Lajmet

Suedia dhe Kosova diskutojnë për reformat kryesore të zhvillimit

Published

on

Zyra e Kryeministrit dhe Ambasada e Suedisë në Kosovë organizuan takimin vjetor midis Suedisë dhe Kosovës në kuadër të bashkëpunimit suedez për reforma me Kosovën, si pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit për reforma gjatë periudhës 2014-2020.

Në hapje të takimit, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj theksoi angazhimin e Qeverisë për një dialog të hapur me partnerët zhvillimorë, në mënyrë që t’i harmonizojnë përpjekjet e tyre së bashku dhe të përqendrojnë të gjithë mbështetjen e jashtme drejt agjendës zhvillimore të Kosovës. Z. Selmanaj më tej theksoi se në periudhën afatshkurtër, fokusi kryesor i Qeverisë është që të menaxhojë situatën me pandeminë COVID-19 dhe të sigurojë zbutjen e ndikimit ekonomik dhe social.

“Është e rëndësishme për Qeverinë që mbështetja suedeze të jetë plotësisht e koordinuar me mbështetjen që marrim nga vendet dhe organizatat e tjera, andaj ne synojmë t’i intensifikojmë përpjekjet tona për të forcuar sistemin e koordinimit të donatorëve, përmes funksionimit të plotë të strukturave të krijuara për këtë qëllim”, tha zëvendëskryeministri Selmanaj.  

Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, zonja Karin Hernmarck, përshëndeti angazhimin e Qeverisë për të përmirësuar sistemin e koordinimit të donatorëve, pasi ky është një shqetësim që Suedia ka ngritur në raste të mëparshme. Suedia aktualisht është duke përgatitur një strategji të re për bashkëpunimin, që do të vazhdojë të përqendrohet në barazinë gjinore, mjedisin dhe klimën, zgjidhjen pas konfliktit dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.

Gjatë takimit, delegacionet e udhëhequra nga zëvendëskryeministri Selmanaj dhe ambasadorja Hernmarck shqyrtuan progresin në zbatimin e ndihmës së Suedisë për periudhën 2014-2020 në vlerë prej 8-10 milionë euro në vit. Delegacionet konfirmuan se ndihma po zbatohet siç është planifikuar, momentalisht me programe dhe projekte të ndryshme./UBTNews

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara