Lajmet
Subvencionimi i pajisjeve efiçiente për ngrohje, rol kyç në kursimin e energjisë elektrike
Familjet kosovare kanë konsumuar mesatarisht 4 për qind më pak energji elektrike krahasuar me vitin paraprak.
Published
3 years agoon
By
UBT newsMinistria e Ekonomisë ka lansuar thirrjen për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje. Ministrja Artane Rizvanolli deklaroi investimet në këtë masë janë kyçe për strategjinë për të rritur efiçiencën e energjisë në sektorin e banimit. Sipas saj, familjet që kanë investuar në këto pajisjeve vitin e kaluar, kanë kursyer mesatarisht 40 për qind në faturat e tyre të energjisë elektrike. Më tej, ajo u zotua se po investohet me shifër rekord prej 30 milionë euro për qytetarët në efiçiencë të energjisë elektrike.
Në vazhdimësi të këtyre masave, Rizvanolli bëri të ditur lansimin e thirrjes së tretë që subvencionon investimet në pajisje ngrohëse efiçiente.
“Sot po lansojmë thirrjen e tretë që subvencionon investimet në pajisje ngrohës efiçiente, si pompë termike, kondicionerë apo klimë të tipit inverterë me efiçiencë të lartë, kaldaja dhe stufa individuale me biomasë si druri e peleti. Investimet në këtë masë janë kyçe për strategjinë tonë për të rritur efiçiencën e energjisë në sektorin e banimit, duke qenë që një masë e madhe e energjisë nga familjet konsumohet pikërisht për ngrohje. Mirëpo, ky është edhe një hap shumë i rëndësishëm në përballje me krizën energjetike, si vitin e kaluar siç ka qenë masa edhe sivjet. Rezultatet preliminare që i kemi nga një mostër e përfituesve të vitit të kaluar tregojnë se familjet që kanë investuar në pajisje efiçiente vjet me ndihmën e subvencionit të Ministrisë së Ekonominë kanë kursyer mesatarisht 40 për qind në faturat e tyre të energjisë elektrike”, deklaroi Rizvanolli.
Sipas saj, vitin e kaluar familjet kosovare kanë konsumuar mesatarisht 4 për qind më pak energji elektrike krahasuar me vitin paraprak. Ministrja e Ekonomisë bëri të ditur se edhe për masën për izolimin e shtëpive, ka pasur më shumë se dy mijë aplikime.
Nga Zyra e BE-së në Kosovë, Alessandro Bianciardi tha se masat e reja do të mundësojnë kursimin e energjisë elektrike, ku shumë familje edhe në nevojë do të përfitojnë nga këto masa të Ministrisë së Ekonomisë.
“Ne konsiderojmë se duke pasur efiçiencë të energjisë dhe duke ngritur efiçiencën e energjisë është prioritet i lartë dhe i parë dhe kështu mendoj që kjo ka një rol kyç për të kursyer energjinë. Implementimi gjithashtu nga fondi i Bashkimit Evropian është një progres të mirë dhe se nga 200 mijë shtëpi kanë përfituar nga këto thirrje për efiçiencë të energjisë. Dhe mendoj se kemi ngritur thirrjet edhe sa i përket edhe pensionerët dhe prindërit vetushqyes. Dhe mendoj se kjo energji e Kosovës është e gatshme për renovimin në pikëpamje të kursimit të energjisë, që e kemi dëgjuar pak më herët nga Ministria e Ekonomisë, që janë 31 ndërtesa me skema sociale të cilat do të përfitojnë nga ky benefit”, u shpreh ai.
Më tej, ministrja Rizvanoli tha se këtë vit ka filluar impelemtinimi i programit të efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial, e cila kap shifrën prej 10 milionë euro.
“Faza e parë e programit ka filluar me lansimin e thirrjeve për pajisje shtëpiake efiçiente dhe sisteme diellore për ngrohjen e ujit. Thirrja për pajisje shtëpiake vazhdon të mbetet e hapur deri më 2 tetor dhe shfrytëzoj rastin të ju bëjë thirrje edhe një herë qytetarëve që të apikojnë në kuadër të kësaj thirrje. Në këtë thirrje mbështetje të veçantë, si dhe vitin e kaluar u kemi dhënë përfituesve të asistencës sociale edhe kategorisë 1 dhe kategorisë 2 dhe prindërve vetushqyes. Deri më tani në këtë skemë kemi pranuar 3600 aplikacione, prej të cilave mbi 360 nga prindërit vetushqyes dhe mbi 310 nga qytetarët që janë në mbështetje të skemës sociale. Për thirrjen për subvencionim të sistemit diellor për ngrohje të ujit, faza e parë është mbyllur me datën 17 shtator. Në këtë skemë kemi pranuar gjithsej 146 aplikime, të cilat janë duke u trajtuar nga komisioni përkatës i ministrisë për fazën e dytë. Pra, në një afat prej 35 ditëve kanë aplikuar 3750 qytetarë. Më shumë se 100 aplikime në ditë, që mendoj që tregon interesimin e qytetarëve dhe vetëdijësimin e madh të qytetarëve për të investuar në pajisje efiçiente”, theksoi ajo.
Ajo tha se investimet në programet e efiçiencës të energjisë, bëhen falë mbështetjes financiare të Komisionit Evropian, në kuadër të pakos emergjente për energji.
“Këtë vit për herë të parë, jam e lumtur të them që janë duke investuar për herë të parë shifër rekord prej 30 milionë euro investime në sektorin e banimit, pra për qytetarët, për familjet. Që është shuma më e madhe ndonjëherë e investuar në efiçiencë të energjisë në Kosovë. Dhe këtë mund ta bëjmë falë përkrahjes financiare të Bashkimit Evropian në Kosovë, për çfarë shfrytëzojë rastin t’i falenderojë edhe një herë për mbështetjen në kuadër të pakos emergjente për energji prej 75 milionë euro që është vlera më e lartë për kokë banori në rajon, të cilin ka premtuar Kosova nga kjo pako”, deklaroi Rizvanolli.
Ministrja e Ekonomisë tha se punojnë që të rrisin kapacitetin për furnizimin me energji elektrike, pasi janë duke punuar në modernizimin e turbinave të termocentralit “Kosova B”, ku tha se planifikohet të rrisin kapacitetin për 30 megavat në dy vitet e ardhshme.
Thirrja për subvencionim të pajisjes efiçiente të ngrohjes do të jetë e hapur në platformën “eKosova” nga sot.
Lajmet
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Published
7 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje me rezultat 0-1 ndaj Turqisë duke i dhënë fund shpresave për kualifikim në Kampionatin Botëror.
Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të, një gol që rezultoi vendimtar për fatin e takimit.
Kosova pati përpjekje gjatë gjithë ndeshjes për të barazuar rezultatin, por pa arritur të konkretizojë rastet e krijuara. Në minutat shtesë, loja u tensionua edhe më shumë, ku pati kartonë të verdhë dhe ndërhyrje të shumta nga të dyja skuadrat.
Kjo humbje zyrtarizon eliminimin e Kosovës nga gara për një vend në Botëror, duke shuar kështu një tjetër ëndërr për përfaqësuesen.
Lajmet
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Published
14 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Sot, më 31 mars 2026, Prishtina është qendra e vëmendjes sportive botërore, pasi Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i ndeshjes finale të play-off-it për Kampionatin Botëror “FIFA World Cup 2026” ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Dueli, i cili fillon në orën 20:45, konsiderohet si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e futbollit kosovar, çka ka shtyrë Policinë e Kosovës të ndërmarrë një plan gjithëpërfshirës për rendin dhe sigurinë publike.
Për të garantuar mbarëvajtjen e kësaj feste sportive, Policia ka njoftuar se do të ketë prani të shtuar të zyrtarëve në stadium, në të gjithë qytetin dhe në tri “Fan Zona” të krijuara enkas për tifozët.
Si pasojë e fluksit të madh dhe lëvizjes së delegacioneve zyrtare, do të ketë bllokime të përkohshme dhe kufizime të qarkullimit në rrugët kryesore të kryeqytetit.
Segmentet më të prekura përfshijnë rrugët “Tring Ismajli”, “Agim Ramadani”, “Eqrem Çabej”, zonën te semaforët kryesorë, Bulevardin “Bill Clinton”, rrethin te Stacioni i Autobusëve, si dhe rrugët “Hekurudhat” e “Tirana” që çojnë drejt stadiumit.
Gjithashtu, kufizime do të ketë në perimetrin rreth stadiumit, përfshirë rrugën “Luan Haradinaj” deri te Ministria e Drejtësisë dhe rrugën “Fehmi Agani”.
Pas përfundimit të ndeshjes, vëmendja do të përqendrohet në rrugët që dërgojnë drejt aeroportit, duke përfshirë lagjen “Arbëria” dhe rrugën “Ahmet Krasniqi”. Policia e Kosovës u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve në terren, të shfrytëzojnë rrugë alternative sa më shumë që të jetë e mundur dhe të kontribuojnë në ruajtjen e qetësisë, duke e cilësuar sigurinë si një përgjegjësi të përbashkët për këtë ngjarje madhore.
Kryetarja e Kuvendit së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Shefin e EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takimit u diskutuan zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë në sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve dhe rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it.
Në këtë takim u rikonfirmua përkushtimi i përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës dhe për avancimin e proceseve që kontribuojnë në stabilitetin institucional dhe në rritjen e besimit të qytetarëve, sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës
Lajmet
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Published
15 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Atmosfera para përballjes vendimtare mes Kosovës dhe Turqisë është ndezur, madje kësaj ngjarje vëmendje i ka kushtuar edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë
Përmes një postimi në rrjetet sociale, përfaqësia diplomatike amerikane ka rreshtuar veten përkrah tifozëve dardanë në këtë natë historike, duke dhënë një mesazh të qartë mbështetjeje: “Nga të gjithë ne në Ambasadën e SHBA-së, ne po ju mbështesim – luani fort dhe bëjeni Kosovën krenare”.
Kjo ndeshje, e cila konsiderohet si një finale e vërtetë për fatet e kualifikimit në Kampionatin Botëror, pritet të fillojë në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Interesimi për këtë takim është i jashtëzakonshëm dhe shkallët e stadiumit pritet të jenë të stërmbushura me tifozë që kërkojnë fitoren historike.
Përfaqësuesja e Kosovës zbret në fushë me moral të lartë dhe me përkrahjen e plotë të partnerëve ndërkombëtarë, ndërsa vëmendja e gjithë opinionit publik është përqendruar në Prishtinë për këtë sfidë vendimtare që përcakton rrugëtimin drejt botërorit.
Shuhet ëndrra e Kosovës për Botëror, Turqia fiton minimalisht
Policia e Kosovës shpall masat e shtuara të sigurisë dhe bllokimet e rrugëve për finalen Kosovë-Turqi
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Të kërkuara
-
Vendi1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
