Lajmet nga UBT
Studio Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT!
Published
3 years agoon
By
UBT newsUBT u ofron të gjithë të rinjve programin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor, program ky i dizajnuar për të nxitur kontributin e studentëve në formë të projekteve, me një kurrikulë të bazuar në universitetet më prestigjioze të evropës dhe botës.
Ky program përgatitë ekspertë të fushës së arkitekturës të cilët bëjnë identifikimin dhe analizimin e problemeve arkitektonike, hartimin dhe zhvillimin e tyre, si dhe përmirësimin e aspekteve estetike. Kësisoj, UBT ka mbledhur në një vend ekspertët dhe profesionistët më të mirë të kësaj fushe, duke sjellur njëkohësisht në Kosovë praktikat më të mira ndërkombëtare.
Pas studimeve, studentët e Fakultetit Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor në UBT, do të jenë të aftë të zgjidhin probleme të natyrës inxhinierike, arkitektonike, urbanistike dhe civile.
UBT është shkollë e teknologjisë dhe inovacionit! Apliko tani! https://apliko.ubt-uni.net/
Lajmet nga UBT
Studentët e Inxhinierisë së Ujërave në UBT, në vizitë studimore në Rajonin e Dukagjinit
Published
5 hours agoon
December 18, 2024By
UBT NEWSNë përmbushje të programit të punës për semestrin dimëror të vitit akademik 2024-2025, studentët e nivelit Master të Departamentit Inxhinieria e Ujërave në UBT morën pjesë në një vizitë studimore të organizuar për modulet Hidrogjeologji dhe Menaxhim i Burimeve Ujore.
Ky aktivitet u realizua si faza e dytë e punës studimore dhe u ndoq nga një grup studentësh të udhëhequr nga profesori Hazir Çadraku, i cili shoqëroi studentët gjatë të gjithë procesit të vizitës dhe ofroi shpjegime të detajuara për temat që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore dhe hidrogjeologjinë.
Vizita kishte dy qëllime kryesore: Përmbushja e detyrimeve akademike dhe programore për modulet Hidrogjeologji dhe Menaxhim i Burimeve Ujore, duke integruar njohuritë teorike me praktikat konkrete në terren. Ofrimi i mundësisë për studentët që të njihen drejtpërdrejt me elementet dhe proceset që lidhen me këto fusha, për të krijuar një kuptim të thellë dhe të plotë që mund të ndihmojë në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale në fushën e inxhinierisë së ujërave.
Vizita u realizua duke udhëtuar nëpër rrugët rajonale të Dukagjinit, fillimisht nga qyteti i Shtimës, ku u grumbulluan studentët. Pasi u përshëndetën nga profesori Çadraku dhe iu dha një pasqyrë e programit të ditës, grupi nisi lëvizjen për të vizituar disa pika të rëndësishme në pellgun e Lumit Topillë, një nga pikat kyçe të këtij aktiviteti. Gjatë udhëtimit, studentët u ndalën në disa lokacione të rëndësishme për të studiuar fenomenet hidrogjeologjike dhe për të marrë shpjegime nga profesori dhe ekspertë të fushës.
Pikat kryesore të vizitës ishin “Menaxhimi i Pellgut Lumor të Lumit Topillë”, ku studentët morën shpjegime mbi menaxhimin e integruar të burimeve ujore dhe rëndësinë e palëve të interesit për të siguruar një menaxhim të suksesshëm. Profesori Çadraku theksoi rolin e pellgut lumor si njësia elementare për menaxhimin e burimeve dhe ndikimin që ka ai në ruajtjen e ujërave dhe ekosistemit.
“Studimi i formave karstike dhe burimeve ujore”, gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të shihnin formacione karstike dhe burime natyrore të ujit, duke mësuar për llojet e shkëmbinjve gëlqerorë dhe rolin e tyre në formimin e burimeve të ujit dhe ndihmën që ato ofrojnë për mbushjen e lumenjve.
“Matja e sasisë së ujit në burime të ndryshme”, ku u realizuan matje të sasisë së ujit në disa burime, përfshirë burimin e Llanishtës dhe Papazit. Studentët mësuan si të matin dhe të interpretojnë kapacitetin e burimeve ujore dhe si kjo mund të aplikohet në projektet e menaxhimit të burimeve ujore.
“Vizita në Bifurkacionin e Lumit Nerodime”, ky fenomen natyror, ku një lum ndahet në dy degë që drenohet në dy dete të ndryshme, ishte një mundësi për studentët që të kuptonin procesin e drenimit të lumenjve dhe ndikimin e tij në menaxhimin e ujërave në rajon.
Gjatë vizitës, studentët kishin mundësinë të shihnin nga afër proceset e natyrshme dhe të ndërvepronin me mjedisin e terrenit për të përforcuar njohuritë e tyre teorike. Ata mësuan për ndikimin e morfologjisë karstike në ruajtjen e ujërave nëntokësore dhe për rolin e llojit të shkëmbinjve në përcaktimin e karakteristikave të ujërave. Ata gjithashtu kuptuan rëndësinë e menaxhimit të burimeve ujore dhe ndikimin që ka ky menaxhim në ruajtjen e ekosistemit dhe sigurinë e furnizimit me ujë për përdorime të ndryshme, duke përfshirë atë për pijet, bujqësinë dhe industrinë.
Përveç teorisë dhe praktikes, kjo vizitë ofroi mundësinë për studentët të përjetonin një diskutim të hapur mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore, si dhe për t’u njohur me ekspertë të fushës që ndihmuan në thellimin e kuptimit të tematikës së trajtuar.
Vizita studimore ishte një mundësi e shkëlqyer për studentët për të rritur aftësitë e tyre praktike dhe për të kuptuar më thellë temat dhe parimet që lidhen me Hidrogjeologjinë dhe Menaxhimin e Burimeve Ujore. Sipas profesor Çadrakut, ky aktivitet ka ofruar një kuadër të plotë për studentët që të aplikojnë njohuritë e tyre teorike dhe të zhvillojnë aftësi profesionale për të punuar në këtë fushë.
Përfundimisht, kjo vizitë ka krijuar një mundësi të vlefshme për studentët për të kuptuar se si konceptet teorike të studiuara në mësime janë të lidhura ngushtë me realitetin e menaxhimit të burimeve ujore dhe hidrogjeologjisë në terren, duke i përgatitur ata më mirë për sfidat e ardhshme profesionale./UBTNews/
Lajmet nga UBT
Instituti i Ballkanologjisë në UBT bashkon universitetet shqiptare në workshop-in mbi “memorien kolektive”
Published
6 hours agoon
December 18, 2024By
UBT NEWSInstituti i Ballkanologjisë në UBT, në bashkëpunim me Albanian Institute of Cultural Studies, organizoi dhe përfundoi me sukses një workshop dyditor me temë “Memoria kolektive: Burgu i idealit”.
Aktiviteti u zhvillua në ambientet e kampusit të UBT-së në Prishtinë dhe ishte i dedikuar për studentët e universiteteve të ndryshme, duke krijuar një platformë për dialog dhe reflektim mbi historinë dhe kujtesën kolektive.
Në këtë workshop morën pjesë jo vetëm studentët e UBT-së, por edhe ata të Universitetit të Tiranës (UT) dhe Universitetit të Tetovës (UT), duke e bërë këtë aktivitet një ngjarje ndëruniversitare me pjesëmarrje nga tre qendra të rëndësishme akademike shqiptare.
Të ftuarit specialë të këtij workshop-i ishin Emin Sallahu dhe Marti Çuni, të cilët ndanë me studentët përvojat e tyre si ish të burgosur në kohën kur idealet dhe liria e fjalës përballeshin me kufizime dhe represion. Përmes rrëfimeve të tyre personale, ata trajtuan sfidat, perspektivat dhe sakrificat e atyre që kanë përjetuar burgimin për bindjet dhe idealet e tyre. Diskutimet me të ftuarit nxorën në pah rëndësinë e ruajtjes së kujtesës kolektive si një mjet për të mësuar nga e kaluara dhe për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë.
Ky workshop kishte për qëllim të ndërgjegjësojë studentët mbi rëndësinë e kujtesës kolektive në formësimin e identitetit kombëtar dhe shoqëror. Diskutimet dhe prezantimet u fokusuan në trajtimin e temave si: Roli i kujtesës historike në edukimin e brezave të rinj, përballja me të kaluarën përmes dialogut të hapur dhe reflektimit kritik dhe ndërtimi i një kulture që respekton lirinë dhe të drejtat themelore.
Studentët pjesëmarrës u angazhuan në diskutime aktive, ndanë pikëpamjet e tyre dhe u përfshinë në sesione interaktive, duke përfituar një pasqyrë më të thellë mbi historinë dhe rëndësinë e ruajtjes së saj për të ardhmen.
Workshop-i ishte një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndëruniversitar, ku institucionet akademike nga Prishtina, Tirana dhe Tetova u bënë bashkë për të krijuar një hapësirë reflektimi dhe edukimi për studentët e tyre. Kjo iniciativë është një tjetër hap drejt promovimit të dialogut akademik dhe ndarjes së eksperiencave midis universiteteve shqiptare.
Workshop-i u përmbyll me një diskutim të hapur mes studentëve dhe të ftuarve, ku u reflektua mbi rëndësinë e mësimeve të nxjerra nga e kaluara dhe nevojën për të ruajtur kujtesën si një vlerë thelbësore për zhvillimin shoqëror. Ky aktivitet i suksesshëm shënon një hap tjetër të rëndësishëm në misionin e Institutit të Ballkanologjisë të UBT-së për të edukuar dhe ndërgjegjësuar brezat e rinj mbi çështjet me rëndësi të veçantë për shoqërinë tonë./UBTNews/d.e
Lajmet nga UBT
Rektori Hajrizi mori pjesë në shënimin e 30-vjetorit të Universitetit të Tetovës
Published
6 hours agoon
December 18, 2024By
UBT NEWSRektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në ceremoninë që shënoi 30-vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës. Kjo ngjarje mblodhi së bashku personalitete të shquara nga fusha e arsimit, politikës, kulturës dhe jetës publike, duke vënë në pah kontributin e jashtëzakonshëm të këtij institucioni në avancimin e arsimit të lartë shqiptar në rajon.
Gjatë fjalimit të tij, Rektori Hajrizi shprehu mirënjohjen për rolin historik të Universitetit të Tetovës, duke e përshkruar si një shembull frymëzues të këmbënguljes dhe përkushtimit ndaj arsimit cilësor, edhe në periudha sfiduese. Ai theksoi se ky universitet ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm në formimin e intelektualëve shqiptarë dhe në krijimin e një baze solide për zhvillimin e arsimit të lartë në Maqedoninë e Veriut.
“Universiteti i Tetovës është një shembull i përkushtimit dhe këmbënguljes për arsim dhe zhvillim akademik. Në këto tre dekada, ky institucion ka treguar se si arsimimi dhe vizioni mund të ndërtojnë ura të forta për një të ardhme më të mirë,” u shpreh Rektori Hajrizi.
Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndëruniversitar, si një mjet kyç për të avancuar dijen, inovacionin dhe zhvillimin akademik, jo vetëm në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar. Hajrizi sugjeroi që ky jubile të shërbejë si një pikënisje e re për të fuqizuar partneritetet mes universiteteve shqiptare në rajon dhe përtej tij, duke u fokusuar në projekte të përbashkëta që promovojnë cilësinë dhe konkurrencën globale.
Gjatë eventit, u prezantuan arritjet e Universitetit të Tetovës ndër vite, duke përfshirë kontributin e tij në formimin e brezave të rinj të intelektualëve dhe promovimin e vlerave të arsimit, kulturës dhe identitetit kombëtar. Ceremonia përfshiu gjithashtu një program artistik dhe kulturor, që pasqyroi frymën dhe traditat shqiptare.
Pjesëmarrja e Rektorit Hajrizi në këtë ngjarje nënvizoi jo vetëm respektin e UBT-së për Universitetin e Tetovës, por edhe përkushtimin e tij për të forcuar bashkëpunimin akademik në rajon. Ai u takua me përfaqësues të ndryshëm të institucioneve arsimore dhe diskutoi mundësitë për projekte të reja që do të kontribuojnë në zhvillimin e përbashkët akademik dhe shkencor.
Ky jubile i 30-vjetorit të Universitetit të Tetovës shërbeu si një moment reflektimi për të kaluarën, por edhe si një platformë për të planifikuar me ambicie të ardhmen e arsimit të lartë shqiptar. Rektori Hajrizi përmbylli vizitën e tij me urimet më të mira për suksese të mëtejshme të këtij institucioni dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi mes UBT-së dhe Universitetit të Tetovës do të sjellë rezultate konkrete dhe të qëndrueshme për komunitetet akademike dhe studentore./UBTNews/
Lajmet nga UBT
Ekspertët e GNTC Gorenje në UBT: Ligjëratë mbi tatimet dhe përdorimin e softuerëve të kontabilitetit
Published
2 days agoon
December 16, 2024By
UBT NEWSNjë ligjëratë tematike u mbajt për studentët e vitit të tretë të Fakultetit për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi, në kuadër të lëndës “Kontabiliteti Tatimor”, e organizuar në bashkëpunim me profesorin Artan Haziri.
Takimi, i cili synonte ofrimin e një përvoje më të thelluar në lidhje me aplikimin praktik të tatimeve dhe kontabilitetit, u pasurua me prezantimet e dy ekspertëve të fushës: Florina Kadriu Vitija, Drejtoreshë e Auditimit të Brendshëm në kompaninë GNTC Gorenje, dhe Lirim Gashi, Drejtor Financiar në të njëjtën kompani.
Ligjërata kishte si temë “Këstet e tatimeve, streha e sigurt dhe detyrat përmes softuerit të kontabilitetit.” Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte të krijohej një lidhje e ngushtë midis teorisë dhe praktikës për studentët, duke i njohur ata me parimet e përgjithshme të kontabilitetit tatimor dhe me metodat që përdoren në industrinë reale për menaxhimin e detyrimeve tatimore.
Me një përvojë të pasur profesionale, Kadriu Vitija dhe Gashi theksuan rëndësinë e tatimeve për çdo kompani dhe menaxhimin financiar të saj. Ata diskutuan aspekte kyçe të TVSH-së, tatimit mbi qiranë dhe llojeve të tjera të tatimeve, përfshirë bilancin vërtetues, si dhe procesin e deklaratës për tatimin mbi fitimin. Gjithashtu, ata nënvizuan rolin e kontabilitetit dhe tatimeve për shëndetin financiar të një kompanie, duke ofruar një pasqyrë të thelluar për përdorimin e softuerëve të avancuar të kontabilitetit në menaxhimin e këtyre proceseve.
Ligjërata u prit me shumë interes nga studentët, të cilët u angazhuan në diskutim dhe kontribuan me pyetje të shumta lidhur me temat e trajtuara. Në përfundim, ata u shprehën të kënaqur me mënyrën e paraqitjes dhe eksperiencën praktike që fituan, duke e konsideruar këtë mundësi si një hap të rëndësishëm për lidhjen e njohurive teorike me praktikën profesionale, një mundësi që do t’i ndihmojë ata në zhvillimin e karrierës së tyre në fushën e kontabilitetit dhe financave./UBTNews/
Çfarë të hani kur ndiheni në humor të keq?
Hovenier mban takim lamtumirës me komandantin e KFOR-it
Qeveria nis procedurat për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt
Krimet serbe ndaj shqiptarëve, Kurti: Kosova do të bëhet me muze të gjenocidit
Nissan e Honda në bisedime për t’u bashkuar
Haxhi Shala pranon fajësinë para gjykatës në Hagë
18 dhjetori – Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
Publikohet fletarrestimi ndërkombëtar për Grubin
Nesër shpallen më të mirët e vitit në basketboll
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Kulturë3 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman
-
Bota1 month ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve