Lajmet nga UBT

Studio në programin master Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në UBT

Në këtë program janë të angazhuar stafi i kualifikuar dhe emrat më eminent të fushës.

Publikuar

Programi Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi në nivelin master në UBT është një program që ofron për studentët një kurrikulë multidisiplinare, duke gërshetuar prodhimin digjital dhe menaxhimin me muzikën moderne, për të nxjerrë kuadro të reja profesionale.

Në këtë program janë të angazhuar stafi i kualifikuar dhe emrat më eminent të fushës, të cilët mbështesin dhe inkurajojnë studentët drejt profesionalizmit dhe avancimit të njohurive të tyre rreth muzikës dhe menaxhimit në përgjithësi.

Praktika e Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit është e përfshirë në të gjitha fushat e industrisë së argëtimit, veçanërisht ato që lidhen me punën dhe organizimin e punës, punësimin dhe orientimin profesional, komunikimin dhe tregun, arsimin, kërkimin në muzikologji, organizimin e ngjarjeve, organizatat shoqërore, dhe fusha të tjera të prodhimit dhe shkencës për tinguj dhe muzikë.

UBT ofron një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjitë më të sofistikuara të kohës, të cilat do të jenë në shërbim të secilit student të programit Muzika Moderne, Prodhimi Digjital dhe Menaxhimi, për të thelluar njohuritë e tyre dhe për t’u përgatitur rreth fushës.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Lajmet nga UBT

Ndikimi i mënyrave të nxënies dhe motivimit në arritjet akademike: Analizë nga profesorët dhe studentët e UBT-së

Publikuar

nga

Një studim i realizuar nga Profesoresha e UBT-së, Diana Sejdiu Shala, Profesor Emrush Thaçi dhe studente Anila Shala nga UBT, kanë analizuar korrelacionet midis motivimit akademik, stileve të të nxënit dhe arritjeve akademike në nivelin e arsimit të lartë. Studimi është publikuar në revistën shkencore prestigjioze Richtmann Publishing. 

Qëllimi i këtij studimi ishte të verifikohej nëse ekziston një lidhje midis motivimit akademik, stileve të të nxënit dhe suksesit akademik të studentëve. Përmes përdorimit të korrelacionit Pearson dhe analizave të regresionit të shumëfishtë, studimi eksploroi ndikimin e këtyre variablave në performancën akademike. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e njohjes së diversitetit në stilet e të nxënit nga mësuesit dhe nxitësit motivues midis studentëve.

Rezultatet e studimit zbuluan një korrelacion të lehtë negativ midis stileve të të mësuarit dhe arritjeve akademike, por nuk identifikuan një lidhje domethënëse midis motivimit akademik dhe variablave të tjera. Gjithashtu, studimi sugjeroi se ndërsa stilet e të mësuarit kanë një ndikim modest në performancën akademike, roli i motivimit është më kompleks dhe kërkon hetim të mëtejshëm.

Në përfundim, studimi përmbledh se preferencat e të mësuarit kanë një ndikim të kufizuar në rezultatet arsimore, duke nënvizuar natyrën komplekse të motivimit në mjediset akademike. Ai promovon një qasje të integruar pedagogjike që i adreson diversitetin e të mësuarit dhe dinamikën e motivimit.

Kjo analizë kontribuon në diskutimin e vazhdueshëm rreth efektivitetit të përshtatjes së strategjive arsimore sipas stileve individuale të të mësuarit dhe në thellimin e kuptimit të faktorëve që ndikojnë në motivimin e tyre në mësim dhe suksesin akademik./UBTNews/

 

D.E.

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Çadraku bashkëautor në “Hartën e Vulnerabilitetit të Ujërave Nëntokësorë të Shqipërisë”

Publikuar

nga

Në një përpjekje për të adresuar dhe parandaluar ndotjen e ujërave nëntokësore në Shqipëri, një grup kërkimor nga Universiteti Politeknik i Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Teknologjisë dhe Inovacionit, ka zhvilluar Hartën e Vulnerabilitetit të Ujërave Nëntokësorë. Kjo hartë, e ndërtuar në bazë të Metodës DRASTIC, është rezultat i një angazhimi të përbashkët dhe një përpjekje të vazhdueshme për të mbrojtur burimet e çmuara ujore të vendit.

Vulnerabiliteti i ujërave nëntokësorë është një sfidë thelbësore për shëndetin publik dhe ruajtjen e mjedisit. Ndërhyrja e ndotjeve sipërfaqësore në sipërfaqen e tokës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në këtë resurs të çmuar. Për të vlerësuar këtë rrezik, grupi i punës ka zgjedhur të përdorë metodën e DRASTIC, duke e konsideruar atë si një mjet të përballueshëm dhe efikas për të adresuar këtë çështje.

Në këtë hartë, janë përfshirë të dhënat dhe vlerësimet e shumta nga një sërë burimesh shkencore, duke përfshirë informacione nga departamentet e Gjeologjisë dhe Energjisë në Universitetin Politeknik të Tiranës, si dhe kontributin nga institucionet e tjera shkencore në vend, përfshirë Profesorin Hazir Çadraku nga UBT si bashkëautor. Kjo hartë paraqet një mjet të rëndësishëm për planifikimin dhe menaxhimin e burimeve ujore nëntokësore.

Projekti ka qenë i mundur falë mbështetjes së Universitetit Politeknik të Tiranës, Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, si dhe Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit për financimin e tij fillestar. Përvoja dhe ekspertiza e përbashkët e këtyre institucioneve kanë bërë të mundur zhvillimin e një mjeti aq të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik në Shqipëri.

Ky projekt është një dëshmi e përpjekjeve të përbashkëta të shoqërisë shkencore dhe institucioneve qeveritare për të adresuar sfidat komplekse mjedisore që përballon vendi ynë. Harta e Vulnerabilitetit të Ujërave Nëntokësorë do të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për politikat dhe programet e ardhshme të mjedisit dhe ujërave në vend. /UBTNews/

D.E.

 

Fletepalosja_Harta-e-vulnerabilitetit (1)

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Në revistën prestigjioze “International Journal of Intelligence and Counterintelligence” publikohet punimi shkencor i profesorëve Bahri Gashi e Ngadhnjim Brovina

Publikuar

nga

Në revistën prestigjioze nga fusha e Inteligjencës dhe Kundërinteligjencës, “International Journal of Intelligence and Counterintelligence”, është publikuar punimi i profesorit të Studimeve të Sigurisë dhe Shkencave Politike, Bahri Gashi dhe profesorit të Shkencave Politike, Ngadhnjim Brovina, me titull “Reassessment of Counterintelligence in National Security”, The Case of Kosovo.

Ky hulumtim ka analizuar hollësisht shërbimet e kundërzbulimit si një rol vendimtar në parandalimin e kërcënimeve nga brenda dhe sidomos atyre të jashtme. Artikulli ka vënë në theks rastin e Kosovës në forcimin e nevojës për shërbimet e kundërzbulimit, si dhe ka analizuar se cili model i kundërzbulimit do të ishte më i përshtatshëm për Kosovën.

Janë dhënë rekomandime të bazuara dhe specifike në kontekstin aktual për krijimin e një shërbimi të fuqishëm dhe efektiv të kundërzbulimit në rastin e Kosovës, duke përfshirë masat shtesë ligjore që autoritetet vendore dhe aleatët ndërkombëtarë duhet të marrin parasysh, si dhe kompleksitetin rajonal për të përmbushur këtë mision.

Kjo revistë është pjesë e Taylor & Francis, e indeksuar në platformën Scopus./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet nga UBT

Publikohet studimi shkencor i profesorit të UBT-së me temën “Monitorimi i Ndotjes në Liqenin e Mitrovicës dhe Strategjitë për Menaxhimin Mjedisor”

Publikuar

nga

Në revistën shekncore prestigjioze e cila është indeksuar në ‘Web of Science’ dhe ‘SCOPUS’, dhe e cila publikohet nga Taylor & Francis është botuar studimi i Profesorit të UBT-së, Edon Maliqit, në bashkëpunim me Dr.sc. Kaltrina Jusufi nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Titulli i punimit është “Monitorimi sasior i ndotjes në liqenin e Mitrovicës duke përdorur modelin empirik dhe shkencën dhe sistemet e informacionit gjeografik”. Ky studim ka qenë i fokusuar në përdorimin e modeleve analitike/matematikore dhe Shkencën & Sistemet e Informacionit Gjeografik (GISS) për të adresuar problematikën mjedisore, veçanërisht në aspektin e cilësisë së ujit në liqenin e Mitrovicës.

Punimi është përshkruar për të shfaqur zhvillimin e shtresave të ndryshme tematike dhe përdorimin e grupeve të ndryshme të të dhënave gjeohapësinore për të kalkuluar indekse të specializuara që lidhen drejtpërdrejt me qëllimin e punës. Rezultatet e këtij punimi janë prezantuar në formën e hartave tematike të modelit raster.

Synimi kryesor i këtij studimi është të ofrojë një bazë të qëndrueshme të informacionit gjeografik me fokus në aspektet mjedisore, me qëllim që të ndihmojë në procesin e vendimmarrjes dhe formulimin e politikës mjedisore në zonën e Mitrovicës. Ky punim mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në qeverisjen mjedisore lokale dhe qendrore./UBTNews/

D.E

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara