Sport

Suedia publikon listën për ndeshjet me Slloveninë dhe Kosovën – mungon Besfort Zeneli

Published

on

Kombëtarja e Suedisë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e shtatorit kundër Sllovenisë dhe Kosovës, të vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Skandinavët do ta nisin kampanjën kualifikuese me përballjen ndaj Sllovenisë në shtëpi, përpara se të udhëtojnë drejt Prishtinës për ndeshjen e dytë ndaj Kosovës.

Përzgjedhësi i Suedisë, Jon Dahl Tomasson, ka ftuar 24 futbollistë për këto dy sfida. Në listë përfshihen emra të njohur si Alexander Isak, Viktor Gyökeres, Anthony Elanga, Lucas Bergvall dhe Isak Hien.

Në këtë grumbullim mungon mesfushori me prejardhje shqiptare, Besfort Zeneli, i cili më parë kishte zgjedhur të përfaqësojë Suedinë në vend të Kosovës.

Sport

​Tudor në rrezik shkarkimi, ky mund të jetë trajneri i ri i Juventusit

Published

on

Pas humbjes së tretë radhazi, pozita e Igor Tudor në stolin e Juventusit është vënë seriozisht në pikëpyetje. Disfata ndaj Lazios në “Olimpico” ka përkeqësuar krizën e bardhezinjve, të cilët më herët kishin humbur edhe ndaj Como-s (2-0) dhe Real Madridit (1-0) në Ligën e Kampionëve.

Sipas mediave italiane, ndeshja e radhës kundër Udineses do të jetë shansi i fundit për trajnerin kroat.

Në fillim ishte parashikuar që drejtuesit ta gjykonin në katër ndeshjet e ardhshme, por rezultatet negative mund të sjellin një vendim të menjëhershëm.

Tudor, i cili ka kontratë deri në vitin 2027, kritikohet për mungesë ekuilibri dhe për faktin se ekipi nuk ka një identitet të qartë loje. Ndryshimet e shumta taktike dhe rotacionet në formacion kanë krijuar paqartësi në skuadër.

Ndërkohë, drejtuesit e Juventusit kanë nisur të shqyrtojnë emrat e mundshëm për zëvendësim. Në listë gjenden Luciano Spalletti, Roberto Mancini dhe Raffaele Palladino si opsione italiane, ndërsa nga jashtë përmenden Terzic, Rose, Xavi dhe Southgate.

E sigurt mbetet se Thiago Motta, ish-trajner i Juventusit, nuk do të rikthehet. Vendimi përfundimtar për të ardhmen e Tudorit pritet pas ndeshjes me Udinesen./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

​Legjenda e UFC-së kritikon Tom Aspinall: Nëse je kampion bote, duhet të luftosh me një sy

Published

on

Eventi kryesor i natës në Abu Dabi midis Tom Aspinall dhe Cyril Gane për titull në peshat e rënda UFC ishte veçanërisht e vështirë për kampionin britanik.

Dueli u ndërpre qysh në rundin e parë pasi Gane goditi Aspinall në sy, gjë që çoi në reagime kontroverse.

Pas disa minutash rikuperimi, Aspinall i pranoi gjyqtarit dhe mjekut se nuk mund të shihte me njërin sy, andaj ndeshja u shpall pa garë dhe pritet një ndeshje rikthimi në të cilën Tom do të mbrojë rripin e tij të kampionit.

Aspinall donte të largohej nga ringu sa më shpejt për të marrë ndihmë mjekësore.

Pavarësisht kësaj, komentuesi i UFC-së, Daniel Cormier, këmbënguli për një intervistë në tetëkëndësh, gjatë së cilës turma në sallë filloi t’i fishkëllente kampionit. Kjo e zemëroi britanikun, i cili thirri turmën para se të largohej.

Situata u përkeqësua në konferencën për shtyp, ku shefi i UFC-së Dana White tha se “Aspinall nuk donte të luftonte”, duke sugjeruar se kampioni ishte dorëzuar.

Edhe pse Aspinall u dërgua në spital, legjenda e UFC-së dhe anëtari i Sallës së Famës, Chael Sonnen (48), tha se ai duhet ta kishte vazhduar luftën pavarësisht lëndimit.

“Një goditje në sy është e paligjshme, por luftimi me njërin sy është shumë i zakonshëm. Nëse je kampion bote në peshat e rënda, ndonjëherë duhet të luftosh me njërin sy dhe është diçka që duhet ta kapërcesh”, tha ish-boksieri, i cili e filloi karrierën në MMA më 1997, në kategoritë e peshave të lehta dhe të mesme./S.K/KP/

Continue Reading

Sport

​Real-Barcelona, ndeshja më të shtrenjtë në historinë e futbollit

Published

on

Real Madridi mposhti Barcelonën ku Mbappe dhe Bellingham shënuan në El Clasico. Edhe pse çdo ndeshje midis Real Madridit dhe Barcelonës shkruan një kapitull të ri, ndeshja e mbrëmshme u konsiderua si ndeshja më e shtrenjtë e të gjitha kohërave.

Fuqia ekonomike në El Clasicon e parë të sezonit vendos rekorde të reja. Vlera e kombinuar e 11-shes titullare është 1.771 miliardë euro, por kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Kur merren në konsideratë ekipet e plota, vlera totale rritet në 2.510 miliardë.

El Clasico e sotme tejkalon të gjitha ndeshjet e mëparshme duke u bërë ndeshja më e shtrenjtë në histori.

