Lajmet

Studimi: Të pasurit u bënë edhe më të pasur gjatë pandemisë

Në të njëjtën kohë, 100 milionë njerëz janë zhytur në varfëri ekstreme.

Published

on

Dhjetë për qind e njerëzve më të pasur në botë kanë rritur pasurinë e tyre në pandeminë e koronavirusit dhe tani zotërojnë më shumë se gjysmën e pasurisë së botës, sipas një studimi nga Laboratori i Parisit për Pabarazinë në Botë.

Miliarderët e kanë rritur më së shumti pasurinë e tyre në vitin 2020 që kur organizata filloi të publikonte raporte, ka gjetur një grup ekonomistësh të mbledhur nga ekonomisti i njohur francez Thomas Piketty.

Në të njëjtën kohë, 100 milionë njerëz janë zhytur në varfëri ekstreme, sipas sondazhit vjetor të Laboratorit mbi pabarazinë globale.

Lejet me pagesë dhe përfitimet në vendet më të pasura në pandemi luajtën një rol kyç, duke parandaluar që edhe më shumë njerëz të zhyten në varfëri.

Vendet më të varfra nuk kishin burime për të rritur të ardhurat dhe për të ruajtur vendet e punës, thotë Laboratori për Pabarazinë në Botë.

Dhjetë përqindëshi më i pasur tani gjeneron 52 për qind të të ardhurave globale, dhe gjysma e varfër e popullsisë vetëm tetë për qind, sipas përfundimeve të BBC-së.

Një për qind e më të pasurve në botë zotërojnë më shumë se një të tretën e pasurisë totale shtesë të akumuluar që nga viti 1995, ndërsa gjysma më e varfër e popullsisë globale ka marrë vetëm dy për qind.

“Pas më shumë se 18 muajsh të një pandemie, bota është edhe më e polarizuar,” përfundoi Lucas Chancel, bashkëdrejtor i Laboratorit për Pabarazinë në Botë.

“Ndërsa pasuria e miliarderëve është rritur me më shumë se 3600 miliardë euro, qindra milionë të tjerë u janë bashkuar ekstremisht të varfërve”, tha Chancel, duke vënë në dukje se varfëria ekstreme ka ardhur në rënie gjatë 25 vjetëve të fundit.

Raporti tregoi se një i rritur mesatarisht fitoi 16.700 euro këtë vit dhe zotëron asete me vlerë mesatare prej 72.900 euro. Një individ nga radhët e 10 përqindëshit të më të pasurve fitoi 87.200 euro, dhe një nga gjysma e varfër e popullsisë vetëm 2.800 euro.

Më të varfrit nuk kanë pothuajse asnjë pronë, konkludojnë në Laboratorin për Pabarazinë në Botë.

Sondazhi zbuloi se 52 individët më të pasur në botë e kanë rritur pasurinë e tyre me 9.2 për qind në vit gjatë 25 vjetëve të fundit.

!! / Një fytyrë e re në listën e më të pasurve në botë: Është miliarderja më e re

Pjesa e grave në të ardhurat totale globale nga puna ishte më pak se 35 për qind dhe u rrit me pesë pikë përqindje në krahasim me vitin 1990, por flet në favor të pabarazisë kokëfortë me burrat.

Vendet janë bërë shumë më të pasura në 40 vitet e fundit dhe qeveritë e tyre shumë më të varfra, zbuloi Laboratori. Kështu, në vendet e pasura, pjesa e pasurisë në pronësi të sektorit publik është afër zeros ose negative, që do të thotë se pasuria është tërësisht në duart e privatëve, shpjegojnë ata.

Kriza e COVID-19 e ka përkeqësuar më tej këtë prirje pasi qeveritë e sektorit privat kanë marrë hua ekuivalentin e 10 deri në 20 për qind të PBB-së.

Dokumentet Pandora: Zbulohet pasuria e liderëve botërorë

Niveli i ulët i pasurisë së qeverive do të ketë implikime të rëndësishme për kapacitetin e tyre për të trajtuar pabarazinë në të ardhmen, por edhe sfidat kryesore të shekullit të 21-të, siç janë ndryshimet klimatike, paralajmërojnë ata.

Evropa është rajoni me nivelin më të ulët të pabarazisë në botë, zbuluan ata në Laborator, duke llogaritur se 10 për qind e më të pasurve kanë 36 për qind të të ardhurave totale. Niveli më i lartë i pabarazisë u regjistrua në Afrikën e Veriut, ku 10 për qind e më të pasurve kishin 58 për qind të të ardhurave totale.

Për të zbutur pabarazinë, ekonomistët po bëjnë thirrje për një “taksë modeste progresive mbi pasurinë e multimilionerëve globalë” për rishpërndarje dhe po propozojnë masa më të ashpra për të luftuar evazionin fiskal.

“Duke pasur parasysh përqendrimin e lartë të pasurisë, taksat modeste progresive mund të gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme për qeveritë”, theksojnë ata.

