Sport

Suedia publikon listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën – mungon Besfort Zeneli

Published

on

Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit kundër Sllovenisë dhe Kosovës, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Skandinavët do ta nisin kampanjën kualifikuese me përballjen ndaj Sllovenisë në shtëpi, përpara se të udhëtojnë drejt Prishtinës për ndeshjen e dytë ndaj Kosovës.

Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka ftuar 24 futbollistë për këto dy sfida. Në listë përfshihen emra të njohur si Alexander Isak, Viktor Gyökeres, Anthony Elanga, Lucas Bergvall dhe Isak Hien.

Në këtë grumbullim mungon mesfushori me prejardhje shqiptare, Besfort Zeneli, i cili më parë kishte zgjedhur të përfaqësojë Suedinë në vend të Kosovës.

Lajmet

​Lëndohet ylli i Interit

Published

on

Futbollisti Henrikh Mkhitaryan është detyruar të lërë fushën në minutën e 32-të të ndeshjes kundër Napolit për shkak të një problemi fizik.

Sipas testeve mjekësore të kryera në Institutin “Humanitas” në Rozzano, mesfushori armen ka pësuar tendosje muskulore në muskulin semitendinosus të kofshës së majtë.

Interi njoftoi se gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është përcaktuar.

Skuadra e Cristian Chivu do të përballet të mërkurën (29 tetor) me Fiorentinën në “San Siro”, ndërsa më 2 nëntor udhëton në Verona për sfidën ndaj ekipit vendas./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​De Bruyne mbyll vitin 2025, dyshohet për një dëmtim të rëndë

Published

on

Kevin De Bruyne rrezikon ta mbyllë para kohe vitin 2025 pas lëndimit të pësuar në ndeshjen Napoli–Inter.

Mesfushori belg u detyrua të largohej nga fusha menjëherë pas shënimit të golit nga penalltia, pasi ndjeu dhimbje në kofshën e djathtë dhe më pas u pa me paterica në pankinë.

Sipas Gazzetta dello Sport, dyshohet për një këputje të rëndë në bicepsin femoris, e cila mund ta mbajë jashtë fushave për disa muaj. Napoli shpreson që dëmtimi të mos ketë prekur zonën ku lojtari u operua në vitin 2023 gjatë kohës së tij te Manchester City.

Nëse konfirmohet se bëhet fjalë për një dëmtim serioz, De Bruyne mund t’i nënshtrohet një operacioni, gjë që do ta detyronte të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit. Edhe në rastin më të mirë, ai pritet të qëndrojë jashtë për dy ose tre muaj, duke i dhënë fund praktikisht vitit 2025.

Napoli ndërkohë mund të detyrohet të bëjë ndryshime në listën e Ligës së Kampionëve, me mundësi që në vend të belgut të përfshihet njëri mes Marianuccit apo Mazzocchit. Rezultatet e ekzaminimeve priten të përcaktojnë kohën e rikuperimit të mesfushorit./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi shkarkon trajnerin Tudor

Published

on

Humbja ndaj Lazios i ka kushtuar trajnerit Igor Tudorit, ku klubi bardhezi ka vendosur ta shkarkojë trajnerin kroat pas një serie rezultatesh të dobëta në fillim të këtij sezoni.

Sipas La Gazetta dello Sport detyrën e përkohshme të trajnerit do ta marrë Massimo Brambilla, deri në emërimin e pasardhësit të ri.

Nën drejtimin e Tudorit, Juventusi ka zhvilluar tetë ndeshje në Serie A, ku ka grumbulluar vetëm 12 pikë dhe ndodhet aktualisht në vendin e tetë të renditjes.

Në fazën e grupeve të Champions League, bardhezinjtë kanë siguruar vetëm dy pikë në tre takime, çka ka thelluar krizën e skuadrës torineze./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Barcelona synon huazimin e Son Heung-min

Published

on

Barcelona po shqyrton mundësinë për të huazuar sulmuesin korean, Son Heung-min, nga Los Angeles FC, duke përfituar nga një klauzolë e veçantë në kontratën e tijm, e njohur si ligji i Beckham.

Kjo rregullore lejon lojtarët e MLS të kalojnë përkohësisht në klube evropiane gjatë pushimit të kampionatit amerikan, pa e prishur kontratën me ekipin aktual.

Sipas mediave spanjolle, drejtuesit e Barcelonës po e analizojnë seriozisht këtë mundësi, pasi një marrëveshje huazimi do t’u mundësonte të përforcojnë skuadrën pa shpenzime të mëdha.

Për Son-in, një kalim i përkohshëm në Evropë do të ishte ideal për t’u përgatitur në formën më të mirë para Kupës së Botës 2026, ndërsa për Barcelonën do të sillte eksperiencë, gola dhe ndikim të menjëhershëm në ofensivë.

Aktualisht, sulmuesi 33-vjeçar po shkëlqen me Los Angeles FC në MLS, ndërsa ideja e një huazimi në “Camp Nou” shihet si një lëvizje strategjike nga të dyja palët./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara