Lajmet

Sulmet godasin Bejrutin pas urdhrit izraelit për evakuim

Published

on

Sulmet ajrore izraelite kanë goditur periferi të Bejrutit më 15 nëntor, pas një urdhri nga ushtria izraelite që kërkonte evakuimin e banorëve. Mësohet se një dron izraelit ka lëshuar dy raketa në zonën e Gobeirit, një lagje e periferisë jugore të kryeqytetit libanez, ndërsa forcat ajrore izraelite kanë kryer një sulm të rëndë ajror që ka shkatërruar një ndërtesë pranë zyrave komunale.

Urdhri për evakuim u shpall në një postim në platformën X nga zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, i cili paralajmëroi banorët e Gobeirit dhe zonave përreth se ata mund të bëhen objekt i sulmeve të menjëhershme. Në mesazhin e tij, Adraee u bëri thirrje banorëve që të largoheshin nga ndërtesat dhe zonat që lidhen me Hezbollahun, grupin militant dhe partinë politike që kontrollon jugun e Libanit. Ai gjithashtu publikoi harta të zonave të shënjestruara, përfshirë afër shkollës së mesme Bustan.

Sulmet ajrore izraelite kanë shkaktuar një eksod masiv të civilëve nga Gobeiri dhe nga bastioni i Hezbollahut në jug të Bejrutit, megjithatë disa banorë janë kthyer për të kontrolluar shtëpitë e tyre. Përveç Bejrutit, NNA (Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit) raportoi se sulme të tjera janë kryer në qytetin jugor të Nabatiehut, një tjetër bastion i Hezbollahut.

Në një njoftim tjetër, ushtria izraelite ka pohuar se gjatë ditës së enjten ka shënjestruar disa “qendra komanduese” të forcave speciale Radvan të Hezbollahut, si dhe raketahedhës të përdorur për sulme kundër Izraelit. Po ashtu, forcat ajrore izraelite kanë sulmuar më shumë se 120 cakë në Liban, përfshirë depo armësh dhe qendra komanduese.

Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut ka eskaluar që nga fillimi i luftës në Gazë në tetor të vitit të kaluar, dhe është intensifikuar që nga shtatori i këtij viti, kur Izraeli ka nisur fushatën ajrore dhe ofensivën tokësore kundër grupit militant libanez. Edhe pse Hezbollah konsiderohet një grup terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, krahun politik të tij, që ka ulëse në Parlamentin libanez, Bashkimi Evropian nuk e ka shpallur si të tillë.

Sipas autoriteteve libaneze, deri tani më shumë se 3,380 persona janë vrarë në këtë përplasje, ndërsa humbjet ekonomike për Libanin janë vlerësuar në më shumë se 5 miliardë dollarë, me dëme materiale që konsiderohen të arrijnë në miliarda dollarë./REL/

Lajmet

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Pejë për fajde dhe detyrim, konfiskohen armë e municion

Published

on

By

Bazuar në raportin 24-orësh të Policisë, një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer në vazhdimësi veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, organet e rendit kanë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta, dy pushkë të gjata si dhe municion të kalibrit të ndryshëm.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen tre persona për tentim vrasje në Deçan

Published

on

By

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, tre persona janë arrestuar pasi kanë tentuar të ndalojnë me forcë një veturë, me ç’rast njëri prej të dyshuarve ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në vendngjarje është konfiskuar pistoleta e përdorur në rast.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara