Lajmet

Suedia heq të gjitha masat antiCOVID-19

Nga 1 nëntori do të hiqet detyrimi për të testuar për koronavirus për personat e vaksinuar plotësisht.

Published

on

Suedia dje bëri një hap tjetër drejt normalizimit të jetës së përditshme të qytetarëve të saj, duke hequr nga 1 nëntori detyrimin për të testuar për koronavirusin për të gjithë personat e vaksinuar plotësisht, për personat që kanë kontraktuar kohët e fundit COVID-19 dhe fëmijët deri në moshën gjashtë vjeç.

Në konferencën e rregullt javore për shtyp të Institutit Suedez të Shëndetit Publik, u shpjegua se kategoritë e përmendura të qytetarëve thjesht duhet të qëndrojnë në shtëpi derisa të shërohen në rast simptomash. Ata mund të kthehen në punë, kolegje ose shkolla pa testuar, pasi një ditë nuk ka ethe, edhe nëse të gjitha simptomat e sëmundjes nuk janë ndalur.

“Për ata që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, ekziston ende një detyrim për t’u testuar në rast simptomash. E njëjta vlen edhe për kontaktet e personave të tillë, punonjësve të shtëpive të pleqve, punonjësve të kujdesit shëndetësor dhe të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Suedi nga kontinenti evropian”, shpjegoi Karin Tegmark Wisell, zëvendës epidemiologu kryesor i Shtetit Anders Tegnell.

Ky vendim është pasojë e përmirësimit të situatës epidemiologjike në Suedi, e cila, pavarësisht heqjes së të gjitha masave të mëparshme dy javë më parë, ka mbajtur një shkallë të ulët të infeksionit dhe vdekshmërisë nga COVID-19.

Në dy javët e fundit, Suedia ka 81 infeksione koronavirus për 100.000 banorë, gjë që e vendos atë ndër dhjetë vendet evropiane me nivelet më të ulëta të infeksionit.

Shkalla tashmë e ulët e vdekshmërisë vazhdoi të binte edhe pas heqjes së masave epidemiologjike më 29 shtator. Sipas ECDC, në dy javët e fundit Suedia ka shkallën e pestë më të ulët të vdekshmërisë nga COVID-19 në Evropë, pas Islandës, Lihtenshtajnit, Luksemburgut dhe Holandës.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, 14.922 njerëz kanë vdekur në Suedi që nga fillimi i pandemisë, me një normë vdekshmërie prej 145.08 për 100.000 banorë, duke e bërë Suedinë në vendin 46 në botë dhe e 28-ta në Evropë.

Deri të enjten, Suedia kishte vaksinuar plotësisht gati 80 për qind të popullsisë mbi moshën 16 vjeç, dhe 84.4 për qind e qytetarëve kishin marrë të paktën një dozë të vaksinës COVID-19. Vaksinimi i fëmijëve të moshës 12 deri në 16-vjeç do të fillojë së shpejti, dhe të moshuarve dhe grupeve të cenueshme do t’u ofrohet një dozë e tretë.

Suedia aktualisht është duke vaksinuar qytetarët e saj kryesisht me doza Pfizer. Po kështu, certifikatat e COVID nuk përdoren brenda Suedisë, por kërkohen vetëm për udhëtime jashtë vendit.

Lajmet

Anne Carson fiton Çmimin Nobel për Letërsi 2026

Published

on

Poetja kanadeze Anne Carson është laureuar me Çmimin Nobel për Letërsi për vitin 2026.

Akademia Suedeze e ka nderuar 76-vjeçaren për “veprën e saj të guximshme dhe novatore, e cila, në një dialog lozonjar me traditën klasike, ka krijuar forma të reja për letërsinë bashkëkohore”.

Sekretarja e përhershme e Akademisë Suedeze, Ingrid Carlberg, tha se ia kishte komunikuar lajmin Carsonit përmes telefonit, pak para njoftimit zyrtar.

“Ajo u kap në befasi, por ishte shumë e lumtur”, tha Carlberg, duke shtuar se Carson i kishte treguar se në atë moment ndodhej në Islandë.

Anne Carson lindi në vitin 1950 në Toronto të Kanadasë. Ajo është poete, eseiste, përkthyese dhe ish-profesoreshë universitare, ndërsa gjatë karrierës së saj ka ndërthurur poezinë, prozën, përkthimin dhe studimet klasike.

Krijimtaria e saj është e njohur për kapërcimin e kufijve mes zhanreve dhe për ndërthurjen e letërsisë bashkëkohore me traditën klasike. Suksesi i saj i madh erdhi në vitin 1998 me veprën “Autobiography of Red”.

Carson ka botuar më shumë se 20 libra me poezi, ese dhe përkthime. Në vitin 2001, ajo u bë gruaja e parë që fitoi çmimin “T.S. Eliot” për veprën “The Beauty of the Husband”.

Vitin e kaluar, Çmimi Nobel për Letërsi iu dha shkrimtarit hungarez László Krasznahorkai, për veprën e tij që, sipas jurisë, mbron fuqinë e artit përballë “tmerrit apokaliptik”.

Njoftimi për Çmimin Nobel për Letërsi vjen pas shpalljes së çmimeve në mjekësi, fizikë dhe kimi, ndërsa këtë javë pritet të shpallet edhe Çmimi Nobel për Paqen./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tensione te Parlamenti në Tiranë: Policia përdor sprej ndaj protestuesve për Reformën Territoriale

Published

on

By

Tensione të forta po shoqërojnë protestën përpara Parlamentit në Tiranë, ku qytetarë dhe përfaqësues të bashkive të ndryshme janë mbledhur për të kundërshtuar draftin e Partisë Socialiste për Reformën Territoriale, i cili parashikon shkrirjen e disa bashkive.

Përplasja nisi në momentin kur protestuesit tentuan të heqin gardhin mbrojtës metalik, me ç’rast policia ndërhyri duke përdorur spraj lotsjellës për prapësimin e tyre. Si pasojë e sprajit djegës, disa qytetarë kanë shfaqur probleme shëndetësore dhe janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Lëndime të lehta kanë pësuar edhe disa efektivë policie nga goditjet me shishe e sende të tjera.

Përkundër tensioneve, protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë përpara Parlamentit në kërkim të tërheqjes së projektligjit. /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Bomba ajrore ruse godasin dy autobusë në Donetsk, 33 të vrarë dhe 18 të plagosur

Published

on

Të paktën 33 persona janë vrarë dhe 18 të tjerë janë plagosur të enjten, pasi një sulm rus goditi dy autobusë publikë në qytetin e Kramatorskut, në rajonin e Donetskut në Ukrainë raportojn autoritetet ukrainase.

Sipas autoriteteve lokale, sulmi shkaktoi zjarr në të dy autobusët dhe në zonën përreth. Ekipet e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave të Ukrainës kanë dalë në vendngjarje për të shpëtuar të mbijetuarit dhe për të shuar zjarrin.

Guvernatori i Donetskut, Vadym Filashkin, tha se sulmi ishte i qëllimshëm ndaj civilëve dhe se autobusët po transportonin pasagjerë në momentin e goditjes.

Pas sulmit, Filashkin urdhëroi pezullimin e transportit publik në Kramatorsk dhe Sloviansk, ndërsa u bëri thirrje banorëve që ndodhen ende në rajonin e Donetskut të evakuohen drejt zonave më të sigurta të Ukrainës.

Sulmi është cilësuar si më vdekjeprurësi nga një goditje e vetme në Ukrainë gjatë këtij viti. Një sulm masiv rus me raketa në Kiev, në korrik, kishte shkaktuar 33 viktima në të gjithë qytetin, por në disa goditje të koordinuara.

Kramatorsk dhe Sloviansk janë qytete të rëndësishme industriale pranë vijës së frontit dhe pjesë e të ashtuquajturit “brez i fortesës” të Ukrainës në rajonin e Donetskut, së bashku me Kostiantynivkën dhe Druzhkivkën.

Kramatorsku ka shërbyer për një kohë të gjatë si pikë strategjike prapa vijës së frontit për njësitë ukrainase. Megjithatë, për shkak të bombardimeve të shpeshta, qyteti nuk po përdoret më në të njëjtën mënyrë për pushimin dhe tërheqjen e përkohshme të trupave.

“Rusia po sjell vdekje në tokën ukrainase. Po godet qytetet tona, po vret njerëzit tanë dhe po i shton krimet e saj çdo ditë”, tha Filashkin, duke shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen 30 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Published

on

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë parandaluar futjen e një shume të konsiderueshme parash të padeklaruara në territorin e Kosovës.

Rasti është zbuluar në pikën kufitare Bërnjak, ku për kontroll është përzgjedhur një automjet me targa të huaja, i cili po hynte në Kosovë.

Sipas Doganës, gjatë intervistimit, udhëtari ka deklaruar se nuk kishte mallra apo mjete monetare për të deklaruar. Megjithatë, pas dyshimeve të krijuara gjatë kontrollit, zyrtarët kanë kontrolluar automjetin dhe udhëtarin.

Gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehtë në dyshemenë e automjetit janë gjetur 30 mijë e 550 euro para të gatshme, të cilat nuk ishin deklaruar.

Dogana ka rikujtuar se, sipas Nenit 33 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit, çdo person që hyn ose del nga Kosova dhe bart 10 mijë euro ose më shumë, është i obliguar të deklarojë me shkrim shumën e parave dhe burimin e tyre të verifikueshëm pranë zyrtarit doganor./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara