Bota

Sudani përballet me një emergjencë historike urie katastrofike

Published

on

Agjencitë humanitare paralajmëruan se Sudani po përballet me një emergjencë urie në mes të luftës së tij civile, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po dështon të veprojë.

“Nuk mund të jemi më të qartë. Sudani po përjeton një krizë urie me përmasa historike. E megjithatë, heshtja është shurdhuese”, theksoi një deklaratë nga Këshilli Norvegjez për Refugjatët dhe partnerët e tjerë.

Nëse Sudani po përjeton atë që ekspertët e përshkruajnë si zi buke, është komplekse, por agjencitë e ndihmës thonë se “bota nuk mund të presë për një etiketë zyrtare përpara se të nisë më shumë ndihma”.

”Njerëzit po vdesin nga uria, çdo ditë, dhe megjithatë fokusi mbetet në debatet semantike dhe përkufizimet ligjore”, shton deklarata.

Kriteret për një zi buke përfshijnë faktin kur katër në 10 000 fëmijë që vdesin nga uria çdo ditë ose më shumë se 30% e popullsisë janë të kequshqyer. Kjo është e vështirë të përcaktohet në situata konflikti si në Sudan, ku puna e organizatave të ndihmës është e penguar dhe jo të gjithë njerëzit mund të arrihet.

Gjeneralët rivalë janë futur në një luftë brutale për pushtet në Sudan që nga prilli 2023. Luftimet e përgjakshme kanë zhvendosur më shumë se 10 milionë njerëz dhe kanë vrarë mijëra.

Prodhimi i ushqimit është prekur rëndë. Shumë fusha janë shkatërruar, minuar ose fermerët janë përzënë ndërsa bagëtitë janë vrarë. Sipas grupeve të ndihmës, më shumë se 25 milionë njerëz – më shumë se gjysma e popullsisë – nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë.

”Shumë familje hanë gjethe dhe insekte dhe hanë vetëm një vakt në ditë”, sipas Këshillit të Refugjatëve.

Apelet për donacione kanë plotësuar vetëm gjysmën e nevojave./UBTNews/

Bota

​Trump shtyn për tre muaj tarifat ndaj Meksikës

Published

on

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se do të shtyjë vendosjen e tarifave ndaj Meksikës për tre muaj, për të arritur një marrëveshje tregtare, që do të thotë se tarifat më të larta të shpallura nuk do të hyjnë në fuqi për momentin.

Trump shkroi në Truth Social se diskutoi në telefon me presidenten meksikane Claudia Sheinbaum, duke e përshkruar bisedën si “shumë të suksesshme”.

Tarifat prej 25 për qind për shumicën e mallrave nga Meksika do të mbeten në fuqi ndërsa negociatat vazhdojnë. Trump kërcënoi të rriste tarifat në 30 për qind më parë këtë muaj.

Presidenti amerikan shkroi në Truth Social se tarifat për veturat do të mbeten 25 për qind dhe se tarifat prej 50 për qind për çelikun, aluminin dhe bakrin do të vazhdojnë të zbatohen.

Ndërsa Sheinbaum shkroi në X: “Ne shmangëm rritjen e tarifave të njoftuara për nesër dhe na u dhanë 90 ditë për të krijuar një marrëveshje afatgjatë përmes dialogut,”rtheksoi ajo.

Nesër, do të hyjnë në fuqi më shumë tarifa për shumë vende kur bëhet fjalë për importet në SHBA, ndërsa fillon faza tjetër e politikës tregtare të Trump.

Disa vende, përfshirë Britaninë e Madhe dhe Japoninë, kanë arritur tashmë marrëveshje me qeverinë amerikane për të ulur tarifat. Pas muajsh negociatash, Bashkimi Evropian ra dakord për një marrëveshje tregtare me SHBA-në katër ditë më parë, sipas së cilës norma bazë e tarifës për eksportet e Bashkimit Evropian në SHBA do të jetë 15 për qind.

Continue Reading

Bota

​Policia u del në ndihmë 5 shtetasve që rrezikonin të mbyteshin në Durrës

Published

on

Shërbimet e Njësisë Policore Detare u kanë dalë në ndihmë pesë shtetasve që kërkonin ndihmë, pasi gomonia e tyre rrezikonte të fundosej për shkak të erërave të forta në afërsi të Gjirit të Durrësit.

Menjëherë pas konstatimit, efektivët e Njësisë, me mjete lundruese, ndërhynë në kohë dhe bënë të mundur nxjerrjen në breg të qytetarëve, të cilët ndodheshin në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia fton qytetarët apo turistët që ndodhet në vështirësi dhe kanë nevojë për ndihmë të kontaktojnë menjëherë Shërbimet e Njësisë Policore Detare.

Continue Reading

Bota

​Stuhi e madhe në Greqi, përmbytje në Selanik, valë të mëdha në Halkidiki

Published

on

Stuhi të fuqishme me bubullima goditën Greqinë veriore, duke shkaktuar përmbytje dhe kaos në rrugët e Selanikut. Ndryshimi dramatik i motit shkaktoi kaos në Selanik kur stuhitë e fuqishme përmbytën rrugët dhe çrregulluan jetën e përditshme në qytetin e dytë më të madh të Greqisë.

Reshjet e dendura e kthyen infrastrukturën kryesore rrugore në lumenj, ndërsa raportet lokale thonë se kapakët e puseve u shpërthyen nga presioni i ujit.

Një motoçiklist u lëndua pasi humbi kontrollin në një rrugë të rrëshqitshme në qendër të qytetit, konkretisht në bulevardin e njohur Tsimiski.

Në lagjen Vardar, drejtuesit e automjeteve patën vështirësi në lëvizje pasi niveli i ujit i bëri rrugët të pakalueshme.

Sipas të dhënave të shërbimit kombëtar meteorologjik, moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë deri të premten, duke sjellë reshje të forta shiu, breshër dhe erëra të fuqishme në disa rajone.

Reshje të mëdha janë regjistruar në Maqedoninë Qendrore dhe Lindore, përfshirë Selanikun, Halkidikin dhe Kilkisin, në Maqedoninë Perëndimore dhe zonat malore të Epirit, Thesalisë (veçanërisht në Karditsa dhe Trikala), ishujt Sporade dhe disa pjesë të Thrakës. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes, veçanërisht në zonat ku priten vetëtima dhe breshër.

 

Continue Reading

Bota

​Marrëdhëniet e tensionuara me Putin dhe Netanyahu po pengojnë agjendën e jashtme të Trump

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump nuk i ka gjetur inkurajuese telefonatat e tij të fundit me udhëheqës të përfshirë në luftë.

“Shumë i zhgënjyer”, tha Trump për bisedën e tij të fundit me Presidentin rus Vladimir Putin, lufta e të cilit në Ukrainë po përshkallëzohet vetëm, pavarësisht përpjekjeve të Trump për ta përfunduar atë, transmeton CNN.

“Ishte disi zhgënjyese”, tha Trump të premten për një telefonatë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, lufta e të cilit në Gaza vazhdon mes një krize të tmerrshme humanitare.

Me këto dy konflikte deri më tani të pazgjidhura -duke penguar shanset e tij për një Çmimin Nobel për Paqen , Trump po zbulon kufizimet e lidhjeve të tij të ndërlikuara personale me Putinin dhe Netanyahun, luftërat përkatëse të të cilëve Trump dikur këmbënguli se mund t’i zgjidhte shpejt.

Ai është qartësisht i frustruar që nuk duket se mund t’i zgjidhë krizat më mirë se ish-Presidenti Joe Biden, të cilin ai e konsideron si një dështim në politikën e jashtme në veçanti.

Ndërkohë, Netanyahu e ka vënë në provë durimin e Trump me sulmet ajrore në Siri dhe Gaza, ku imazhet e fëmijëve të uritur kanë çuar në protesta ndërkombëtare dhe përçarje të reja brenda partisë së Trumpit rreth mbështetjes së Izraelit. Të dy burrat ndajnë një histori të trazuar, me marrëdhënien e tyre që po bëhet gjithnjë e më e nxehtë, ndërsa Trump kërkon t’i japë fund luftës.

 

Continue Reading

Të kërkuara