Lajmet nga UBT

Studio Farmaci në UBT!

Published

on

Rritja e kërkesës së tregut të punës në fushën e shëndetësisë, ka bërë që UBT të zhvillojë shkencat mjekësore, kështu duke i dhënë Kosovës ekspertët dhe profesionistët më të mirë shëndetësorë.

Me zhvillimin e shkencave mjekësore UBT ka hartuar programin e Farmacisë, program ky që është duke përgatitur farmacistë me njohuri të barasvlefshme dhe të aplikueshme në secilin shtet të botës.

Studentët e këtij drejtimi përgatiten nga ekspertët më të mirë që ka vendi dhe bota, me praktikat më të njohura ndërkombëtare, që u mundësojnë studentëve të përgatiten për t’u përballur me secilën sfidë që kanë për të hasur në profesionin që kanë zgjedhur për të studiuar.

E veçanta e përgatitjes profesionale akademike në shkencat mjekësore në UBT është zhvillimi i Poliklinikës së UBT-së, e cila është më e madhja në vend me dhjetëra laboratorë që i dedikohen departamentit të Farmacisë.

Apliko tani! https://apliko.ubt-uni.net/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e Inxhinierisë së Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT realizojnë vizitë praktike në industrinë e bletarisë

Published

on

By

Studentët e programit Inxhinieria e Agrikulturës dhe Mjedisit në UBT, si në nivelin Bachelor ashtu edhe Master, zhvilluan një vizitë praktike studimore në dy nga ndërmarrjet më të njohura të sektorit të bletarisë në vend, “API ROI” dhe “APIMODERNA”.

Gjatë kësaj vizite, studentët patën mundësinë të njoftohen nga afër me proceset e prodhimit, përpunimin dhe kontrollin e cilësisë në këto industri, duke parë në praktikë se si funksionojnë standardet profesionale në sektorin e prodhimit të mjaltit dhe produkteve të tjera bletare.

Vizita u zhvillua në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme të UBT-së për të kombinuar teorinë me praktikën, duke i ofruar studentëve një përvojë të drejtpërdrejtë në terren, që ndihmon në zgjerimin e njohurive akademike dhe zhvillimin e aftësive praktike profesionale.

Ky aktivitet dëshmon edhe njëherë qasjen moderne të UBT-së në arsim, përmes lidhjes së ngushtë me industrinë dhe krijimit të mundësive konkrete për përgatitje të avancuar profesionale, duke përgatitur studentë të aftë për tregun e punës dhe sfidat reale të sektorëve të agrikulturës dhe mjedisit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT përfaqësohet në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Drejtësia, Siguria dhe të Drejtat e Njeriut” (ICJSHR-LFUL 2025)

Published

on

By

Fakulteti Juridik në UBT ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Justice, Security and Human Rights” (ICJSHR-LFUL 2025), të mbajtur në ambientet e Universitetit Luarasi në Tiranë.

Konferenca, e cila u zhvillua në kuadër të Ditës së Evropës, mblodhi së bashku personalitete të njohura akademike, përfaqësues institucionalë dhe ekspertë të fushave të drejtësisë, sigurisë dhe të drejtave të njeriut, nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni.

UBT ishte pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme si partnere akademike dhe u përfaqësua nga Dr. Egzone Osmanaj, Zëvendësdekane e Fakultetit Juridik, e cila mbajti një fjalë përshëndetëse në sesionin plenar, si dhe prezantoi dy punime shkencore në sesionet tematike të konferencës.

Konferenca u shënua nga një frymë bashkëpunimi ndërinstitucional dhe akademik, duke ofruar një platformë të vlefshme për shkëmbimin e ideve, përvojave dhe praktikave të mira në fushën e drejtësisë dhe të sigurisë.

UBT, përmes përfaqësuesve të tij dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucione të tjera akademike në Shqipëri, po dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm në avancimin e dijes juridike, promovimin e të drejtave të njeriut dhe ngritjen e standardeve të arsimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, vizituan qendrën “Rreze Dielli” për njohuri praktike

Published

on

By

Studentët e vitit të dytë të Fakultetit të Psikologjisë, nën mbikëqyrjen e Prof. Violeta Zefi, realizuan një vizitë studimore në Qendrën Psikologjike “Rreze Dielli” në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizitë, ata patën mundësinë të bashkëbisedojnë nga afër me psikologen Zana Qehaja, e cila është njëherësh edhe drejtuesja e qendrës. Po ashtu, gjatë vizitës u zhvillua simulimi i një seance psikoterapeutike, me qëllim që studentët të ndjekin nga afër mënyrën e realizimit të një procesi të tillë dhe të kuptojnë më mirë rëndësinë dhe format e komunikimit me personat që kanë nevojë për shërbime të shëndetit mendor.

Ky lloj ekspozimi i punës praktike për studentët është shumë i dobishëm për cilësinë e studimeve të tyre dhe karrierën e ardhshme profesionale në fushën e psikologjisë.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Nderohet në Tunizi veprimtaria artistike e profesoreshës së UBT-së, Dr. Marigona Bekteshi Ferati

Published

on

By

Arti që thyen kufijtë dhe bashkon popujt u bë realitet për regjisoren e njohur nga Kosova, Prof. Ass. Dr. Marigona Bekteshi Ferati, e cila u nderua me çmim të veçantë në edicionin e 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës në Qerthag të Tunizisë.
Profesoresha e UBT-së, e cila njihet për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në fushën e artit dhe kulturës, u vlerësua me Plaketën e Nderimit, shoqëruar me fjalë mirënjohjeje dhe respekti nga organizatorët e festivalit. Në tekstin e plaketës theksohej:
Ju keni dhënë dhe vazhdoni të jepni pa kufij. Historia e afërt dhe e largët dëshmon për sukseset madhore që keni arritur, duke e gdhendur emrin tuaj me shkronja ari në historinë e artit dhe kulturës“.
Vetë Bekteshi Ferati u shpreh thellësisht e nderuar për këtë vlerësim ndërkombëtar, duke e konsideruar si një dëshmi të fuqisë së artit për të ndërtuar ura kulturore dhe për të përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenat botërore.
Ky çmim është për mua jo vetëm shpërblim, por edhe shtysë për të vazhduar misionin tim artistik me përkushtim e dashuri. Përfaqësimi i Kosovës në këtë festival prestigjioz është dëshmi e rolit të artit si diplomaci kulturore dhe e zërit të fuqishëm që skena jonë mund të ketë në nivel ndërkombëtar”, deklaroi ajo.
UBT, si institucion i cili promovon talentet dhe përkrah zhvillimin profesional e kulturor të stafit akademik, e konsideron këtë arritje si një sukses të përbashkët dhe një shembull frymëzues për të gjithë studentët dhe artistët e rinj.
Ky nderim për Marigona Bekteshi Feratin është një tjetër dëshmi se arti kosovar po zë vendin e merituar në hartën kulturore ndërkombëtare, falë figurave të përkushtuara që nuk ndalen së kontribuuari në promovimin e vlerave të vërteta artistike.

Continue Reading

Të kërkuara