Deri më tani, shtatë nga dhjetë ndeshjet më të shtrenjta kanë përfshirë të paktën një klub anglez, me Real Madridin që është paraqitur tetë herë.

Barcelona, nga ana tjetër, është në listë dy herë. Pas ndeshjes së mbrëmshme, dy gjigantët spanjollë u ulen së bashku në krye.

Ndeshjet më të shtrenjta deri më tani:

Real Madrid – Barcelona, Superkupa e Spanjës 2025: 1.670 miliardë euro

Manchester City – Real Madrid, Liga e Kampionëve 24/25: 1.670 miliardë euro

Real Madrid – Arsenal, Liga e Kampionëve 24/25: 1.640 miliardë euro

Real Madrid – Manchester City, Liga e Kampionëve 23/24: 1.620 miliardë euro

Arsenal – Real Madrid, Liga e Kampionëve 24/25: 1.630 miliardë euro

PSG – Real Madrid, Kupa e Botës për Klube 2025: 1.610 miliardë euro

Manchester City – Real Madrid, Liga e Kampionëve 23/24: 1.580 miliardë euro

Manchester City – Arsenal, Premier Ligë 23/24: 1.580 miliardë euro

Real Madrid – Barcelona, La Liga 24/25: 1.540 miliardë euro

Liverpool – Manchester City, Premier Ligë 19/20: 1.530 miliardë euro

11 lojtarët e Realit vlejnë 953, ai i Barcës 736 milionë euro./S.K/KP/Al Jazeera/

Continue Reading

Lajmet

UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare të Sportit, Shëndetit dhe Shoqërisë – fokus në kërkimet më të fundit shkencore për shëndetin dhe performancën fizike

Published

on

UBT ka organizuar me sukses Konferencën Ndërkombëtare të Sportit, Shëndetit dhe Shoqërisë, e cila mblodhi studiues, profesorë dhe ekspertë të sportit, shëndetit dhe shkencave mjekësore nga Kosova, Evropa dhe më gjerë.

Konferenca synoi të trajtojë çështjet bashkëkohore të lidhura me aktivitetin fizik, shëndetin publik, rehabilitimin, performancën sportive dhe inovacionin në shkencat e sportit.

Koordinatori i konferencës, Prof. Dr. Milaim Berisha, hapi aktivitetin me një fjalë mirëseardhjeje, duke theksuar rëndësinë që UBT i kushton kërkimeve shkencore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Më pas, Drejtori i Fakultetit të Shkencave të Shëndetit dhe Sportit mbajti fjalimin hyrës, duke përmendur rolin kyç që ka kjo konferencë në afirmimin e shkencës sportive në Kosovë dhe në ndërlidhjen e praktikës me kërkimin shkencor.

Sesioni i parë (Chair: Milaim Berisha, Abedin Bahtiri)

  • Paolo Parisi: Sport, Health and Society – An Introductory Overview
  • Harald Tschan: Exercise in Medicine – Exercise Therapy an Accredited Sport Science Profession
  • Antonio Testtore: Next-Gen Football: A Holistic Strategy to Integrate Recovery and Monitoring in Players’ Periodization

Sesioni i dytë (Chair: Masar Gjaka, Agron Thaqi)

  • Vanesa Bojku: The Impact of Sodium Citrate, Phosphates, and Carnitine on Sports Performance: A Literature Review
  • Sami Sermaxhaj: Match Intensity in the Kosovo Women’s National Football Team
  • Shkumbin Hoxha, Blerim Sylejmani, Agron Thaqi: The New Era FitScore Test: A Comprehensive General Fitness Assessment
  • Florent Miftari: Physical Fitness of an Active Soldier: A Case Study

Sesioni i tretë (Chair: Masar Gjaka, Blerta Abazi)

  • Shqiprim Imeri, Kushtrim Berisha, Ardonit Xhemajli: The Relationship between Physical Activity Outside of School and Postural Deformities in Primary School Children
  • Blerta Abazi: Perceptuo-Motor Profiling of 7–9-Year-Olds in Kosovo to Spot Table Tennis Potential
  • Abedin Bahtiri: Table Tennis in Schools: A Pilot Project
  • Burim Peli: Conventional Physiotherapy vs Specific Manual Manipulations in Cervicogenic Headache Treatment
  • Masar Gjaka: Prevalence of Injuries in Professional Basketball Players in Kosovo (2023–2024)
  • Altin Erindi, Elton Spahiu, Lindita Agolli: Gender-Based Differences in Cardiovascular Response during Isometric Exercise

Sesioni i katërt (Chair: Sami Sermaxhaj, Nagip Lenjani)

  • Era Deva, Milaim Berisha: The New Era FitScore Test: A Comprehensive General Fitness Assessment
  • Nora Gjakova, Milaim Berisha: Non-surgical Management of Proximal Hamstring Injury in Judo: The Case of Olympic Gold Medalist
  • Agron Thaqi: Comparative Analysis of Body Composition in Elderly Residents of Nursing Homes in Kosovo
  • L.J. Zhu, J. Hell V., Klissouras: Beyond Consensus, Into Action: Kosovo’s Response to Elite Athlete Mental Health Challenges
  • Milaim Berisha: Fjalë mbyllëse

Konferenca përfundoi me një diskutim të hapur mes pjesëmarrësve, ku u theksua nevoja për bashkëpunim rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e shkencave të sportit dhe shëndetit publik.

UBT, si institucion lider në arsim dhe kërkim shkencor në rajon, vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi dhe të frymëzojë brezat e rinj drejt një jete aktive, të shëndetshme dhe të bazuar në dije shkencore.

Continue Reading

Të kërkuara