Lajmet

Subvencionimi i pajisjeve efiçiente për ngrohje, rol kyç në kursimin e energjisë elektrike

Familjet kosovare kanë konsumuar mesatarisht 4 për qind më pak energji elektrike krahasuar me vitin paraprak.

Published

on

Ministria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje. Ministrja Artane Rizvanolli deklaroi investimet në këtë masë janë kyçe për strategjinë për të rritur efiçiencën e energjisë në sektorin e banimit. Sipas saj, familjet që kanë investuar në këto pajisjeve vitin e kaluar, kanë kursyer mesatarisht 40 për qind në faturat e tyre të energjisë elektrike. Më tej, ajo u zotua se po investohet me shifër rekord prej 30 milionë euro për qytetarët në efiçiencë të energjisë elektrike.

Në vazhdimësi të këtyre masave, Rizvanolli bëri të ditur lansimin e thirrjes së tretë që subvencionon investimet në pajisje ngrohëse efiçiente.

“Sot po lansojmë thirrjen e tretë që subvencionon investimet në pajisje ngrohës efiçiente, si pompë termike, kondicionerë apo klimë të tipit inverterë me efiçiencë të lartë, kaldaja dhe stufa individuale me biomasë si druri e peleti. Investimet në këtë masë janë kyçe për strategjinë tonë për të rritur efiçiencën e energjisë në sektorin e banimit, duke qenë që një masë e madhe e energjisë nga familjet konsumohet pikërisht për ngrohje. Mirëpo, ky është edhe një hap shumë i rëndësishëm në përballje me krizën energjetike, si vitin e kaluar siç ka qenë masa edhe sivjet. Rezultatet preliminare që i kemi nga një mostër e përfituesve të vitit të kaluar tregojnë se familjet që kanë investuar në pajisje efiçiente vjet me ndihmën e subvencionit të Ministrisë së Ekonominë kanë kursyer mesatarisht 40 për qind në faturat e tyre të energjisë elektrike”, deklaroi Rizvanolli.

Sipas saj, vitin e kaluar familjet kosovare kanë konsumuar mesatarisht 4 për qind më pak energji elektrike krahasuar me vitin paraprak. Ministrja e Ekonomisë bëri të ditur se edhe për masën për izolimin e shtëpive, ka pasur më shumë se dy mijë aplikime.

Nga Zyra e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi tha se masat e reja do të mundësojnë kursimin e energjisë elektrike, ku shumë familje edhe në nevojë do të përfitojnë nga këto masa të Ministrisë së Ekonomisë.

“Ne konsiderojmë se duke pasur efiçiencë të energjisë dhe duke ngritur efiçiencën e energjisë është prioritet i lartë dhe i parë dhe kështu mendoj që kjo ka një rol kyç për të kursyer energjinë. Implementimi gjithashtu nga fondi i Bashkimit Evropian është një progres të mirë dhe se nga 200 mijë shtëpi kanë përfituar nga këto thirrje për efiçiencë të energjisë. Dhe mendoj se kemi ngritur thirrjet edhe sa i përket edhe pensionerët dhe prindërit vetushqyes. Dhe mendoj se kjo energji e Kosovës është e gatshme për renovimin në pikëpamje të kursimit të energjisë, që e kemi dëgjuar pak më herët nga Ministria e Ekonomisë, që janë 31 ndërtesa me skema sociale të cilat do të përfitojnë nga ky benefit”, u shpreh ai.

Më tej, ministrja Rizvanoli tha se këtë vit ka filluar impelemtinimi i programit të efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial, e cila kap shifrën prej 10 milionë euro.

“Faza e parë e programit ka filluar me lansimin e thirrjeve për pajisje shtëpiake efiçiente dhe sisteme diellore për ngrohjen e ujit. Thirrja për pajisje shtëpiake vazhdon të mbetet e hapur deri më 2 tetor dhe shfrytëzoj rastin të ju bëjë thirrje edhe një herë qytetarëve që të apikojnë në kuadër të kësaj thirrje. Në këtë thirrje mbështetje të veçantë, si dhe vitin e kaluar u kemi dhënë përfituesve të asistencës sociale edhe kategorisë 1 dhe kategorisë 2 dhe prindërve vetushqyes. Deri më tani në këtë skemë kemi pranuar 3600 aplikacione, prej të cilave mbi 360 nga prindërit vetushqyes dhe mbi 310 nga qytetarët që janë në mbështetje të skemës sociale. Për thirrjen për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit, faza e parë është mbyllur me datën 17 shtator. Në këtë skemë kemi pranuar gjithsej 146 aplikime, të cilat janë duke u trajtuar nga komisioni përkatës i ministrisë për fazën e dytë. Pra, në një afat prej 35 ditëve kanë aplikuar 3750 qytetarë. Më shumë se 100 aplikime në ditë, që mendoj që tregon interesimin e qytetarëve dhe vetëdijësimin e madh të qytetarëve për të investuar në pajisje efiçiente”, theksoi ajo.

Ajo tha se investimet në programet e efiçiencës të energjisë, bëhen falë mbështetjes financiare të Komisionit Evropian, në kuadër të pakos emergjente për energji.

“Këtë vit për herë të parë, jam e lumtur të them që janë duke investuar për herë të parë shifër rekord prej 30 milionë euro investime në sektorin e banimit, pra për qytetarët, për familjet. Që është shuma më e madhe ndonjëherë e investuar në efiçiencë të energjisë në Kosovë. Dhe këtë mund ta bëjmë falë përkrahjes financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë, për çfarë shfrytëzojë rastin t’i falenderojë edhe një herë për mbështetjen në kuadër të pakos emergjente për energji prej 75 milionë euro që është vlera më e lartë për kokë banori në rajon, të cilin ka premtuar Kosova nga kjo pako”, deklaroi Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë tha se punojnë që të rrisin kapacitetin për furnizimin me energji elektrike, pasi janë duke punuar në modernizimin e turbinave të termocentralit “Kosova B”, ku tha se planifikohet të rrisin kapacitetin për 30 megavat në dy vitet e ardhshme.

Thirrja për subvencionim të pajisjes efiçiente të ngrohjes do të jetë e hapur në platformën “eKosova” nga sot.

lajme

UBT organizon Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë

Published

on

By

Më 23 deri më 25 tetor 2026, UBT do të organizojë Konferencën e 15-të Ndërkombëtare të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të UBT-së. Ngjarja pritet të mbledhë mbi 155 pjesëmarrës dhe do të prezantojë më shumë se 50 punime shkencore me fokus në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Programi shkencor mbulon tema të avancuara si inteligjenca artificiale, mësimi makinerik, siguria kibernetike, inxhinieria softuerike, IoT, blockchain dhe zbatimi i teknologjive inteligjente në arsim e shëndetësi.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike në UBT, Besnik Qehaja, theksoi rolin e veçantë që kanë studentët në këtë ngjarje shkencore.

“Rreth 70% e pjesëmarrësve pritet të jenë studentë të niveleve Bachelor dhe Master, duke dëshmuar rëndësinë që UBT i kushton përfshirjes së studentëve në kërkimin shkencor, zhvillimit të tyre akademik dhe krijimit të mundësive për prezantimin e rezultateve të hulumtimeve të tyre”, ka thënë Qehaja.

Duke folur për synimet kryesore të këtij organizimi, dekani Qehaja nënvizoi se kjo platformë shërben për të lidhur arsimin me inovacionin e ardhshëm:

“Përmes kësaj konference, UBT synon të forcojë lidhjen ndërmjet kërkimit shkencor, arsimit universitar dhe inovacionit teknologjik, duke krijuar një platformë për prezantimin e ideve të reja dhe avancimin e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë”, shprehet Qehaja.

Konferenca do të shërbejë si një udhëkryq i rëndësishëm bashkëpunimi mes akademikëve, hulumtuesve dhe studentëve vendorë e ndërkombëtarë për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta shkencore.

 

Continue Reading

Vendi

Presidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Fabio Pigozzi, pjesë e Konferencës së Mjekësisë Sportive në UBT

Published

on

By

Nesër, më 21 tetor, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare e Mjekësisë Sportive (ICSM 2026), e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”.

Në mesin e pjesëmarrësve të kësaj konference do të jetë edhe Prof. Dr. Fabio Pigozzi, President i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS) dhe një nga figurat e njohura ndërkombëtarisht në mjekësinë sportive dhe shëndetin olimpik.

Pjesëmarrja e tij i jep konferencës një dimension të veçantë ndërkombëtar, duke krijuar mundësi për shkëmbim të përvojave dhe diskutim të zhvillimeve më të fundit në këtë fushë.

Në kuadër të programit të konferencës, si ligjerues kryesor do të jenë:

Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Themelues dhe President i UBT-së, me fokus në inovacionin në arsim, teknologji dhe zhvillimin e shoqërisë inteligjente.

