Lajmet

Sulm ndaj rendit të paqes në Ballkanin Perëndimor

Published

on

Fantazitë e ndarjes përgjatë vijave etnike po ringjallen në ish-Jugosllavi. Nëse BE nuk ia del të ndalë nacionalizmat, kërcënojnë konflikte të reja të pakontrolluara në Ballkanin Perëndimor, shkruan Marion Kraske.

Filmi i Jasmila Zbanic “Quo Vadis Aida”  i cili në çmimet Oscar të këtij viti ishte në renditjen e “filmave më të mirë të huaj”, është impresionues. Regjisorja boshnjake rrëfen me emocion për dëshpërimin e njerëzve në Srebrenicë, kur trupat serbe të drejtuara nga Ratko Mladiç në korrik 1995 pushtojnë me shpejtësi Bosnjen lindore për të ushtruar atë që ishte synim final: Krijimin e Serbisë së Madhe. Për këtë ata vranë 8300 djem e burra, shumica myslimanë. Gjenocid në tokën europiane.

Filmi i Zbanic është një paralajmërim që vjen në momentin e duhur. Sepse 26 vjet pasi mori fund lufta në ish-reublikat jugosllave Bosnje e Hercegovina me Marrëveshjen e Dejtonit, ky vend është ekspozuar sërish ndaj sulmeve të reja. Ashtu si në vitet 90-të kur presidenti kroat, Franjo Tuxhman dhe pushtetmbajtësi serb, Slobodan Milosheviç e ndanë Bosnjen mes tyre, tani ekstremistë të papërmirësueshëm përpiqen t’i japin fund kësaj. Të shkatërrojnë Bosnjen me të gjithë multietnicitetin e saj.

Së fundmi qarkullojnë fantazi ndarjeje, që vënë pikëpyetje mbi ekzistencën e republikës në qendër të ish-Jugosllavisë. Një e ashtuquajtur “nonpaper”, sipas raportimeve në media, vjen nga dora e kryeministrit slloven, Janez Jansa. Dokumenti i zbuluar propagandon qartë vendosjen e kufijve të rinj përgjatë vijave etnike. Vëzhguesit janë të mendimit, se pjesë të dokumentit janë përpiluar në Budapest, me gjasë krijime të rrethit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ndikimi i rrymave populiste-nacionaliste është i dukshëm.

Dëbime, vrasje, përdhunime masive

Në thelb është formuluar krijimi i një Serbie të Madhe, Kroacie të Madhe dhe Shqipërie të Madhe. Kjo nënkupton një ringjallje të rrezikshme të atyre ideologjive që në fillim të viteve 90-të çuan në dëbime, vrasje dhe përdhunime masive. E megjithkëtë ato kanë përkrahës.

Prej kohësh Kroacia lobon në Bruksel për një variant të zbutur të ndarjes së Bosnjes. Në fakt është e njëjta gjë: Ekstremistë kroatë-boshnjakë kërkojnë një etnitet të vetin “të tretë”. Kërkohet thellimi i ndarjes etnike dhe më së miri bashkimi me vendin amë kroat. Nga Beogradi vijnë tone gjithnjë e më agresive: Bashkimi i botës serbe ka kohë që ka filluar, tha këto ditë ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin dhe “nuk mund të ndalet më.”

Paralajmërime nga Bosnja

Këto lojëra fantazishë për një “ndarje paqësore” të Bosnjes janë një sulm serioz ndaj rendit aktual të paqes, e kjo gjen reflektim në alarmin që ngre në raportin e tij Përfaqësuesi i Lartë i Bashkësisë Ndërkombëtare në Bosnje, Valentin Inzko në Këshillin e Sigurimit.

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i përjashton kategorikisht ndryshimet e kufijve në Ballkan. Pyetja që shtrohet është, se sa të gatshëm janë në Berlin dhe Bruksel për t’ua bërë pa hezitim të qartë këtë qarqeve provokuese nga Zagrebi në Lubjanë, Budapest dhe Beograd dhe të kujdesen që politikat e përgjakshmë të Karaxhiçit dhe të tjerëve të mos tirren më si vizione tës ë ardhmes?

Dobësia e BE

Marion Kraske

Në këto ide të fundit të paraqitura vihet në pah edhe dobësia e Bashkimit Europian, që në rajon krijoi një vakuum të rrezikshëm. Kështu deri më tani Brukseli nuk ia doli të krijojë një perspektivë të qartë. Në vend të demokratizimit të pakompromis u zgjodh një bashkëjetesë e dyshimtë me etno-klanet qeverisëse që kontribuoi në forcimin e pushtetit të elitave të korruptuara dhe forcimin e axhendave ekstremiste.

Shembulli më i mirë për këtë politikë të zbutjes ishte iniciativa “landswap” – këmbim territoresh për Serbinë dhe Kosovën. Përveç kësaj BE legjitimoi vitin e kaluar në Bosnje me të ashtuquajturin “Deal” i Mostarit pikërisht partitë nacionaliste, që e mbajnë vendin në një paralizim të vazhdueshëm. Në të njëjtën kohë lihen në baltë ata aktorë, që janë vërtet aleatët e Europës: aktivistë për të drejtat e njeriut si publicistja në Mostar, Stefica Galic.

Efekte të rrezikshme domino

Brukseli do të bënte mirë, t’u jepte një fund të qartë narrativave fantazmë me etnokrati të pastra, veçanërisht brenda BE. Efekte të rrezikshme domino duken që tani. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, që për një kohë të gjatë në politikën e jashtme gjermane shihej si një spirancë stabilititeti, përpiqet përmes ushtrimit të influencës të destabilizojë jo vetëm Bosnjen, por edhe vendet fqinje si Mali i Zi apo Kosova.

Edhe Kroacia e nxit gjithnjë e më shumë luftën e ftohtë kundrejt fqinjit të dobët. Kështu presidenti kroat, Zoran Milanovic tregoi para pak ditësh se sa pak ndërmerr kundër ideologjive përçmuese ndaj njeriut anëtarja më e re e BE-së. Pa asnjë drojë presidenti kroat priti një të dënuar për krime lufte nga ato shoqata kroato-boshnjake (HVO), që në luftën e Bosnjes vranë civilë.

Kundër paqes

Teza e kreut të shtetit kroat – jo gjithkush që është dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës është kriminel lufte. Sipas një studimi aktual, Kroacia nuk është përballur ende si duhet me të shkuarën fashiste në Luftën e Dytë Botërore: Vetëm një e treta e të rinjve të anketuar kanë pranuar, se shteti i pavarur i atëhershëm kroat, NDH ishte një marionetë e Gjermanisë naziste.

Ajo që dihet: Stabilokracitë me zjarrvënës shpirtërorë në krye si edhe gjoja-zgjidhjet përgjatë vijave etnike nuk janë receta për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, por bien ndesh me një Europë paqësore. Perëndimi duhet të reagojë menjëherë për këtë, kërkon eksperti i Ballkanit Daniel Serwer në një “non paper” të tijën dhe kujton ndikimin në rritje të Rusisë dhe Kinës. Nëse ky rajon do të vazhdojë si tani, sipas ekspertit, kjo do të ketë pasoja për destablizimin, mund të sjellë konflikte etnike dhe rritje të migrimit. Nëse BE nuk ia del që të bashkojë forcat e saj, nuk përjashtohet dhuna. Përpjekja e fundit “për të bashkuar” serbët, paralajmëron publicisti boshnjak, Dragan Bursaç përfundoi me gjenocid.

Politologja dhe gazetarja, Marion Kraske drejtoi zyrën e Sarajevës të Fondacionit Heinrich Böll për Bosnje-Hercegovniën, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë nga viti 2015-2021

Lajmet

57 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Vlorë

Published

on

By

Dy persona janë arrestuar në Vlorë pasi u kapën me 57 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, sipas njoftimi të Policisë se Shtetit.

Operacioni i koduar “Brotherhood”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, çoi në prangosjen e F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, dhe L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë. Ata akuzohen për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” si dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”.

Sipas policisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, uniformat blu ndaluan dhe kontrolluan një automjet tip “Volkswagen Touran”, me të cilin po udhëtonin të dyshuarit. Gjatë kontrollit u gjet një sasi kanabisi e përgatitur për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesë u zbulua dhe u sekuestrua një tjetër sasi kanabisi, duke e çuar në rreth 57 kg totalin e lëndës së dyshuar narkotike. Po ashtu, në banesën e njërit prej të arrestuarve u gjet një armë zjarri automatike model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet Artan Grubi pas më shumë se një viti në arrati

Published

on

By

Ish-zëvendëskryeministri maqedonas Artan Grubi është arrestuar më 23 shkurt në pikën kufitare Bllacë, pas më shumë se një viti prej kur ishte në arrati, ka konfirmuar Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Grubi dyshohet për abuzim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si “Lotaria Shtetërore”, rast për të cilin ka raportuar më herët edhe Radio Evropa e Lirë.

Në këtë rast përfshihet edhe Përparim Bajrami, i cili po ashtu përmendet në aktakuzë si i dyshuar.

Prokurorët dyshojnë se ata kanë përvetësuar rreth 8 milionë euro përmes prokurimit të pajisjeve të terminaleve të lotarisë elektronike (VLT).

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende nëse Grubi do t’i nënshtrohet masës së paraburgimit apo do t’iu dorëzohet autoriteteve gjyqësore më vonë gjatë ditës. /REL/

Continue Reading

Lajmet

UBT nis bashkëpunim ndërkombëtar me Liberty University për “Virtual NATO Simulation”

Published

on

By

Është mbajtur takimi i parë online i punës që shënon nisjen e një bashkëpunimi të rëndësishëm akademik ndërkombëtar në kuadër të aktivitetit “Virtual NATO Simulation”, i cili për herë të parë po zhvillohet në Kosovë me përfshirjen e studentëve të University for Business and Technology.

Ky projekt inovativ synon të sjellë një përvojë të drejtpërdrejtë të proceseve vendimmarrëse dhe diplomatike në kuadër të NATO, përmes një simulimi virtual që përfshin role të nivelit të lartë politik, diplomatik dhe të sigurisë.

Në kuadër të këtij simulimi, me iniciativë të Dekanes së Fakultetit Shkenca Politike në UBT, dy grupe studentësh, do të përfaqësojnë shtete anëtare të NATO-s përmes formatit role play. Njëri grup do të simulojë rolin e Turqia, ndërsa grupi tjetër atë të Italia, duke u angazhuar në diskutime dhe vendimmarrje që pasqyrojnë realitetin e sfidave të sigurisë ndërkombëtare.

Përmes këtij angazhimi, studentët do të përjetojnë nga afër dinamikën e negociatave, koordinimit institucional dhe diplomacisë shumëpalëshe.

Ky bashkëpunim po realizohet në partneritet me Liberty UniversityShtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe me universitete të tjera të rajonit, duke krijuar një hapësirë të përbashkët akademike për shkëmbim përvojash, njohurish dhe praktikash ndërkombëtare.

Virtual NATO Simulation u ofron studentëve një qasje praktike dhe ndërvepruese ndaj çështjeve të sigurisë globale, duke zhvilluar aftësi konkrete në analizë strategjike, komunikim institucional dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

Takimi i parë online përbën hapin fillestar të një rrugëtimi të ri për UBT-në dhe studentët e saj, duke e pozicionuar Kosovën në një platformë aktive të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar dhe duke dëshmuar rolin në rritje të institucioneve vendore në nisma që ndërlidhin arsimin e lartë me realitetet globale.

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku pjesë e konferencës shkencore në Universitetin e Bolonjës

Published

on

By

Profesoresha e Fakultetit të Medias dhe Komunikimit në UBT, Xhevahire Millaku mori pjesë në një konferencë shkencore ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti i Bolonjës, në bashkëpunim me disa universitete shqiptare.

I themeluar në vitin 1088, Universiteti i Bolonjës konsiderohet universiteti më i vjetër në botë dhe një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Evropë, me një traditë të gjatë akademike dhe kërkimore.

Konferenca, e mbajtur më 19 dhe 20 shkurt 2026, kishte për temë kryesore: “Arbëreshët e Italisë, një qytetërim midis dy brigjeve të Adriatikut” (The Arbëreshë of Italy, a civilization between the two shores of the Adriatic Sea).

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të saj, studiues nga fusha të ndryshme trajtuan aspekte historike, kulturore, gjuhësore dhe identitare të komunitetit arbëresh, duke theksuar rolin e tyre në ndërlidhjen mes Shqipërisë dhe Italisë.

Në kuadër të kësaj konference, Prof. ass. dr. Xhevahire Millaku prezantoi kumtesën me temë: “Gjuha dhe arti diplomatik e letrar i Ismail Kadaresë në studimet italiane”.

Në paraqitjen e saj, ajo trajtoi dimensionin gjuhësor dhe estetik të veprës së shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare, duke u ndalur në mënyrën se si krijimtaria e tij është studiuar dhe interpretuar në qarqet akademike italiane, si dhe në rolin që ajo ka luajtur në ndërtimin e urave kulturore ndërmjet dy vendeve.

Continue Reading

Të kërkuara