Lajmet nga UBT

Studio në programin master Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në UBT

Qëllimi i këtij programi është arritja e kompetencave akademike dhe aftësive që lidhen me fushën e inxhinierisë civile dhe infrastrukturës.

Published

on

Programi Inxhinieri Ndërtimore (Ndërtimtari) dhe Infrastrukturë në nivelin master në UBT, është një program që ofron ndërlidhjen e mësimit teorik me atë praktik, duke u bazuar në modelet më të mira evropiane dhe amerikane, si dhe një infrastrukturë moderne të pajisur me teknologjitë më të fundit.

Qëllimi i këtij programi është arritja e kompetencave akademike dhe aftësive që lidhen me fushën e inxhinierisë civile dhe infrastrukturës, ku studentët do të fitojnë njohuri në një bazë shkencore efikase dhe cilësore të profesionit, si dhe do të zhvillojnë aftësitë krijuese të problemeve kryesore, zhvillimin e aftësive të të menduarit kritik dhe të punës në grup, të nevojshme për punën ndërtimore në profesion.

Pas përfundimit të studimeve, studentët do të jenë në gjendje të kenë njohuri dhe mirëkuptim, aftësi për të njohur dhe përshkruar çështjet komplekse të inxhinierisë, aftësi për të njohur ndërveprimin midis projektimit, ndërtimit, marketingut, kërkesave të klientëve dhe largimi i strukturave, kuptimi i ndikimit të inxhinierisë civile, ndërtimit dhe infrastrukturës në shoqëri dhe në mjedis.

Zgjedh më të mirin, që të bëhesh më i miri!

Vendi

Eksplorim i procesit prodhues: Studentët e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT vizitojnë kompaninë LoniGlass SHPK

Published

on

By

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore praktike në biznesin prodhues LoniGlass SHPK në Gremë – Ferizaj, me pronar Arben Rexhepi, në kuadër të lëndës Menaxhimi i Operacioneve.

Vizita u udhëhoq nga profesori i lëndës, Burim Berisha, dhe menaxherja e UBT-së në Ferizaj, Fatime Tahiri, me qëllim të lidhjes së njohurive teorike me praktikën reale në biznes.

Gjatë vizitës, studentët analizuan nga afër proceset operative, duke përfshirë:

  • Menaxhimin e operacioneve në tërësi,

  • Transformimin e inputeve në outpute,

  • Procesin e shndërrimit të xhamit në pasqyra dhe produkte dekorative.

Kjo vizitë ofroi studentëve një pasqyrë të drejtpërdrejtë mbi organizimin operacional, teknologjinë e përdorur dhe menaxhimin e proceseve prodhuese në praktikë, duke i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë sfidat dhe mekanizmat e biznesit real.

Continue Reading

Vendi

Hulumtimi i profesorëve të UBT-së botohet në revistën e Akademisë së Shkencave të Republikës Çeke, të indeksuar në Scopus

Published

on

By

Profesorët e UBT-së, Prof. Dr. Avni H. Alidemaj nga Fakulteti i Shkencave Politike dhe Juridike dhe Prof. Dr. Alban Maliqi nga Studimet e Sigurisë, kanë publikuar hulumtimin e tyre në revistën prestigjioze shkencore Lawyers Quarterly, e cila botohet në Pragë të Çekisë nga Akademia e Shkencave e Republikës Çeke dhe është e indeksuar në Scopus si dhe në shumë baza të tjera të të dhënave ndërkombëtare.

Hulumtimi shkencor thekson sfidat e ndërtimit të paqes së qëndrueshme në vendet multietnike, duke argumentuar se garancitë e forta kushtetuese dhe ligjore janë thelbësore për sigurimin e stabilitetit afatgjatë dhe për parandalimin e tensioneve që mund të përshkallëzohen përtej kufijve shtetërorë. Rajoni i Ballkanit Perëndimor shërben si ilustrim i qartë se si tensionet etnike të pazgjidhura mund të çojnë në konflikte dhe në krijimin e pakënaqësive të thella ndërmjet komuniteteve.

Po ashtu, studimi analizon të arriturat e Kosovës në garantimin e të drejtave të pakicave përmes përmirësimit të kornizës ligjore dhe rritjes së përfshirjes së komuniteteve pakicë në proceset vendimmarrëse.

Profesorët Alidemaj dhe Maliqi, brenda një periudhe të shkurtër kohore, kanë publikuar një numër të konsiderueshëm punimesh shkencore në revista prestigjioze ndërkombëtare, duke kontribuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në forcimin e kapaciteteve hulumtuese dhe në rritjen e reputacionit akademik të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

UBT organizon info sesion me kompanitë AVEDO dhe STROER-X

Published

on

By

UBT organizoi info sesion me përfaqësuesit e kompanive AVEDO dhe STROER-X, me qëllim të ofrimit të informacioneve të drejtpërdrejta mbi mundësitë e punësimit për studentët e UBT-së.

Studentët patën mundësinë të njihen me pozitat e hapura, përgjegjësitë e detajuara, kushtet e punës dhe mundësitë e zhvillimit profesional brenda këtyre kompanive.

Ky info sesion është pjesë e strategjisë së UBT-së për të forcuar bashkëpunimin me industrinë dhe për të ofruar studentëve jo vetëm njohuri akademike, por edhe mundësi të garantuara për punësim pas përfundimit të studimeve.

Në këtë mënyrë, studentët e UBT-së kanë një avantazh të rëndësishëm në tregun e punës, duke përfituar nga lidhjet e universitetit me kompani të njohura ndërkombëtare dhe praktikat profesionale që lidhen drejtpërdrejt me fushat e tyre të studimit.

Continue Reading

Lajmet

UBT dhe Coursera nisin partneritet strategjik për avancimin e arsimit dhe punësimit në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor

Published

on

By

UBT ka kënaqësinë të njoftojë lansimin e një partneriteti strategjik me Coursera, platformën lider botërore të mësimit online. Ky bashkëpunim synon të rrisë cilësinë e arsimit, punësimit dhe zhvillimin e aftësive të së ardhmes për studentët, stafin akademik dhe administrativ në Kosovë dhe në mbarë Ballkanin Perëndimor.

Përmes këtij partneriteti, komuniteti i UBT-së do të ketë qasje në mijëra kurse online me cilësi të lartë, certifikata profesionale dhe specializime nga universitete prestigjioze globale dhe kompani lider të industrisë si Google, IBM dhe Microsoft.

Kjo iniciativë është e dizajnuar për të forcuar procesin e mësimit brenda UBT-së dhe për të nxitur një kulturë rajonale të të mësuarit gjatë gjithë jetës, inovacionit digjital dhe përgatitjes për karrierë.

“Ky partneritet me Coursera shënon një moment të rëndësishëm për UBT-në në 25-vjetorin e tij, si dhe për Kosovën dhe rajonin”, tha Themeluesi dhe Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

“Duke kombinuar ekspertizën arsimore të UBT-së me platformën globale të mësimit të Coursera-s, ne jemi të përkushtuar të rrisim cilësinë e arsimit dhe të zhvillojmë punësimin për studentët në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. Së bashku, do ta pajisim gjeneratën e ardhshme me aftësitë e nevojshme për të pasur sukses në një treg pune global që po ndryshon me shpejtësi”, potencoi Rektori Hajrizi.

“Jemi të nderuar të bashkëpunojmë me UBT , një institucion në ballë të inovacionit arsimor në Ballkanin Perëndimor”, tha Andy Poole, nga Coursera.

Pikat kyçe të partneritetit strategjik:

  • Fokus në aftësitë e së ardhmes: Theksi i UBT-së në aftësitë digjitale, sipërmarrëse dhe teknike krijon një bazë të fortë për integrimin e kredencialeve të njohura nga industria, të ofruara përmes Coursera-s, në kurrikulën akademike.
  • Model inovativ i kampusit: Kampusi i vetë-qëndrueshëm i UBT-së “10-Minute City” shërben si një laborator i gjallë për pilotimin e qasjeve të reja arsimore, duke kombinuar mësimin fleksibil online të Coursera-s me laboratorë fizikë, klinika dhe partneritete me biznese.
  • Ndikim i zgjeruar rajonal: Ky bashkëpunim zgjeron qasjen në arsim cilësor online për studentët dhe profesionistët në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, duke e pozicionuar UBT-në si një qendër rajonale për zhvillimin e talenteve.

Ky bashkëpunim thekson përkushtimin e UBT për të ofruar arsim modern, fleksibil dhe të lidhur me standardet globale. Për Coursera-n, ky partneritet përfaqëson një mundësi për të bashkëpunuar me një institucion inovativ në formësimin e së ardhmes së arsimit të lartë, duke ndërthurur në mënyrë efektive mësimin online të klasit botëror me një kampus fizik dinamik dhe lidhje të forta me industrinë.

Continue Reading

Të kërkuara