Prof. Dr. Fabio Pigozzi, Prof. Dr. Norbert Bachl, Zëvendëspresident i FIMS-it dhe specialist i fiziologjisë së ushtrimeve dhe mjekësisë sportive,

Prof. Dr. Ilir Ahmetgjekaj, profesor dhe specialist i radiologjisë;

Christian Stammel, Drejtor Ekzekutiv i Wearable Technologies;

Dr. Arian Bujupi, specialist i ortopedisë dhe traumatologjisë.

Konferenca do të trajtojë tema kyçe që ndërlidhin mjekësinë sportive me shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe rolin e inovacionit në praktikën klinike dhe sportive. Aktiviteti është i akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP). Regjistrimi bëhet përmes Platformës Digjitale të OMK-së, ndërsa detajet e plota të konferencës gjenden në ueb-faqen zyrtare: icsm.ubt-uni.net/2026/.

 

 

Continue Reading

Vendi

Nisin përplasjet në protestën në Tiranë

Published

on

By

Përplasjet mes protestuesve dhe policisë kanë nisur në Tiranë, pas përshkallëzimit të situatës gjatë marshimit drejt Ministrisë së Arsimit.

Protesta fillimisht ishte e qetë, me studentët dhe mësimdhënësit që marshuan në mënyrë paqësore nga Kryeministria drejt Ministrisë së Arsimit. Megjithatë, situata u tensionua kur protestuesit hodhën gurë në drejtim të ndërtesës së ministrisë.

Policia reagoi duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, por protestuesit nuk u larguan nga Rruga e Durrësit. Ata vazhduan të qëndronin pranë efektivëve të policisë, duke kërkuar rikthimin para Ministrisë së Arsimit.

Tensionet vijnë pas disa ditësh protestash në Shqipëri, gjatë të cilave janë përdorur gaz lotsjellës, ujë, gurë dhe, në disa raste, edhe plumba gome.

Foto: REL

D.L

Continue Reading

Lajmet

Konferenca e MBE-së në UBT: Fokusi në transformimin digjital

Published

on

By

Këtë fundjavë më 24 tetor, do të mbahet Konferenca e Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë (MBE), në kuadër të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare të UBT-së. Ngjarja pritet të bëjë bashkë hulumtues, akademikë dhe ekspertë nga Kosova dhe bota për të diskutuar prirjet e reja ekonomike, financiare dhe menaxheriale.

Dekani i Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT, Muhamet Gërvalla, njoftoi se përgatitjet janë në fazën përfundimtare dhe se programi sjell një larmi tematike.

“Për ne është e rëndësishme që konferenca të jetë jo vetëm një mundësi për prezantimin e rezultateve shkencore, por edhe një hapësirë për diskutim, shkëmbim përvojash dhe krijim të bashkëpunimeve të reja akademike. Temat kryesore përfshijnë transformimin digjital dhe inteligjencën artificiale, zhvillimin ekonomik, financat, inovacionin dhe ndërmarrësinë”, ka thënë Gervalla.

Hulumtimet e prezantuara nga akademikët vendorë u kushtojnë vëmendje të veçantë sfidave konkrete të tregut vendas, si përdorimi i inteligjencës artificiale në biznese, zhvillimi i NMM-ve, turizmi, politikat tatimore dhe pjesëmarrja e grave në menaxhment.

Lidhur me dobinë e kërkimeve vendore, dekani Gërvalla nënvizoi se këto punime lidhen me sfidat konkrete të Kosovës dhe përpjekja për të ofruar analiza që mund të ndihmojnë në përmirësimin e vendimmarrjes.

Përveç studiuesve kosovarë, konferenca ka tërhequr edhe pjesëmarrës ndërkombëtarë nga vende si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Maroku, Kameruni, India, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe shtete të ndryshme evropiane, të cilët do të trajtojnë tema të tregjeve financiare, rritjes së gjelbër dhe teknologjisë.

Dekani Muhamet Gërvalla e vlerësoi lart këtë ndërthurje përvojash ndërkombëtare:

“Konferenca e MBE-së synon të lidhë hulumtimet që trajtojnë sfidat konkrete të Kosovës me perspektiva dhe përvoja ndërkombëtare, duke kontribuar në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe në forcimin e bashkëpunimit akademik”, shprehet Gervalla.

 

 

 

Continue Reading

Të kërkuara