Lajmet

Suedia pezullon testimin masiv për COVID-19

Vendi mbylli qendrat e testimit që gjendeshin kudo gjatë pandemisë.

Published

on

Suedia ka pezulluar testimin masiv për COVID-19 madje edhe për ata persona që shfaqin simptoma të koronavirusit, duke argumentuar se kostoja dhe rëndësia e testimit nuk justifikohen më.

Vendi skandinav mbylli të mërkurën qendrat e testimit të vendosura në sheshet e qytetit që gjendeshin kudo gjatë pandemisë.

“Kemi arritur në një pikë ku kostot dhe rëndësia e testimit nuk justifikohen më. Nëse do të kishim testime të gjera për të gjithë personat që kanë COVID-19, kjo do të thoshte gjysmë miliardë kruna në javë (rreth 55 milionë dollarë) dhe 2 miliardë në muaj (220 milionë dollarë)”, deklaroi në fillim të kësaj jave drejtoresha e Institutit suedez të Shëndetit Publik, Karin Tegmark Wisell.

Nga e mërkura, qytetarët me simptoma të COVID-19, gjendja e të cilëve nuk kërkon shtrimin në spital, përgjithësisht nuk do të testohen më në sistemin shëndetësor publik, por kapacitetet do të ridrejtohen tërësisht në testimin e personelit mjekësor, të moshuarve dhe grupeve vulnerabil, raporton atsh.

Testet antigjene janë të disponueshme për t’u blerë në supermarkete dhe farmaci, por këto rezultate nuk raportohen tek autoritetet shëndetësore. Klinikat private mund të kryejnë analiza dhe të ofrojnë certifikata për udhëtime ndërkombëtare, por sigurimet shtetërore dhe shëndetësore nuk do të mbulojnë shpenzimet.

Shkalla e lartë e vaksinimit në Suedi ka krijuar optimizëm midis autoriteteve shëndetësore ndërsa një studim i publikuar të martën tregon se antitrupat janë të pranishëm në 85 përqind të mostrave.

Në vitin 2021, vetëm rajoni i Stokholmit shpenzoi më shumë se 320 milionë dollarë për testet PCR.

Lajmet

Sot fillon zyrtarisht fushata elektorale për balotazh

Published

on

By

Sot ka nisur edhe zyrtarisht fushata elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve me 12 tetor, shumica e komunave të Kosovës mësuan kryetarin e ardhshëm të tyre, kurse në 18 komuna do të votohet në balotazh për të përcaktuar kryetarin e ri.

Fushata elektorale përfundon të dielën në ora 06:59, teksa qendrat e votimit zyrtarisht pritet të hapen nga ora 07:00.

Kujtojmë se LVV është në balotazh në 12 komuna të Kosovës, LDK në 9 komuna, PDK në 6 komuna teksa AAK në 5 komuna./KP

Continue Reading

Lajmet

​Real Madridi i hapur të dëgjojë ofertat për yllin e skuadrës

Published

on

E ardhmja e Eduardo Camavinga-s te Real Madridi është vënë në dyshim, sepse sipas “Fichajes.net”, klubi spanjoll është i gatshëm të dëgjojë ofertat për mesfushorin francez, i cili nuk ka qenë titullar i rregullt që nga ardhja e trajnerit Xabi Alonso.

Liverpooli ka ringjallur interesin për 22-vjeçarin dhe po përgatit një ofertë prej rreth 60 milionë eurosh, ndërsa Real Madridi pritet të kërkojë më shumë, ndoshta deri në 80 milionë euro.

Camavinga, që ka kontratë deri në vitin 2029, ka treguar shumë fleksibilitet në fushë, por me Valverden dhe Tchouaménin si titullarë, ai po has vështirësi për të gjetur hapësirë.

Liverpooli e sheh francezin si përforcim ideal për mesfushën, duke vlerësuar fuqinë fizike dhe përvojën e tij në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, largimi i tij gjatë dimrit duket i vështirë, pasi Real Madridi dëshiron ta mbajë skuadrën të plotë deri në fund të sezonit. Situata pritet të rishqyrtohet në verë, nëse Camavinga vazhdon të ketë pak minuta në Bernabeu./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Spiropali vizitë zyrtare në Hagë

Published

on

By

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, Elisa Spiropali ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Hagë të Mbretërisë së Holandës.

Në Hagë, Spiropali do të pritet nga Ministri i Jashtëm holandez, David van Weel, me të cilin do të firmosin një deklaratë të përbashkët për fuqizimin e partneritetit në kontekstin e mbështetjes për integrimin europian të vendit.

Gjatë ditës së sotme, ajo do të vizitojë Ish-presidentin Hashim Thaçi, në institucionin e Paraburgimit të Gjykatës Speciale.

Ministrja do të mbajë një leksion të hapur në Universitetin e Shkencave të Aplikuara të Hagës, me studentët dhe akademikët e Programit të Studimeve Europiane rreth agjendës së angazhimeve që Shqipëria ka ndërmarrë për të garantuar standardet europiane./TCh/EO

Continue Reading

Lajmet

Izraeli konfirmon kthimin trupave të tre ushtarëve nga Hamasi

Published

on

Izraeli ka konfirmuar identitetin e tre pengjeve të vdekur, trupat e të cilëve i mori nga Hamasi nëpërmjet Kryqit të Kuq në Gaza të dielën.

Testet mjeko-ligjore treguan se mbetjet ishin ato të ushtarëve izraelitë Kolonel Asaf Hamami, 40 vjeç, Kapiten Omer Neutra, 21 vjeç, dhe Rreshterit të Shtabit Oz Daniel, 19 vjeç, tha zyra e kryeministrit.

Konfirmimi do të thotë se tetë pengje të vdekur izraelitë dhe të huaj janë ende në Gaza.

Sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të me Izraelin, e cila filloi më shumë se tre javë më parë, Hamasi pranoi të kthejë të 20 pengjet e gjallë dhe 28 pengjet e vdekur që mbante./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Të kërkuara