Lajmet

Studiuesit dhe ekspertët e marrëdhënieve ndërkombëtare diskutojnë sfidat globale në Konferencën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare

Published

on

Në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare Shkencore të UBT-së, u zhvillua sesioni i dedikuar për Shkencat Politike dhe Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ku studiues e ekspertë nga vendi dhe jashtë tij trajtuan zhvillimet më aktuale që lidhen me politikën ndërkombëtare, sigurinë, diplomacinë dhe ndikimin e teknologjisë në sistemet politike bashkëkohore. Diskutimet u përqendruan në sfidat e reja të sigurisë, rolin e institucioneve ndërkombëtare dhe ndikimin e politikave mjedisore në stabilitetin rajonal e global.

Në këtë sesion, pjesëmarrësit prezantuan hulumtime të thelluara që ndriçojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve, rolin e aktorëve ndërkombëtarë dhe tendencat që po formësojnë rendin politik global. Përmes analizave të bazuara në raste konkrete – nga Ukraina e deri te Kosova – konferenca ofroi një platformë të rëndësishme për shkëmbimin e ideve, duke promovuar bashkëpunimin akademik dhe diplomacinë shkencore në rajon.

Sesioni I

Co-Chair: Karol Nagy
Co–Chair: Arian Kadriu
Co–Chair: Giuseppe Morabito

  • Ius Commune Balkan and Regional Security: Historical Continuities and Legal TransformationsKarol Nagy, Edmond Hajrizi, Hajdi Xhixha, Luna Sheimeh, Ferenc Gemesi et al.
  • Two-Speed Peripheries: Kosovo, Georgia, and the Toxic Legacy of Bucharest 2008Giordano Gomato
  • Deterrence without Detonation: The Strategic Use of Nuclear Rhetoric in the Ukraine War – Alfred Marleku, Dea Selimi, Hajdi Xhixha.
  • Security versus Resilience in the Age of Artificial Intelligence: Rethinking the Conceptual Order – Karol Nagy, Edmond Hajrizi, Hajdi Xhixha, Luna Shemeih, Ferenc Gemesi et al.
  • From Doctrine to Duty: The Responsibility to Protect (R2P) and the Accountability of the International CommunityGjon Culaj
  • The Role of Environmental Policies in Protecting Air Quality in KosovoNexhat Balaj, Filloreta Balaj, Vezir Januzi, Hyzer Rizani
  • The Role of Strategic Planning of Artificial Intelligence in National Security and PoliciesBahri Gashi, Ngadhnjim Brovina, Arian Kadriu
  • Environmental Security – John Doone

Sesioni II

Co-Chair: Marzena Zakowska
Co–Chair: Besnik Tahiri

  • Confidence, Coalition, and Sustainable Governance in the 21st CenturyBesnik Tahiri
  • The Humanitarian Age: A Transformative Framework for Governing Emerging TechnologiesKarol Nagy, Edmond Hajrizi, Hajdi Xhixha, Luna Shemeih, Ferenc Gemesi
  • Depoliticisation of Public Administration: Myth or RealityAvni Alidemaj, Alban Maliqi
  • Consuming More of the Package Instead of the Product ContentRuzhdi Matoshi, Isa Mulaj
  • Constitutional Legacies and Strategic Dependence: The U.S. Role in Shaping Japan’s and Kosovo’s Security PolicyArbenita Sopaj
  • Combating Disinformation by Democratic States through Digital DiplomacyViona Rashica
  • The European Union’s Foreign Policy and External Actions in KosovoLlokamn Mirtezani, Muazam Halili
  • Secret Diplomacy as an Instrument for the Resolution of Contemporary ConflictsVeton Zejnullahu, Erion Zejnullahu

Vendi

Kryesia dështon të miratojë rendin e ditës: Mospajtime për rezolutën e luftës

Published

on

By

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka përfunduar pa një pajtim për rendin e ditës të seancës së radhës, pas mospajtimeve mes partive politike për pozicionimin e rezolutës për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës.

PDK-ja, e mbështetur edhe nga opozita tjetër, ka insistuar që kjo rezolutë të jetë pika e parë e rendit të ditës për seancën e së premtes. Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar që ajo të trajtohet si pikë e fundit, duke kërkuar një dakordim më të gjerë paraprak.

Për shkak të kësaj bllokade, rendi i ditës pritet të miratohet në fillim të seancës plenare. Përveç rezolutës për luftën, në agjendë janë edhe katër marrëveshje ndërkombëtare, votimi për anëtarin e Këshillit Prokurorial, si dhe debati për rritjen e çmimit të naftës.

Continue Reading

Vendi

Kurti pret drejtoren e NATO-s: FSK po përgatitet për mision në Gazë

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot drejtoren e NATO-s për Operacione, Charlotte Hallengren, me të cilën ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit dhe sigurinë në vend.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi aleancën veri-atlantike për rolin e saj në stabilitetin e Kosovës, ndërsa kërkoi më shumë mundësi trajnimi për pjesëtarët e FSK-së në institucionet e NATO-s.

Kryeministri njoftoi se Forca e Sigurisë së Kosovës, pas sukseseve në disa misione ndërkombëtare, aktualisht po përgatitet për të zbarkuar në Gazë, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Kryeministri Kurti tha se Forca e Sigurisë së Kosovës ka demonstruar performancë të lartë në misionet ndërkombëtare, përfshirë bashkëzbarkimet në Kuvajt, Belize dhe Ishujt Falkland, si dhe misionin në Turqi. Ndërsa, shtoi se aktualisht është duke u përgatitur për misionin në Gaza, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese. Ndërsa, përmendi edhe trajnimet për personelin ukrainas për deminim dhe misione të kërkim-shpëtimit”, thuhet në komunikatën e Zyrës së Kryeministrit.

Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë e NATO-s vlerësoi lart këtë vendim dhe falënderoi Kosovën për bashkërendimin e ngushtë me aleancën në rrugën drejt integrimit.

 

Continue Reading

Vendi

Vdes një punëtor në vendin e punës në Strellc të Deçanit, një tjetër i lënduar

Published

on

By

Një aksident fatal në vendin e punës ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Strellc të Ulët të Deçanit, ku si pasojë e lëndimeve ka vdekur një punëtor dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Policia Rajonale e Pejës, sipas së cilës ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në një punëtori druri, ku disa materiale kanë rënë mbi dy punëtorët. Viktimat u dërguan menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Pejës, ku mjekët konstatuan vdekjen e njërit prej tyre.

Njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Lajmet

Mblidhet Kryesia e Kuvendit: Në rend dite marrëveshjet ndërkombëtare dhe rezoluta për naftën

Published

on

By

Kryesia e Kuvendit është mbledhur sot për të koordinuar punët dhe për të caktuar pikat që do të shqyrtohen në seancën e ardhshme plenare.

Sipas procedurës, deputetët fillimisht do të kalojnë nëpër fazën e deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, për të vijuar me vendimmarrje të rëndësishme, raporton Ekonomia online.

Në fokus të kësaj seance pritet të jetë ratifikimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare të kredisë me agjencitë zhvillimore franceze e gjermane, që prekin sektorët e energjisë, klimës dhe transportit.

Një tjetër temë me interes publik është edhe propozim-rezoluta për shtrenjtimin e naftës, ku do të diskutohet roli i Qeverisë përballë rritjes së kostos së jetesës.

Gjithashtu, agjenda përfshin zgjedhjen e një anëtari në Këshillin Prokurorial, një rezolutë për mbrojtjen e të vërtetës historike të luftës së fundit, si dhe rregullimin e përbërjes së disa komisioneve parlamentare. /Ekonomia online/

Continue Reading

Të kërkuara