Sport

Suksesi i Granit Xhakës në Euro 2024: Në renditjen e top mesfushorëve

Published

on

Granit Xhaka, lojtari i shquar i futbollit nga Zvicra, ka pasur një paraqitje të shkëlqyer në Kampionatin Europian Euro 2024, duke u bërë një nga mesfushorët më të dalluar të turneut. Xhaka u vlerësua me notën 6,70,  e cila e renditi në vendin e katërt në listën e mesfushorëve më të mirë të turneut.

Në këtë listë, Xhaka u pozicionua pas triumviratit spanjoll me Dani Olmo, Fabian Ruiz dhe Rodri, të cilët treguan paraqitje të shkëlqyeshme me nota të barabarta 7,00. Kjo renditje e vë Xhakën në krah të lojtarëve të tjerë të talentuar si Toni Kroos dhe Arda Guler, duke shënuar një sukses të qartë për të dhe për ekipin e tij gjatë Euro 2024.

Ky sukses i Xhakës është pjesë e një historieje të suksesit për Zvicrën në këtë turne, duke e bërë atë një nga figura kryesore në udhëheqjen e skuadrës drejt suksesit në fushën e madhe evropiane./UBTNews/

Top 20 mesfushorët e Euro 2024

7,00 DANI OLMO (Spanja)

7.00 FABIAN RUIZ (Spanja)

6,75 RODRI (Spanja)

6,70 XHAKA (Zvicra)

6,67 HJULMAND (Danimarka)

6,67 MERINO (Spanja)

6,63 LOBOTKA (Sllovakia)

6,60 FREULER (Zvicra)

6,60 GULER (Turqia)

6,50 KROOS (Gjermania)

6,50 MUSIALA (Gjermania)

6,50 BERNARDO SILVA (Portugalia)

6,50 SOUCEK (Republika Çeke)

6,50 SHAPARENKO (Ukraina)

6,42 SIMONS (Holanda)

6,40 PALMER (Anglia)

6,38 DE BRUYNE (Belgjika)

6,38 HOJBJERG (Danimarka)

6,38 DUDA (Sllovakia)

6,33 PEDRI (Spanja)

Sport

Kosova barazon në minutën e 21-të

Published

on

By

Pas një fillimi të vështirë, Kosova ka reaguar në mënyrën më të mirë të mundshme duke barazuar rezultatin 1-1 ndaj Sllovakisë në minutën e 21-të.

Djemtë tanë rikthehen në lojë pas golit të pësuar herët, duke treguar karakter dhe vendosmëri në fushë. Goli i barazimit ka rikthyer besimin dhe ka ndezur edhe më shumë ritmin e ndeshjes, e cila tashmë është plotësisht e hapur. 

Continue Reading

Sport

Kosova pa Demakun e Sadriun në gjysmëfinalen ndaj Sllovakisë

Published

on

Në ndeshjen për gjysmëfinale sot, Kosova ndaj Sllovakisë. Përzgjedhësi i Kosovës në futboll Franco Foda, ka dorëzuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë përballje në Bratislavë.

Ndeshja gjysmëfinale e playoff-it kualifikues për Kupën e Botës 2026 zhvillohet sonte nga ora 20:45 dhe konsiderohet më e rëndësishmja deri më tani për “Dardanët”.

Për ndeshjen kundër sllovakëve, Foda nuk llogarit në mesfushorin Vesel Demaku dhe mbrojtesin Leard Sadriu.

Continue Reading

Sport

Mungesa të mëdha për Sllovakinë: David Duris dhe Milan Skriniar jashtë përballë Kosovës

Published

on

David Duris dhe Milan Skriniar të Sllovakisë nuk do të jenë në gjendje të ndihmojnë ekipin në ndeshjen kundër Kosovës.

Anësori i klubit norvegjez Rosenborg Trondheim, David ka pësuar një dëmtim në shpatull nga i cili vuante edhe më parë, njoftoi trajneri i ekipit kombëtar Francesco Calzona.

Ndërsa Milan Skriniar është jashtë listës përfundimtare të Sllovakisë

Continue Reading

Sport

Sot vendoset historia: Kosova përballë Sllovakisë për një vend në Botërorin- 2026

Published

on

Sot zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe  Sllovakisë, një përballje vendimtare për kualifikim në Botërorin 2026.

Nëse e fiton këtë finale, Kosova do të shkruajë histori duke u kualifikuar për herë të parë në Botërorin 2026.

Në listën e futbollistëve të ftuar mungon kapiteni Amir Rrahmani, për shkak të një lëndimi të pësuar me klubin e tij, Napolin.

Po ashtu, nuk është ftuar as Leon Avdullahu, pasi është lënduar së fundmi me ekipin e tij, Hoffenheim.

Ndeshja zhvillohet sot, nga ora 20:45.

Continue Reading

Të kërkuara