Vendi

Shtyhet seanca ku pritej të shqyrtohej Ligji për Specialen

Published

on

By

Vazhdimi i seancës së Kuvendit me tri pika të rendit të ditës, ndër të cilat ishte edhe shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara, është shtyrë për një kohë të pacaktuar.

Nënkryetari i Kuvendit, Aridan Gola, deklaroi se shtyrja e seancës erdhi pas “diskutimeve të ngjeshura” mes shefave të grupeve parlamentare dhe përfaqësuesve politikë të këtyre grupeve.

Para orës 10:00, ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, zhvilloi një takim me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa të dy u panë duke diskutuar edhe para nisjes së planifikuar të seancës. Pas takimit, Çitaku tha se nuk ka dallime për përmbajtjen e Ligjit, por vetëm për çështje procedurale.

Në rendin e ditës të kësaj seance, krahas rishqyrtimit të Ligjit që synon t’ia kufizojë mandatin Speciales, ishin paraparë edhe votimi i propozimrezolutës nga interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, lidhur me rastin e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesën e barnave onkologjike, si dhe votimi i propozimrezolutës nga mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Vonohet seanca për Ligjin e Speciales

Published

on

By

Seanca e Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur në gjysmë të premten dhe ishte thirrur të vazhdonte në orën 10:00, nuk ka nisur ende edhe pse ka kaluar më shumë se një orë.

Në rendin e ditës të kësaj seance është përfshirë edhe shqyrtimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ndërkohë, është raportuar se ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, Çitaku ka deklaruar se nuk ka dallime për përmbajtjen e ligjit, por vetëm sa i përket procedurave.

Për sot është paraparë të mbahet edhe një seancë e re plenare me 12 pika të rendit të ditës, fillimi i së cilës ishte planifikuar në orën 11:00. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

UBT pjesë e punëtorisë ndërkombëtare në Rodos në kuadër të projektit CORE ED Academy

Published

on

By

UBT është përfaqësuar në punëtorinë dyditore të mbajtur në Rodos të Greqisë, në kuadër të projektit “CORE ED Academy”, me temë “Adaptimi i profileve profesionale për drejtësinë për të miturit – Punëtori Kombëtare për diskutimin dhe validimin e profileve profesionale të përditësuara sipas qasjes ‘Pedagogy-First’”.

Aktiviteti është zhvilluar në hapësirat e University of the Aegean, ku partnerët e projektit janë mbledhur për të bashkëpunuar dhe diskutuar rreth zhvillimit dhe avancimit të fushës së drejtësisë për të mitur.

Gjatë punëtorisë, fokusi kryesor ishte te rishikimi dhe validimi i profileve profesionale të përditësuara, duke vendosur qasjen pedagogjike në plan të parë për përgatitjen dhe trajnimin e profesionistëve që punojnë me të miturit.

Nga stafi i UBT-së, në këtë punëtori e pranishme ishte Dekania e Fakultetit të Psikologjisë, Prof. Dr. Denis Çelçima dhe Prof. Dr Bleta Brovina.

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj shtetases së Maqedonisë së Veriut për mashtrim me prona, dëmi arrin në 320 mijë euro

Published

on

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin për mashtrim dhe legalizim të përmbajtjes së rreme, përmes përdorimit të autorizimeve të falsifikuara për shitjen e pronave në Kosovë.

Sipas Prokurorisë, e pandehura dyshohet se kishte përdorur një autorizim të falsifikuar, kinse të lëshuar nga xhaxhai i saj, për të shitur pronat e tij në Kosovë.

Në bazë të aktakuzës, më 13 nëntor 2024, ajo dyshohet se kishte paraqitur dokumentacionin e falsifikuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj, me qëllim që të ndikonte në vendimmarrjen për njohjen e së drejtës së pronësisë mbi disa parcela në zonën kadastrale Petroviç, në Komunën e Shtimes. Prokuroria pretendon se përmes këtyre dokumenteve, gjykata kishte njohur të drejtën e pronësisë për një person tjetër.

Po ashtu, e pandehura akuzohet se gjatë vitit 2016 kishte mashtruar një blerës, duke ia fshehur faktin se nuk kishte autorizim të vlefshëm për shitjen e pronës. Pagesat bankare ishin bërë në emër të saj, ndërsa dëmi i shkaktuar, sipas Prokurorisë, arrin në 200 mijë euro.

Një rast tjetër i ngjashëm dyshohet se kishte ndodhur në vitin 2018, kur e pandehura kishte lidhur një parakontratë për shitblerjen e një prone në vlerë prej 170 mijë eurosh. Sipas aktakuzës, përmes përdorimit të autorizimit të falsifikuar, ajo kishte arritur që blerësit t’i njihej e drejta e pronësisë, duke i shkaktuar dëm pasuror prej 120 mijë eurosh.

Prokuroria e ngarkon të pandehurën me veprat penale “Mashtrimi” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurën ta shpallë fajtore dhe ta dënojë sipas ligjit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara