.

Sipas tij, sulmet kibernetike mund të vinë nga Serbia, Irani, Rusia e po ashtu dhe Kina, por thekson se mund të ketë edhe njerëz brenda Kosovës të cilët kanë një politikë.

“Neve historia na tregon që ne me shtetin serb nuk kemi marrëdhënie të mira, kështu duhet të mbrohemi prej tyre, por jo vetëm. Mund të jetë edhe Irani, Rusia, mund të jetë aleat Kina, që është një grup i aleatëve të cilët munden me bashkëpunu për këto qëllime. Mund të kemi edhe nga njerëz brenda shtetit të Kosovës, të cilët kanë një politikë, të cilët protestojnë me anë të haktivizimit, si ka qenë rasti fundit ku është deklaruar, se për shkak të një rregullore apo qëndrimi që është marrë i qeverisë, ata protestojnë për gjëra të tilla, kështu mund të jetë edhe nga brenda por edhe nga shtet tjera jashtë”, tha ai.

Cak i sulmeve kibernetike që po ndodhin kohëve të fundit në Kosovë, kryesisht kanë qenë institucionet shtetërore, mediat dhe biznese të ndryshme.

Automobilizëm elektrikë

Porsche prezanton drejtuesin e ardhshëm të kompanisë

Published

on

Bordi Mbikëqyrës i Porsche AG ka emëruar Michael Leiters si Drejtor Ekzekutiv të kompanisë, me detyrën që do ta marrë zyrtarisht më 1 janar 2026.

Leiters do të pasojë Oliver Blume, i cili ka udhëhequr Porsche për 10 vjet dhe do të vazhdojë karrierën e tij si Drejtor Ekzekutiv i Grupit Volkswagen.

Sipas Wolfgang Porsche, kryetarit të Bordit Mbikëqyrës, Blume udhëhoqi kompaninë me sukses në periudha të vështira, duke arritur rezultate rekord financiare, hyrje në tregje të reja dhe suksese të rëndësishme në sportet motorike.

Blume deklaroi se pas një dekade në krye të Porsche, ka vendosur të përqendrohet plotësisht te Volkswagen.

Ndërkohë, Michael Leiters vjen nga pozicioni i Drejtorit Ekzekutiv të McLaren Automotive, ku punoi që nga viti 2022.

Më parë, ai ka qenë Drejtor i Teknologjisë në Ferrari për mbi tetë vjet dhe ka punuar për më shumë se 13 vjet në Porsche, ku ishte përgjegjës për modelet Macan dhe Cayenne. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Meta mbyll Messenger për desktop në Windows dhe Mac

Published

on

Meta ka njoftuar se aplikacioni i Messenger për desktop në Windows dhe Mac do të mbyllet.

Që nga 15 dhjetori, përdoruesit do të duhet të përdorin direkt Facebook për të vazhduar bisedat nga kompjuteri i tyre.

Gjatë procesit të mbylljes, përdoruesit do të marrin një njoftim brenda aplikacionit dhe do të kenë 60 ditë për të përdorur Messenger përpara se të mbyllet përgjithmonë.

Meta rekomandon që përdoruesit të ruajnë historikun e bisedave para se aplikacioni të zhduket, përndryshe të dhënat mund të humbasin përgjithmonë.

Ndërkohë, aplikacioni Messenger për desktop nuk është më i disponueshëm në Apple App Store. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

WhatsApp vendos kuotë mujore për mesazhe

Published

on

WhatsApp po teston një shtojcë të re për mesazhet që kufizon numrin e mesazheve pa përgjigje që një llogari mund t’i dërgojë një marrësi.

Ky kufizim synon kryesisht dërguesit që dërgojnë shumë mesazhe dhe llogaritë mashtruese.

Mesazhet e individëve dhe bizneseve do të llogariten në këtë limit, përfshirë mesazhet e shumta të palexuara që u dërgohen përdoruesve. Nëse marrësi përgjigjet, mesazhet hiqen nga kuota mujore. WhatsApp gjithashtu do të paralajmërojë llogaritë që afrohen pranë këtij kufiri.

Kompania thekson se përdoruesit mesatarë ndoshta nuk do ta arrijnë këtë limit, duke e bërë këtë një mënyrë për të parandaluar që individët t’u dërgojnë mesazhe atyre që nuk përgjigjen.

Aktualisht, testimi është i fokusuar tek bizneset dhe llogaritë mashtruese, por në javët e ardhshme do të shtrihet në disa vende.

Meta ka ndërmarrë më parë hapa për të zvogëluar mesazhet mashtruese. Vitin e kaluar mundësoi anulimin e abonimit nga mesazhet promocionale, ndërsa në gusht të këtij viti njoftoi që përdoruesit do të informohen kur dikush jashtë listës së kontakteve i shton në një grup.

Deri në gjysmën e parë të vitit 2025, WhatsApp ka ndaluar mbi 6.8 milionë llogari të lidhura me qendrat e mashtrimit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Rrjeti global në kaos! Pse mijëra aplikacione u ndërprenë pas rënies së Amazon Web Services?

Published

on

AMAZON Web Services (AWS), gjigandi i njohur si shtylla kurrizore e internetit, ka pësuar një ndërprerje të madhe që preku mijëra biznese dhe miliona përdorues në mbarë botën.

Situata u përshkrua nga drejtuesi i kompanisë rivale Cloudflare, i cili pranoi se ishte i lehtësuar që problemi nuk kishte të bënte me ta, shkruan BBC. Platformat e goditura ishin: Snapchat dhe Reddit, banka si Lloyds dhe Halifax, dhe lojëra popullore Roblox dhe Fortnite.

AWS ofron infrastrukturën bazë për rreth një të tretën e internetit global, duke ofruar ruajtje të dhënash, menaxhim bazash të të dhënave dhe fuqi llogaritëse. Kjo u mundëson kompanive të shmangin koston e kompleksitetin e mirëmbajtjes së serverëve, ndërkohë që AWS kujdeset për nevojat teknologjike të tyre.

Problemi kishte të bënte me një çështje të zakonshme: një gabim në Sistemin e Emrave të Domaineve. Ekspertët e teknologjisë e përmendin shprehjen “Është gjithmonë DNS!”, duke nënkuptuar se ky është një nga burimet më të zakonshme të prishjeve në internet.

DNS funksionon si një hartë e internetit, kur një përdorues klikon një aplikacion ose faqe, sistemi i tij dërgon një kërkesë për lidhje.

Në këtë rast, AWS e “humbi” atë hartë: platformat si Snapchat dhe Canva ishin funksionale, por trafiku nuk dinte ku të drejtohej.

Ndërprerje të tilla ndodhin për shumë arsye, nga mirëmbajtja e planifikuar dhe dështimet e serverëve, deri te gabimet njerëzore apo konfigurimet e gabuara. Mund të bëhet fjalë edhe për sulme kibernetike, megjithëse në këtë rast nuk ka asnjë provë për një të tillë.

AWS konfirmoi se incidenti ndodhi në qendrën e të dhënave në Virxhinian Veriore, e cila është njëkohësisht më e madhja dhe më e vjetra.

Kjo ngjarje është shembull i qartë i rrezikut të varësisë nga një ofrues i vetëm i shërbimeve cloud. AWS është thelbësore për funksionimin e miliona bizneseve, dhe alternativa të vërteta janë shumë të pakta.

Në treg, konkurrentët kryesorë janë Microsoft Azure dhe Google Cloud Platform, ndërsa IBM, Alibaba Cloud dhe platforma evropiane Stackit (e lansuar nga kompania mëmë e supermarketit Lidl) mbeten lojtarë më të vegjël.

Për shkak të pozitës dominuese të gjigantëve amerikanë, shtrohet pyetja nëse Evropa dhe Mbretëria e Bashkuar duhet të zhvillojnë infrastrukturën e tyre cloud për të reduktuar varësinë nga SHBA, ndonëse ekspertët mendojnë se për këtë tashmë mund të jetë vonë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara