

Lifestyle
Studimi: Miqësitë që zgjasin më shumë se 7 vjet, zgjasin përjetë!
Published
6 months agoon
By
UBT NewsMiqësitë që zgjasin mbi shtatë vjet shpesh ndërtohen mbi besim, përvoja të përbashkëta dhe mbështetje të palëkundur.
Këto lidhje forcohen me kalimin e kohës, duke i mbijetuar uljeve dhe ngritjeve të jetës pa pasur nevojë për ndërveprim të vazhdueshëm.
Studimet tregojnë se miqësitë afatgjata përmirësojnë mirëqenien emocionale, duke ofruar siguri dhe shoqëri në çdo fazë të jetës.
Qoftë përmes kontakteve të herëpashershme apo traditave të përjetshme, këto lidhje janë çelësi i lumturisë së qëndrueshme.
Lifestyle
Si t’i mbani rrobat e verës të veshura edhe në vjeshtë?
Published
1 day agoon
September 9, 2025By
UBT News
Për të krijuar një gardërobë që mund të vishet nga sezoni në sezon, duhet të dimë se si të kombinojmë veshjet verore për t’i bërë ato të përshtatshme për vjeshtën.
Ja disa këshilla stilimi që do t’ju ndihmojnë të kaloni me stil nga vera në vjeshtë:
Vishni fustanin ose fundin veror mbi geta ose pantallona
Një mënyrë e shkëlqyer për të zgjatur përdorimin e fustaneve të verës është t’i vishni ato mbi pantallona ose geta. Edhe pse fustanet verore shpesh nuk duken mirë me geta, kombinimi i tyre me geta ju mban ngrohtë dhe dukeni gjithashtu në modë.
Vishni çorape me mokasina
Çdo veshje merr automatikisht ndjesi të “kthimit në shkollë” kur e kombinoni me një palë këpucë mokasin e çorape të bardha. Ky është një stil i thjeshtë, por elegant, i cili është i përshtatshëm për çdo kohë të vitit.
Transformoni fustanet tuaja të verës me çizme
Një tjetër mënyrë për të përdorur fustanet verore gjatë vjeshtës është të kombinohen me çizme. Edhe fustanet më të lehta ose ato me lule mund të transformohen dhe të bëhen të përshtatshme për motin më të ftohtë, duke i shtuar një dimension tjetër stilit tuaj.
Vishni fustanet si funde
Në vend që t’i vishni si fustane, provoni të përdorni fustanet verore si funde, duke i kombinuar me një triko të pasur dhe të ngrohtë. Trikot të tipit mohair janë ideale për t’i dhënë veshjes suaj një teksturë dhe ndjesi luksoze.
Ripërcaktoni xhinset e bardha
Xhinset e bardha lidhen me muajt e ngrohtë, por mund të vishen edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit. Zëvendësoni bluzën e lehtë me një bluzë me mëngë të gjata ose një këmishë më të errët dhe kombinoni ato me atlete ose çizme për një look perfekt për motin e ftohtë.
Me këto këshilla, mund të shfrytëzoni gardërobën e krijoni veshje që funksionojnë gjatë vitit, pa pasur nevojë të blini rroba të reja çdo sezon.
Lifestyle
Si të ndaloni së krahasuari veten me të tjerët?
Published
4 days agoon
September 6, 2025By
UBT News
A e krahasoni pamjen tuaj me njerëzit që ndiqni në Instagram? Ose mbase e krahasoni pagën tuaj me atë që fiton shoku juaj. Teoria e krahasimit social shpjegon se bërja e krahasimeve është e natyrshme.
Por, nuk ka të ngjarë të ndihmojë në rritjen e vetëbesimit tuaj. Mund të ketë edhe efektin e kundërt.
Një studim i vitit 2018 i botuar në Personality and Individual Differences gjeti një lidhje midis zilisë dhe mënyrës si ndihemi për veten.
Në mënyrë të veçantë, studiuesit vunë re se kur njerëzit e krahasojnë veten me të tjerët, përjetojnë zili, sa më shumë zili të kenë, aq më keq ndihen për veten e tyre. Si e ndërtoni vetëbesimin kur vini re se po bëni krahasime?
Së pari, kujtojini vetes se ta bësh këtë nuk është e dobishme. Të gjithë po vrapojnë në garën e tyre dhe jeta nuk është një garë.
Nëse ndiheni ziliqarë për jetën e dikujt tjetër, është e dobishme të mbani mend pikat e forta dhe sukseset tuaja.
Mbani një ditar mirënjohjeje për të kujtuar më mirë fushat në jetë ku jeni të bekuar, kjo ju ndihmon të përqendroheni në jetën tuaj kundrejt përqendrimit në jetën e të tjerëve.
Lifestyle
Si të përdorni rigonin për shëndetin e flokëve dhe thonjëve?
Published
5 days agoon
September 5, 2025By
UBT News
Rigoni është një erëzë e përdorur në kuzhinë dhe shumë e njohur në vendin tonë. Vendlindja e rigonit është Evropa, por ajo është përhapur ndjeshëm në shumë zona të botës.
Por, në artikullin e sotëm nuk do të flasim për rigonin si një përbërës që ju jep më shumë shije ushqimeve apo shëndet trupit.
Rigoni mund të përdoret fare mirë edhe për bukurinë e jashtme për flokë apo thonjë më të fortë.
Se si ta përdorni për të kuruar flokët ky artikull u’a tregon në vijim.
Për thonjtë e infektuar
Për të larguar infeksionet fungale nga thonjtë mjafton të përzieni gjysmë gote me kripë të trashë me një filxhan kafe sodë buke në një legen me ujë të vakët dhe zhysni këmbët apo duart në të. Lërini të qetësohen për 20-30 minuta e më pas thajini ato me një peshqir.
Merrni vaj rigoni në duar e lyeni gjithë zonën ku keni infeksionin. Ky ilaç i pazakontë mund të shkrijë yndyrën e barkut.
Në mënyrë që thonjë tuaj të shërohen, mundohuni të mos kenë lagështi e t’i lyeni me vaj 3 herë në ditë.
Kundër zbokthit dhe skalpit të thatë
Hidhni në duar 2-3 pika vaj rigoni, fërkoni mirë e masazhoni me kokën me lëvizje rrethore. Mund të shtobi edhe disa pika vaj bajamesh, kokosi apo ulliri. Lëreni këtë masë të veprojë në kokë për 45 minuta e më pas shplani flokët me shampo.
Gjithashtu mund të hidhni 2-3 pika vaj rigoni në shampon tuaj dhe ta masazhoni kokën disa minuta teksa lani flokët.
Për flokë të butë
Mjafton të përzieni në një gotë me ujë 1-2 lugë gjelle rigon të thatë e 1 lugë gjelle ekstrakt vanilje. Këtë masë ngroheni për 45 sekonda ose për 30 sekonda në mikrovalë e lëreni të ftohet. Hidheni masën në një shisha me spruco dhe spërkasni flokët pasi të dilni nga dushi.
Këtë trajtim duhet ta ruani të mbyllur në frigorifer për jo më shumë se 1 javë.
Përgatiti: A.Z. /UBT News/
Lifestyle
Vjeshta po vjen! 4 hapa për një mendje të gjallëruar
Published
5 days agoon
September 5, 2025By
UBT News
Vjeshta është stinë që të shumtë persona nuk e duan sepse ka shi. Në ditët e para të kësaj stine, njerëzit pastrojnë shtëpinë, dollapet dhe gjithçka tjetër materiale.
Pastrimi në thelb është diçka që nuk duhet orientuar vetëm tek sendet materiale që na rrethojnë.
Ne mund të pastrojmë edhe trurin. Po, trurin!
4 hapat për një mendje të gjallëruar
Bëni një gjumë të mirë – Gjumi është i një rëndësie thelbësore për shëndetin e trurit. Ai përmirëson kujtesën dhe vëmendjen.
Studimet thonë se mungesa e tij mund të shkaktojë dëmtime në tru duke shkatërruar qeliza dhe neurone të rëndësishme.
Kryeni aktivitet fizik – Të pasurit një formë të shëndetshme trupore në rini ka ndikim në aftësitë e të nxënit në moshën e mesme thotë një studim i Harvardit. Njerëzit mbipeshë pësojnë një humbje masive të volumit të trurit në moshën e tretë dhe të mëvonshme.
Aktiviteti fizik është i rëndësishëm sepse të bën më të zgjuar, thonë ekspertët.
Ushqehuni mirë – Një regjim i shëndetshëm ushqimor është i lidhur fort me shëndetin mendor. Problemet me kujtesën ndodhin rëndom si pasojë e mungesës së vitaminave të kompleksit B. Vitamina B12 është ndër më të rëndësishmet për shumë prej funksioneve nervore.
Truri ka nevojë edhe për acidet yndyrore.
Peshku, arrorët dhe farat janë ndër burimet më të rëndësishme të këtyre acideve.
Kujdesuni për stresin – Stresi është shkatërrimtar për trurin por edhe për imunitetin dhe cilësinë e gjumit e cila është kaq e nevojshme.
Ai është i paevitueshëm por i menaxhueshëm. Identifikoni burimin e stresit e përpiquni të gjeni mënyrat më të lehta për ta luftuar atë siç është meditimi por edhe frymëmarrja e thellë. Muzika është mënyrë e shkëlqyer për të hequr stresin dhe nxitur qetësinë mendore.

Britney Spears reagon ndaj kritikave për Justin Bieber: Turp për gjykimin!

Franca përfshihet nga kaosi dhe trazirat, shpërthejnë protestat anti-Macron

E keni ditur që karbohidratet nxitin shkrirjen e dhjamit?

Polonia kërkon aktivizimin e Nenin 4 të Traktatit të NATO-s

Costa: BE-ja qëndron në solidaritet të plotë më Poloninë

Gjykata Kushtetuese: E papranueshme ankesa e Ramës për rregulloren e mbeturinave

DiCaprio shkëlqen në premierën e filmit të ri, i mbështetur nga e dashura

KQZ fton qytetarët të kontrollojnë adresën e qendrës së votimit

Prezantohet edhe Apple Watch SE 3
Të kërkuara
-
Aktualitet2 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26