Sport

​Suksesi i jashtëzakonshëm i 2 Korrikut

Published

on

FC 2 Korriku U19 ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në UEFA Youth League, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të këtij kompeticioni. Pas triumfit 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra nga Prishtina arriti tjetër fitore të merituar 3:1 në përballjen e kthimit kundër ekipit irlandez, UCD nga Dublini, në kuadër të rrethit të dytë.

Ky rezultat e dërgon FC 2 Korrikun në mesin e dhjetë skuadrave më të mira të Domestic Champions Path të UEFA Youth League, një arritje e jashtëzakonshme që pasqyron talentin dhe punën e palodhshme që po zhvillohet në futbollin kosovar.

Dy gola për FC 2 Korrikun në këtë ndeshje i shënoi Rin Ahmeti, derisa me një gol kontribuoi Omer Shala.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përgëzoi futbollistët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit për këtë arritje të madhe. Në urimin e tij, në rrjetet sociale ai shprehu krenarinë për paraqitjen e ekipit dhe uroi suksese të mëtejshme në këtë rrugëtim.

Urimet më të përzemërta për FC 2 Korriku. Tjetër festë, tjetër natë magjike për futbollin e Kosovës në UEFA Youth League. Pas fitores 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, ekipi U19 i FC 2 Korrikut realizoi fitore edhe në ndeshjen e kthimit të rrethit të dytë kundër skuadrës irlandeze, UCD nga Dublini, me rezultat 3:1, duke vulosur suksesin historik për klubin dhe futbollin tonë me kualifikimin në mesin e dhjetë skuadrave më të mira të Domestic Champions Path në UEFA Youth League. Ky sukses është dëshmi e talentit të jashtëzakonshëm në vendin tonë dhe konfirmim i punës së shkëlqyeshme me gjeneratat e reja në klubin kryeqytetas. Përgëzoj futbollistët e rinj të FC 2 Korrikut për paraqitjen e jashtëzakonshme dhe prezantimin e denjë të futbollit tonë në këtë nivel të garave evropiane. Me këtë sukses ata na bënë krenarë të gjithëve. Urime edhe për stafin e trajnerëve dhe drejtuesit e klubit”, ka shkruar Ademi.

Vendi

Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.

Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.

Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.

Continue Reading

Lajmet

Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.

Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.

Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.

Continue Reading

Vendi

Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës

Published

on

By

Sytë e botës sonte janë në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku Kosova luan një ndeshje historike kundër Turqisë për një biletë në Botëror, një sukses që ka zgjuar vëmendjen e mediave më prestigjioze globale.

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka botuar një artikull tejet prekës ku përshkruan rritjen e jashtëzakonshme të kombëtares sonë, duke e titulluar: “Besojmë te njëri-tjetri: Rruga e vështirë e Kosovës nga lufta drejt shpresës për Kupën e Botës”.

Gazeta sjell rrëfimin e Samir Ujkanit, i cili kujton kohën kur lojtarët nuk ia dinin as emrat njëri-tjetrit në ndeshjen e parë kundër Haitit dhe stërviteshin në fusha të rënduara nën tymin e termocentraleve të Obiliqit.

Artikulli vë në pah se për një shtet që dikur e kishte të ndaluar futbollin nga autoritetet serbe, ky moment përfaqëson kulmin e një diplomacie të gjatë sportive të nisur nga i ndjeri Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu.

Sipas “The Guardian”, ajo që dikur dukej e pamendueshme – kualifikimi i Kosovës në finalet e një Botërori – sonte është vetëm një fitore larg, duke e shndërruar sportin në projektimin më të bukur të një shteti modern dhe të suksesshëm në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha

Published

on

By

Sot futbolli kosovar përjeton një moment unik pasi në të njëjtën kohë kur ekipi A zbret në fushën e “Fadil Vokrrit” për ndeshjen finale ndaj Turqisë, Kosova U21 do të sfidojë Spanjën në Madrid.

Të rinjtë tanë po luftojnë për një vend në “Europianin Shqipëri-Serbi 2027”, duke u përballur me liderin e grupit A që mban 18 pikë, ndërsa Kosova renditet në vendin e katërt me 8 pikë.

Pas humbjes 1-3 në ndeshjen e parë në Prishtinë, dardanët e rinj kërkojnë hakmarrjen ndaj spanjollëve, duke u mbështetur në formën e mirë që treguan me fitoret bindëse 4-0 ndaj Qipros dhe 7-0 ndaj San Marinos, si dhe barazimet pa gola kundër Rumanisë dhe Finlandës.

Kjo pasdite i gjen tifozët me vëmendje të ndarë mes Prishtinës dhe Madridit, në një përpjekje të dyfishtë për sukses ndërkombëtar.

Continue Reading

Të kërkuara